• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Prokuroria ngre akuzën për vdekjen e 35-vjeçares shtatzënë, ndalohen dy mjekë

by Aalison Pearse Stevens
18/09/2016 09:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë pas ndalimit të dy mjekëve të maternitetit “Koço Gliozheni” të akuzuar për ‘mjekim të pakujdesshëm’ pas vdekjes së 35-vjeçares Aida Çajka, Prokuroria e Tiranës zbardh akuzën ndaj tyre dhe gjithë lëvizjet e gruas shtatzënë. Organi i akuzës deklaron se mjekët Helidon Klosi dhe Dritan Deçka pavarësisht gjendjes së rëndë, e kanë dërguar pacienten për një kontroll në QSUT për konsultë kardiologu.

Dritan Deçka
Dritan Deçka

Prokuroria e Tiranës ka nxjerrë urdhër ndalimi për dy mjekë të spitalit “Koço Gliozheni”, pasi, në bazë të materialit hetimor të deritanishëm, ata dyshohet se kanë kryer veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”. Urdhri është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme.

Në bazë të veprimeve të deritanishme, të kryera nga Prokuroria e Tiranës, rezulton se:

Në datën 16.09.2016 rreth orës 05.00 në Spitalin-Universitar Obstetrik- Gjinekologjik “Koço Gliozheni” është konstatuar vdekja e pacientes A. C. dhe e fëmijës se saj, seksi femër.

E ndjera A. Ç., e cila ishte në muajin e 9 të shtatëzanisë, është paraqitur në datë 15.09.2016 rreth orës 22:30 në Spitalin-Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni” në gjendje të rëndë shëndetësore e shoqëruar nga të afërm të saj. Në vijim, e ndjera është vizituar nga mjekët obstetër gjinekolog, personat nën hetim H. K., N. C. e D. D., të cilët, pasi janë konsultuar ndërmjet tyre, pavarësisht gjendjes së rëndë të pacientes, e kanë dërguar pacienten për një kontroll në QSUT për konsultë kardiologu.

Pas vizitës së bërë nga kardiologu, e ndjera është dërguar në SU “Shefqet Ndroqi”, për vlerësim nga pneumologu, ku pas vizitës është dërguar përsëri në Spitalin-Universitar Obstetrik-Gjinekologjik,“Koco Gliozheni” në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Pas mbërritjes në Spitalin-Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Koco Gliozheni” rreth orës 04.00 ne gjendje shume të rëndë shëndetësore, e ndjera i është nënshtruar ekzaminimeve nga ku ka rezultuar se fetusi (fëmija) ishte i vdekur. Nga mjekët është iniciuar një ndërhyrje kirurgjikale, por shtetasja A. C. ka ndërruar jetë gjate kësaj ndërhyrjeje.

Rreth orës 20.00, date 17.09.2016, Prokuroria e Tiranës nxjerr urdhër ndalimi, për shtetasit: H. K., datëlindja 1969, D. D., datëlindja 1971.

BW/d.i.

Next Post
Zgjedhjet në Dibër, reagon Basha: Rama mbron drejtorin që kërcënon me heqje nga puna mësuesit

PD, kundërshtarët e Bashës bëjnë prapakthehu në rresht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me kthjellime e alternime vranësirash, ulen temperaturat

Dita e sotme me kthjellime e alternime vranësirash, ulen temperaturat

February 19, 2026
Sot seancë parlamentare, çfarë pritet të ndodhë

Sot seancë parlamentare, çfarë pritet të ndodhë

February 19, 2026
Mblidhet Bordi i Paqes në Uashington, Trump dhe udhëheqësit botërorë diskutojnë sot për Gazën

Mblidhet Bordi i Paqes në Uashington, Trump dhe udhëheqësit botërorë diskutojnë sot për Gazën

February 19, 2026
Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

February 18, 2026
4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

February 18, 2026
Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

February 18, 2026
“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

February 18, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

February 18, 2026
Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

February 18, 2026
“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit  para trupës gjykuese në Hagë

“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In