• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Prokuroria: Vdekja e 3 vjeçarit Brian Spahiu nuk u hetua siç duhet, do riekspertohet nga mjekë të huaj

by Java News
13/01/2024 17:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Tiranës ka caktuar ekspertë të huaj për të bërë edhe njëherë ekspertimin mjeko-ligjor, i cili do të përcaktojë shkakun e vdekjes së 3-vjeçarit, Brian Spahiu. Vendimi është marrë pasi nga Prokuroria pretendohet se ekspertiza e parë që është bërë është e paplotë dhe konkluzioni i vdekjes është i pasaktë. Kështu që duke marrë parasysh që specialistët në vendin tonë janë në konflikt interesi me personat nën hetim, ekspertiza do të bëhet nga mjekë të huaj. Megjithatë nuk dihet nëse do të merret ndonjë masë për mjekët që kryen ekspertizën e parë për vdekjen e të miturit, pasi mesa duket nuk e kanë kryer detyrën e tyre ashtu siç duhet.

“Nga ana e prokurores së çështjes është vendosur kryerja e riekspertimit mjekoligjor dhe ekspertimit mjekoligjor shtesë, duke caktuar një grup ekspertësh të huaj, për shkaqet e mëposhtme:

1-Akti i ekspertimit mjekoligjor i kryer nga ekspertet e IML-së eshte i paplotë, i paarsyetuar dhe ka mangësi të theksuara në konkluzionet e arritura lidhur me shkakun e vdekjes së të miturit B.S;

2- Nga hetimet dhe pyetja e eksperteve që e kanë marrë përsipër dhe e kanë kryer këtë akt ka rezultuar se ata nuk janë të specializuar dhe nuk kanë njohuri të posacme në fushat objekt të ekspertimit, dhe në arritjen e konkluzionit që kanë paraqitur në aktin e ekspertimit nuk kanë kryer konsultat me mjekë të tjerë specializuar në këto fusha.

3- Kryerja e riekspertimit mjekoligjor që përcakton shkakun e vdekjes është kusht i domosdoshëm edhe për kryerjen e ekspertimit mjekoligjor shtesë, për të përcaktuar nëse ka shkelje të rregullave të protokollit dhe deontologjisë mjekësore nga të gjithë mjekët dhe stafi mjekësor (stomatolog, anestezist etj.) që kanë kryer ndërhyrjet përkatëse, mjekuar dhe trajtuar të miturin B.S .

4- Për vërtetimin e rrethanave të kryerjes së veprës penale dhe individualizimin e përgjegjësive penale konkrete dhe nisur nga fakti që në rastin konkret kërkimet dhe vlerësimet janë shumë komplekse dhe kërkojnë njohuri të ndryshme në disa degë të mjekësisë lind e domosdoshme caktimi i disa ekspertëve për kryerjen e riekspertimit mjekoligjor dhe ekspertimit shtesë.

5- Instituti i Mjekësisë Ligjore nuk ka ekspertë të specializuar në të gjitha fushat objekt të ekspertimit të sipërpërmendur.

6- Mjeket e tjerë që janë të specializuar në këto fusha në Shqipëri , janë në një numër të kufizuar dhe ushtrojnë funksionin e mjekut në institucione mjekësore, ku kanë punuar me mjekët e përfshire ne hetim dhe kanë njohje me ta , duke ndikuar në këtë mënyrë në paanësinë dhe objektivitetin e kryerjes se ekspertimit prej tyre. Aktualisht , jemi në pritje te kryerjes se procedurave ligjore për dërgimin e vendimit me letërporosi autoriteteve juridike të huaja,”-thuhet në përgjigjen që Prokuroria e Tiranës ka kthyer për News24.

Gjithçka ndodhi në datën 28 shtator. I vogli u dërgua në klinikë dhe iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale për gjashtë orë. Sipas dëshmive, mjeku anestezist Roland Xhaxho u kishte garantuar familjarëve se procedura ishte një sukses dhe fëmija iu është dorëzuar familjarëve për ta marrë në shtëpi rreth orës 19:00, sipas tyre po në gjendje të pavetëdijshme.

Menjëherë pas dërgimit në banesë, djalit i është rritur edhe temperatura, gjë që ka alarmuar prindërit të cilët e kanë dërguar më pas në Pediatrinë e QSUT-së, ku Brian është intubuar për shkak se sipas mjekëve, mëlçia e tij kishte dalë jashtë funksionit. Ai ka qëndruar në terapi, e cila nuk ka dhënë rezultat dhe më 1 tetor, i vogli ka humbur jetën. Prindërit e fëmijës kanë kallëzuar në Polici, por deri më tani, askush s’është vënë në pranga./m.j

Next Post
I ftohti polar ‘mbërthen’ Shqipërinë: Ja sa do të zgjasin temperaturat e ulta

I ftohti polar 'mbërthen' Shqipërinë: Ja sa do të zgjasin temperaturat e ulta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In