• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Prokuroria nis verifikimin e tabulateve të vëllezërve Habilaj

by A R
31/10/2017 08:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa kanë administruar në dosje dëshminë e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, prokurorët e Krimeve të Rënda po verifikojnë të gjitha tabulatet telefonike të Saimir Tahirit dhe vllezërve Habilajve.

Koha kur prokuroria është përqëndruar për të kontrolluar tabulatet varion nga viti 2013 deri në vitin 2015. Sipas burimeve të prokurorisë kjo është periudha kur Tahiri ka pasur komunikime me vllezërit Habilaj.

Ndërkohë pas publikimit në media të miqësisë Habilaj-Tahiri dhe pretendimeve të Dritan Zaganit, se makina e ish-ministrit përdorej nga një grup kriminal në Vlorë, prokuroria thotë se komunikimet telefonike mes tyre janë ndërprerë. Prokuroria nuk e ka të qartë se se në çfarë forme është është kryer komunikimi mes Habiljave dhe Tahirit, por mes tyre nuk ka pasur më komunikime telefonike.

Burimet pranë prokurorisë thanë për Shqiptarja.com se janë duke verifikuar me imtësi të plotë, të gjitha këto komunikime, dhe se në kohët në vijim do kërkojnë të kryejnë dhe verifikime të tjera në disa drejtime.

Dy orë e 30 minuta dëshmi në prokurori
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dëshmuar për dy orë e 30 minuta në ambjentet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për dosjen “Habilaj”, një ditë pasi kërkoi nga organi i akuzës që të pyetej. Tahiri është pyetur këtë të premte nga dy prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Premçi. Ish-ministri ka qenë i shoqëruar nga avokatët e tij, Maks Haxhia dhe Artan Hajdari. Pas dëshmisë përpara Krimeve të Rënda, Tahiri ka folur për mediat duke deklaruar se është i gatshëm të hetohet deri në fund.

Ai kërkoi nga politika që t’i japë fund akuzave në adresë të tij, duke theksuar se tashmë ai e ka betejën me drejtësinë. “Jam i gatshëm t’i shkoj të vërtetës deri në fund dhe jam disponibël t’i përgjigjem për çdo kërkesë Prokurorisë”-u shpreh Tahiri. Ai kërkoi nga politika që të ndalë akuzat në adresë të tij, pasi çështja tashmë i takon drejtësisë. “Unë them se debati politik për këtë histori duhet të mbyllet, unë betejën time e kam përpara drejtësisë”-tha Tahiri.

“Nuk përgjigjem për kontrollin”
Dëshmia e Tahirit përpara drejtësisë vjen një ditë pas kontrollit të oficerëve të Policisë Gjyqësore në banesën e tij te Kodra e Diellit. I pyetur se çfarë kishte sekuestruar në banesën e tij, prokuroria, Tahiri nuk ka kthyer përgjigje. “Nuk mund të ndaj me ju dhe as me opinion publik se çfarë pune bën prokuroria dhe çfarë sekuestron prokuroria në shtëpinë time”-tha Tahiri.

Një ditë më parë ishte vetë ish-ministri që ka kërkuar nga prokuroria përmes një shkrese që të pyetet për akuzat që ka ngritur ndaj tij. Deputeti Saimir Tahiri akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike të drejtuar nga Habilajt, akuzë për të cilën Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin e tij, e cila u rrëzua.

Habilajt të afërt me ministrin Tahiri
Grupi i Moisi Habilajt ka qënë aktiv që në periudhën kur vendi drejtohej nga ish-kryeministri Sali Berisha. Habilajt që para vitit 2013, kanë trafikuar drogë në Itali, dhe se linjat dhe tregun e drogës nuk e kanë fituar gjatë kohës kur në pushtet kanë ardhur socialistët në shtator të 2013. Por gjatë kësaj kohe ky grup ka marrë revansh të madh, për shkak të mbështjes që policia e Vlorës dhe Fierit i bënte këtij grupi. Krerët e këtij grupi Habilajt, bien kushërinj të largët me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe në vitin 2013, Moisi Habilaj, ka blerë makinën tip “Audi” të Tahirit dhe nuk i ka ndryshuar pronësinë këtij automjeti.

Next Post
RAPORTI sekret/ SHISH: Nuk përgjojmë dot Viber, WhatsApp! Aleatët: Strukturë e lodhur!

Dy femrat fatale të Vishos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha shkruan nga zyra për protestën: Padrino drejt fundit që meriton! (VIDEO)

Berisha shkruan nga zyra për protestën: Padrino drejt fundit që meriton! (VIDEO)

October 24, 2026
Protestuesit mësyjnë në “Myslym Shyri”, i vënë flakën kazanëve të plehrave

Protestuesit mësyjnë në “Myslym Shyri”, i vënë flakën kazanëve të plehrave

October 24, 2026
Ujë, gurë, gaz lotsjellës dhe plumba gome/ Policia arrin të largojë protestuesit nga Bulevardi, vijon ndërhyrja në Parkun Rinia

Ujë, gurë, gaz lotsjellës dhe plumba gome/ Policia arrin të largojë protestuesit nga Bulevardi, vijon ndërhyrja në Parkun Rinia

October 24, 2026
Protestuesi kapet para autobotit, ndërhyn policia

Protestuesi kapet para autobotit, ndërhyn policia

October 24, 2026
Tensione në protestë! Grupe të vogla, gurë mbi policinë

Tensione në protestë! Grupe të vogla, gurë mbi policinë

October 24, 2026
Koçiu për protestën: Dialogu është rruga e atyre që kanë argumente, dhuna e atyre që s’kanë çfarë ofrojnë më

Koçiu për protestën: Dialogu është rruga e atyre që kanë argumente, dhuna e atyre që s’kanë çfarë ofrojnë më

October 24, 2026
Gramsh/ Përfshihet nga flakët një automjet në Mashan, ndërhyjnë zjarrfikëset

Gramsh/ Përfshihet nga flakët një automjet në Mashan, ndërhyjnë zjarrfikëset

October 24, 2026
Urdhri i Ramës/ Drejtorët e dorëhequr po vijojnë punën, Besmir Beja inspekton Degën Doganore të Durrësit!

Urdhri i Ramës/ Drejtorët e dorëhequr po vijojnë punën, Besmir Beja inspekton Degën Doganore të Durrësit!

October 24, 2026
Pasi shkatërruan me gurë dhe dogjën me zjarr te Ministria e Arsimit, protestuesit e maskuar dhe studentët marshojnë drejt Kryeministrisë! (FOTO)

Pasi shkatërruan me gurë dhe dogjën me zjarr te Ministria e Arsimit, protestuesit e maskuar dhe studentët marshojnë drejt Kryeministrisë! (FOTO)

October 24, 2026
“Ja edhe mëma e dhunës”- Rama: PD pasi shkatërroi me maskat e “studentëve”, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban bashkë me ANTIFA-n! (VIDEO)

“Ja edhe mëma e dhunës”- Rama: PD pasi shkatërroi me maskat e “studentëve”, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban bashkë me ANTIFA-n! (VIDEO)

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In