Prokuroria e Krimeve të Rënda nis hetimet mbi vrasjen e komandant Simon Gjetës, i cili u vra mbrëmjen e së të shtunës, në Shkodër.
Nga hetimet pritet të verifikohet nëse policia ka respektuar planin operacional për të ndërhyrë në vendin e ngjarjes dhe për të zbardhur momentin e vrasjes së Simon Gjetës.
Por gjithashtu, hetuesit do të hetojnë dhe vrasjen e Ruzhdi Aishtës. Për të zbardhur veprimet si dhe procedurat ligjore të ndjekura nga RENEA apo FNSH në këtë operacion, Besim Hajdarmata, nga prokuroria e Krimeve të Rënda si dhe dy oficerë kanë mbërritur prej orës 23:00 në Shkodër ku dhe vijojnë punën.