• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Tramezzani: Korrekt dhe i pakalueshëm, Hysaj si… Philipp Lahm

by Aalison Pearse Stevens
19/06/2016 10:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa në mediat zvicerane emri i tij përmendet si një kandidat i mundshëm për pankinën e Luganos, Paolo Tramezani duket shumë i fokusuar te kombëtarja shqiptare e futbollit ku luan një rol thelbësor përkrah trajnerit De Biasi. Zëvendëstrajneri i kuqezinjve, në një intervistë për “Radio Kiss Kiss Napoli”, ka folur për eksperiencën e deritanishme në Europian, duke u fokusuar sidomos te paraqitja e Elseid Hysajt, një prej lojtarëve që po shkëlqen më shumë.

“E dinim që ky djalosh kishte cilësi të rëndësishme, jo vetëm futbollistike, por edhe nga pikëpamja karakteriale dhe përulësia. Po përfiton gjithnjë e më shumë eksperiencë në nivel ndërkombëtar, është një djalosh inteligjent që i kupton limitet që ka. Ai është një djalë që ka mundësi të mëdha përmirësimi për t’u bërë një nga mbrojtësit e krahut më të mirë në qarkullim.

A i ngjan Philipp Lahmit? Sigurisht, është një krahasim që mund të qëndrojë. Ngjasojnë edhe nga pikëpamja karakteriale, janë dy lojtarë që nuk bëjnë asnjëherë ndërhyrje të rënda dhe janë gjithmonë korrekt”, tha Tramezani.

Ai mendon se Europiani është hapi i parë i kombëtares shqiptare të futbollit, e cila tashmë ka si objektiv të paraqitet sa më mirë edhe në kualifikueset e Botërorit edhe pse ka një grup shumë të vështirë.

“Për De Biasin ka pasur shumë interesim nga Federata Italiane e Futbollit. Ne vijmë nga një realitet ku kemi bërë shumë sakrifica, ky Europian ishte një hap i rëndësishëm. Por tani objektivi ynë është Botërori”, theksoi ai.

P.Sport/d.i.

Next Post

Nuk i binden urdhërit për ndalim, dy të arrestuar në Krujë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In