• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prokuroria publikon shifrat se sa qytetarë janë përgjuar në vitin 2021

by A R
07/04/2022 17:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqiptarët kanë një ide sikur përgjohen. Në fakt një numër i kufizuar vërtet përgjohen me urdhëra të posaçëm.

Viti që lamë pas ka shënuar sërish një numër të lartë përgjimesh. Kryeprokurori Olsian Çela ka publikuar raportin vjetor, në të cilin thuhet se gjatë 2021 janë përgjuar me vendim Gjykate ose urdhër prokurori mbi 3400 qytetarë. Në këtë shifër që mesatarisht tregon se çdo ditë janë përgjuar 9 persona, nuk përfshihen interceptimet e kryera nga SPAK që tashmë ka një zyrë përgjimesh të vetën dhe përgjimet parandaluese të policisë që kryhen pa vendim Gjykate.

Qytetarët janë përgjuar gjatë vitit të kaluar në kuadër të hetimeve të kryera nga prokuroria, ndërsa në dokument thuhet se në kuadër të 655 procedimeve penale janë përdorur metodat e posaçme hetimore duke arritur në arrestimin e 640 personave të dyshuar për krime kundër rendit dhe sigurisë, kundër jetës dhe autoritetit të shtetit si dhe veprat kundër lirisë së personit, korrupsion, shpërdorim detyre, lëndë narkotike, pastrim parash dhe trafiqe të paligjshme.

Konkretisht raporti thekson se gjatë vitit 2021 janë ekzekutuar 1534 vendime për përgjime të autorizuara nga gjykata në hetimet paraprake dhe 741 autorizime dhe urdhra të prokurorit. Shifra totale është në të njëjtat nivele me vitin 2020 ndërkohë që për këto raste gjatë vitit 2021 është mundësuar interceptimi për 3662 pajisje fundore në përdorim të 3412 personave të dyshuar si të përfshirë në vepra penale.

/a.r

Next Post
“Sulmi ndaj Kim, sulm ndaj Biden”/ Reagimi i Escobar, paralajmëron thellim të ndëshkimeve: Pozicioni ynë për “non gratat”, i pandryshuar

"Sulmi ndaj Kim, sulm ndaj Biden"/ Reagimi i Escobar, paralajmëron thellim të ndëshkimeve: Pozicioni ynë për "non gratat", i pandryshuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com