• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Prokuroria jep detaje për Pjetrin e Kajmakun: Presim përgjigje nga Italia dhe Greqia

by Java News
04/09/2019 11:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Përgjithshme ka dalë me një deklaratë sqaruese në lidhje me verifikimin e figurave të ish-kryebashkiakut të Shkodrës Valdrin Pjetri dhe kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku.

Opozita akuzoi kryebashkiakët e PS, ndërsa pohoi se të dy kanë qenë të dënuar, ndërkohë Pjetri dha dorëheqje nga posti.

Në një reagim zyrtar, Prokuroria e Përgjithshme ka sqaruar të gjitha proceduar e ndjekura për rastin.

Prokuroria sqaron se ka bashkëpunuar ngushtë me institucionet shqiptare dhe i ka marrë shenjat e gishtave ish-kryebashkiakut të zgjedhur të PS.

Në shkresë thuhet se është në pritj të informacionit zyrtar nga Italia për rastin, pas të cilit do merret edhe vendim.

“Jemi në pritje të përgjigjes nga autoritetet italiane të drejtësisë, si dhe të përgjigjes nga autoritetet policore italiane, të cilat janë vendimtare për marrjen e një vendimi“, thuhet në reagim.

“Duke marrë shkas nga publikimet e fundit në media lidhur me procedurën e verifikimit të subjektit Valdrin Pjetri, ish – kandidat për Kryetar të Bashkisë Shkodër, ju informojmënë lidhje me veprimet e kryera prej Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë dhe Verifikimit të Integritetit të Personave që Zgjidhen Emërohen ose Ushtrojnë Funksione Publike, deri ditën e sotme:

Në zbatim të ligjit Nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, më datë 05.08.2019, Prokuroria e Përgjithshme ka regjistruar kërkesën e administruar prej subjektit “Partia Demokratike” për verifikim të detajuar të subjektit Valdrin Pjetri dhe, në të njëjtën datë ka filluar procedura e verifikimit”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Ndërkohë në vijim te akuzave te vazhdueshme te PD-se, për kreybashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku prokuroria bën me dije hapat qe ka ndjekur per hetimin.

“I është kërkuar shtetasit Agim Kajmaku të depozitojë gjurmët e tij daktiloskopike pranë Institutit të Policisë Shkencore dhe këtij të fundit të përcjellë gjurmët daktiloskopike pranë Prokurorisë së Përgjithshme dhe ende nuk është administruar një përgjigje në lidhje me këtë kërkesë. Sipas verifikimeve në sekretarinë e Prokurorisë së Përgjithshme rezulton se shërbimi postar (Drejtoria e Përgjithshme e Postave) ka ngatërruar adresën e subjektit Agim Kajmaku dhe ende nuk e ka dorëzuar shkresën”, thuhet ne deklaraten e PP.

Sipas Prokurorise se Pergjithshme, “Rasti është vlerësuar me përparësi dhe të gjitha veprimet e mundshme janë kryer brenda një afati prej 7 (shtatë) ditësh nga momenti i paraqitjes së kërkesës për verifikim”.

Nderkohe PP thekson se eshte “në pritje të përgjigjes nga autoritetet greke të drejtësisë dhe atyre policore, të cilat janë vendimtare për marrjen e një vendimi”.

NJOFTIM PËR MEDIAN PËR RASTIN PJETRI

Duke marrë shkas nga publikimet e fundit në media lidhur me procedurën e verifikimit të subjektit Valdrin Pjetri, ish – kandidat për Kryetar të Bashkisë Shkodër, ju informojmë në lidhje me veprimet e kryera prej Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë dhe Verifikimit të Integritetit të Personave që Zgjidhen Emërohen ose Ushtrojnë Funksione Publike, deri ditën e sotme:

Në zbatim të ligjit Nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, më datë 05.08.2019, Prokuroria e Përgjithshme ka regjistruar kërkesën e administruar prej subjektit “Partia Demokratike” për verifikim të detajuar të subjektit Valdrin Pjetri dhe, në të njëjtën datë ka filluar procedura e verifikimit.

