• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Prologu më i keq i imagjinueshëm

by
30/07/2015 13:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Këshilli bashkiak i Tiranës ktheu sot në mandate reale rreth 600 mijë votat e hedhura në kutitë e votimit në 21 qershor, për pushtetin vendor të bashkisë së re të kryeqytetit. Zyrtarizimi i mandatit të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe fjala e tij, përbënin edhe pritshmërinë më të madhe të interesit të medias dhe opinionit publik. Prej ditësh ishte diskutuar në shtyp rreth protokollit të hyrjes së Veliajt në bashki, por u bë shpejt e qartë se Lulzim Basha kishte marrë vendimin që të mos e dorëzonte ai vetë zyrën që mbajti për katër vite. Një vendim i palavdishëm që mbylli një qeverisje të palavdishmetë Tiranës.

Por opozita duket se vendosi të startojë, qysh në hapin e parë të Erion Veliajt në bashki, luftën personale ndaj tij. Në stilin e njëohur të seancave parlamentare të të enjtes, këshilltarët opozitarë braktisën sallën në momentin kur Veliaj bëri betimin dhe mbajti fjalimin e parë të investiturës. Preteksti që ata gjetën nuk është as ligjor dhe as dinjitoz. Prania në sallë e ministrit Bledi Çuçi, të cilit i lejohet zyrtarisht mundësia e përshëndetjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës, ishte alibia që e djathta gjeti, për të mos marrë pjesë në momentin e shpalljes së Veliajt kryetar bashkie.

Që mes kryetarit të ri dhe opozitës në Këshill do të ketë përplasje dhe debate, kjo është nga gjërat më të lehta të kësaj bote për t’u parashikuar. Por ai forum nuk e meritonte sot që ta niste rrugën e tij me njërin krah të sallës bosh. Tiranasit kanë votuar të lirë dhe të qetë në 21 qershor për njeriun që do t’i drejtojë në katër vjetët e ardhshme. Klima e qetë gjatë fushatës, mesazhet mes kandidatëve dhe mënyra sesi procesi u përmbyll, sugjerojnë gjithçka, përveç sjelljes së sotme të opozitës. Mund të mos e duash, apo mund edhe ta urresh Erion Veliajn, por duhet të respektosh votat që ke marrë dhe institucionin ku ndodhesh. Bojkoti, kjo flamë njëzetvjeçare, duhet të nisë më në fund të tërhiqet nga praktika e klasës politike dhe e të zgjedhurve të këtij vendi.

Next Post

Pse nuk duhet t'i hidhini lëvozhgat e vezëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com