• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ja impakti negativ i Facebook në lidhjet e dashurisë

by
04/10/2015 13:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Epoka e shekullit 21 ka sjellë ndryshime dhe arritje të mëdha në fushën e teknologjisë. Pothuajse gjithçka ka shkuar në vritualitet, që nga blerjet e gjërave të nevojshme, leximi i librave online e deri te ndërtimi i lidhjeve romantike e raporteve shoqërore.

Ajo që më së shumti ka pasur impakt në jetën e njerëzve sa i përket këtij zhvillimi, është zbulimi i rrjetit social Facebook. Për shkak të mënyrës se si është i dizajnuar ai lejon që njerëzit të lidhen mes tyre pavarësisht vendit se ku jetojnë apo gjuhës që flasin.

Facebook sot është përgjegjës për shumë gjëra. Miqtë e familjarët mund t’i kesh me mijëra kilometra larg, por me Facebook, ata janë vetëm një “klikim” larg.

Mirëpo ajo që Facebook përveç benefiteve që ka, ka pasur ndikim edhe në lidhjet romantike të njerëzve.

Statusi i lidhjes

Sapo një çift të kalojë fazat eksperimentale dhe të vendosë që lidhjen ta bëjë publike edhe në Facebook fillojnë problemet. Kjo për shkak se njëri e dëshiron një gjë të tillë e tjetri jo. Nuk është e thënë të ndodhë shpesh ky mospajtim, por statusi që tregon gjendjen tuaj sa i përket lidhjes romantike shpesh bëhet problem në mes një çifti. Vlen të thuhet se femrat e marrin shumë seriozisht një gjë të tillë, më shumë se sa meshkujt.

Facebook është burim i xhelozisë

Të gjitha informatat që jepen në Facebook, mund të krijojnë një sens xhelozie, dyshimi dhe pasiguri të çiftet. Shumë ndërveprime në Facebook janë të paqarta dhe xhelozia lind kur numri i madh i miqve të tij apo të asaj ngjallin dyshim tek ju. Kjo për shkak se jo gjithmonë e dini raportin e partnerit tuaj me ata njerëz.

Koha e tepërt e kaluar në Facebook e dëmton lidhjen

Jo vetëm që përdorimi i tij shkakton xhelozi, por mund të jetë shumë i dëmshëm edhe për lidhjen. Studimet tregojnë se përdorimi nivelit të lartë të Facebook-ut është i lidhur me elemente negative në një lidhje si tradhtia dhe ndarjet. Kjo ndodh për shkak se ky rrjet social shpesh përdoret për të kontaktuar me ish-partnerin dhe ngjall dëshirën për ta kontrolluar gjithmonë personin që jeni në lidhje.

Ky artikull është publikuar një portalin Psychilogy Today dhe është i bazuar në studime të kryera nga institute shkencore që merren me sjelljet e individëve.

Next Post

Kush ishte nënkomisari Simon Gjeta që u vra mbrëmë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com