• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Prokuroria siguron një provë të fortë për luftën e Çapjave me policinë

by Aalison Pearse Stevens
19/06/2016 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria për Krime të Rënda ka siguruar një provë të fortë për sulmin me armë ndaj punonjësve të Policisë, ndodhur më 8 qershor 2016 në Elbasan.

Organi i akuzës deklaroi në një njoftim zyrtar disa ditë më parë se sulmi me armë ndaj policisë ishte filmuar, por disa materiale të reja të fiksuara nga kamerat duket se kanë nxjerrë në dritë elemente të reja të ngjarjes. Bëhet fjalë për fotografi të nxjerra nga regjistrimet e kamerave ku është bërë edhe identifikimi i protagonistëve të ngjarjes.

Në njërën nga këto foto, sipas Prokurorisë, shfaqet shtetasi Bledar Muça, i arrestuar për sulmin ndaj policisë, me një armë në dorë. Pamjet janë aq të qarta, saqë kanë kapur Muçën me pistoletën e zezë në dorën e djathtë, ndërsa duket se arma ka mbetur e hapur, pasi ka shkrehur gjithë karikatorin me fishekë.

Kamera ka fiksuar pistoletën e mbetur me shul të tërhequr pas, si pasojë e faktit se në karikator nuk ka pasur më plumba. Bledar Muça, i kapur në profil nga kamera në të djathtë të tij, sipas hetuesve ndodhet në trotuarin e rrugës ku ndodhi përballja me policinë.

Ndonëse përplasja me armë ndodhi më 8 qershor pasdite, krejt trotuari është i boshatisur, pasi kamera nuk ka kapur asnjë kalimtar. Mesa duket, të shtënat kanë terrorizuar banorët e zonës që kanë ikur nga vendi i ngjarjes. PËRPLASJA ME POLICINË Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi javën e kaluar masën e sigurisë “arrest me burg” për tre personat, Ardjan Çapja, Florenc Çapja dhe Bledar Muça, të dyshuar për “vrasje të punonjësit të policisë” në tentativë.

Organi i akuzës kërkoi ndërkohë edhe masën “arrest me burg” me afat 40 ditë për 5 të tjerë, Jetmir Shehu, Fiqiret Meçe, Kastriot Peqini, Ambri Sinakolli dhe Serxhio Hakilja, të dyshuar për “armëmbajtje pa leje” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Ata u akuzuan lidhur me konfliktin e armatosur pranë hotel “Univers” në Elbasan, ndërmjet disa persona dhe dy punonjësve të Policisë, me detyrë vëzhgimi.

Ngjarja ka ndodhur më datë 08.06.2016, rreth orës 18:50, kur mjeti tip “YYYYY”, në të cilin udhëtonin shtetasit X1 dhe X2, punonjës të forcave operacionale (FO), kanë qenë në lëvizje në rrugën “Emin Matraxhiu”.

Ata kishin detyrë mbajtjen nën vëzhgim të pjesëtarëve të familjes Çapja, për shkak të një ngjarjeje të ndodhur dy ditë më parë në Elbasan. Rreth 800 metra nga hotel “Univers”, në drejtimin perëndimor të rrugës, mjeti ku gjendeshin oficerët e Policisë ka qenë në lëvizje, drejtuesi i tij X1 ka vënë re se mjeti tip “Benz”, me targë AA 007 MZ, i cili ishte dhe mjeti që ata duhej ta mbanin në vëzhgim, i ka shoqëruar nga pas për një kohë të shkurtër dhe më pas ua ka bërë me shenjë me drita që duhej të ndalonin.

Efektivi X1 ka hapur paksa krahun, për të kuptuar se çfarë kërkonte nga ata drejtuesi i mjetit tjetër. Ndërsa mjeti ka qenë thuajse akoma i pandaluar mirë, nga dera e pasme e mjetit tip “Benz” ka dalë një person i veshur me pantallona xhins dhe bluzë me mëngë të shkurtra ngjyrë jeshile, i cili ka marrë në sedilje një pistolete dhe ka qëlluar drejtpërdrejt në xhamin e pasmë të mjetit “xxxxxxx”.

Këto qitje kanë thyer xhamin e pasmë dhe, pasi kanë përshkruar tejpërtej mjetin, kanë dalë nga xhami i përparmë. Edhe pse policët janë prezantuar si të tillë, të shtënat kanë vazhduar, deri sa në vendin e krimit kanë mbërritur Forcat e Ndë rhyrjes së Shpejtë.

Panorama/d.i.

Next Post

Tramezzani: Korrekt dhe i pakalueshëm, Hysaj si... Philipp Lahm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In