Me urdhër të Prokurorisë, kompania private që shoqëronte paratë e bankës së nivelit të dytë, të cilat u vodhën në grabitjen e Rinasit, do të dorëzojë dokumentat e saj.
Prokuroria ka urdhëruar gjithashtu edhe sekuestrimin e dokumenteve të bankës e cila po transportonte paratë.
Në hetime do të përfshihet edhe Ministria e Transporteve dhe veprimet e policisë për të parë masat e sigurisë në aeroport./java/a.k