• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Prokuroria ka frikë nga ‘arratisja’/ Avokati i shqiptares që akuzohet për vrasjen e çiftit Pasho: Elona është e surprizuar dhe e shokuar

by Java News
23/12/2020 09:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Elona Kaleshi është e dyshuara kryesore për vrasjen e prindërve të ish të dashurit të saj, Taulant Pashos. Dëshmia e fqinjëve ka bërë që 36-vjeçarja shqiptare të përfundonte pas hekurave. Sipas tyre Elona ka qënë personi i fundit që është parë të hyjë në banesën e Shpëtim dhe Teuta Pashos si dhe ka dalë nga aty me disa valixhe të cilat kullonin gjak dhe vinin erë të keqe.

Shqiptarja është justifikuar duke thënë se nga ‘qeset’ që kishte po kullonin vetëm verë pasi shishet ishin të thyera. Mirëpo prokuroria nuk mendon kështu! Prokurorja Ornella Galeotti ka vendosur paraburgim për Elonën, “për shkak se ekziston rreziku i arratisjes”.

Avokati i Kaleshës është shprehur se ajo ka qenë e gatshme për të dhënë dëshmi ndaj hetuesëve por s’është thirrur. Ndër të tjera avokati Federico Febbo ka zbuluar se Elona është shokuar dhe tronditur nga arrestimi dhe akuza që iu është bërë.

Kur Shpëtim dhe Teuta Pasho u zhdukën në nëntor 2015, në moshën 54 dhe 52 vjeç, vajza, e cila quhet Elona, ishte partnerja e Taulant Pashos, djalit të çiftit. Dyshohet se Shpëtim Pasho është vrarë me thikë, në kohën kur ai po flinte gjumë, prandaj në trupin e tij nuk ka shenja dhune. Ndërkohë që Teuta Pasho, është rrahur për vdekje, dëshmi për një gjë të tillë janë hematomat dhe kockat e thyera të gruas. Këtë e tregon edhe fakti se në momentin e vrasjes, çifti ka qenë i veshur me pizhame gjumi.

Pas vrasjes, trupat e tyre mësohet se janë prerë me sharrë elektrike dhe janë mbështjellë me materiale të ndryshme. Mbetjet e dy viktimave, të cilat nuk ishin të konsumuar në një shkallë të madhe, theksojnë ekspertët, mund të jenë mbajtur në frigorifer për disa kohë. Shpëtim dhe Teuta Pasho u gjetën të masakruar më 15 dhjetor në 3 valixhe, ndërkohë që një ditë më vonë u gjet e katërta me pjesët e tjera të trupave.

g.kosovari

Next Post
Analiza/ Pse vaksina e Oxford-AstraZeneca anti-COVID, mund të jetë më e rëndësishme se të tjerat?

Vaksina e AstraZeneca është efektive ndaj variantit të ri të koronavirusit të zbuluar në Britani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

September 11, 2026
Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

September 11, 2026
Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
Braçe paralajmëron: Nëse “Pasqyrë Albania” nuk funksionon, unë i pari do ta thyej

Braçe paralajmëron: Nëse “Pasqyrë Albania” nuk funksionon, unë i pari do ta thyej

September 11, 2026
Gjergj Luca hap nesër kompleksin e tretë “Fish City”, këtë herë në Apoloni të Fierit

Gjergj Luca hap nesër kompleksin e tretë “Fish City”, këtë herë në Apoloni të Fierit

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Parku i Liqenit me syte nga qielli dhe SPAK

Parku i Liqenit me syte nga qielli dhe SPAK

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com