Më datë 06.08.2019, është administruar formulari i vetëdeklarimit të subjektit Valdrin Pjetri prej Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Më datë 06.08.2019, i është dërguar shkresa për verifikim Zyrës së Gjendjes Gjyqësore, Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, Drejtorisë së Policisë së Shtetit, organeve të prokurorisë (prokurorive pranë gjykatës së shkallës së parë, prokurorive pranë gjykatës së apelit, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda).

Më datë 06.08.2019, Prokuroria e Përgjithshme ka dërguar pranë Drejtorisë së Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit, si dhe pranë Ministrisë së Drejtësisë kërkesën për verifikim të mëtejshëm nga autoritetet e drejtësisë italiane, duke iu kërkuar këtyre të fundit vënia në dispozicion e çdo lloji vendimi penal të dhënë nga gjykata, vendim për masa sigurimi personale apo vendime dëbimi, në emër të shtetasit Valdrin Pjetri.

Më datë 09.08.2019, shtetasit Valdrin Pjetri i është kërkuar të depozitojë gjurmët e tij daktiloskopike pranë Institutit të Policisë Shkencore.

Më datë 14.08.2019, Prokuroria e Përgjithshme ka përcjellë pranë Ministrisë së Drejtësisë kërkesën për ndihmë juridike për subjektin Valdrin Pjetri, duke bashkëngjitur të dhënat kriminale të dënimit penal në shtetin italian.

Më datë 14.08.2019, është dërguar shkresa pranë Departamentit të Administratës Publike për tërheqjen e Formularit të Vetëdeklarimit të subjektit Valdrin Pjetri, të depozituar më parë prej tij, si subjekt i ligjit Nr. 138/2015.

Më datë 16.08.2019, Departamenti i Administratës Publike ka paraqitur Formularin e Vetëdeklarimit të subjektit Valdrin Pjetri, të depozituar pranë saj me datën 02.05.2016.

Më datë 19.08.2019, Instituti i Policisë Shkencore ka dërguar në Prokurorinë e Përgjithshme gjurmët daktiloskopike të  depozituara nga subjekti Valdrin Pjetri.

Më datë 19.08.2019, është dërguar shkresa pranë Drejtorisë së Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit, duke bashkëngjitur gjurmët daktiloskopike të depozituara nga subjekti i sipërcituar, pranë Institutit të Policisë Shkencore.

Ndërkohë, janë administruar nga Prokuroria e Përgjithshme:

·         Më datë 07.08.2019, përgjigja e Zyrës së Gjendjes Gjyqësore pranë Ministrisë së Drejtësisë për subjektin Valdrin Pjetri.

·         Më datë 13.08.2019 dhe datë 15.08.2019, përgjigja e Ministrisë së Drejtësisë në lidhje me përcjelljen pranë autoriteteve italiane të drejtësisë të Kërkesës për Ndihmë Juridike për subjektin Valdrin Pjetri.

·         Më datë 14.08.2019, përgjigja e Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile në lidhje me gjeneralitetet e subjektit Valdrin Pjetri,

·         Më datë 16.08.2019, përgjigja e Drejtorisë së Policisë së Shtetit për subjektin Valdrin Pjetri nëse figuron i ndaluar/arrestuar për veprimtari kriminale.

·         Deri tani janë administruar përgjigjet e 23 prokurorive të rretheve gjyqësore/apele për subjektin Valdrin Pjetri në lidhje me kërkesën tonë për kallëzime/referime/procedime penale, ka qenë ose jo nën hetim, është caktuar ose jo ndonjë masë sigurimi, është dënuar ose jo, me vendim jopërfundimtar apo të formës së prerë për kryerjen e ndonjë vepre penale.

Jemi në pritje të përgjigjes nga autoritetet italiane të drejtësisë, si dhe të përgjigjes nga autoritetet policore italiane, të cilat janë vendimtare për marrjen e një vendimi.

NJOFTIM PËR MEDIAN PËR RASTIN KAJMAKU

Duke marrë shkas nga publikimet e fundit në media lidhur me procedurën e verifikimit të subjektit Agim Kajmaku, Kryetar i BashkisëVorë, ju informojmënë lidhje me veprimet e kryera prej Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë dhe Verifikimit të Integritetit të Personave që Zgjidhen Emërohen ose Ushtrojnë Funksione Publike, deri ditën e sotme:

Më datë 23.08.2019, Prokuroria e Përgjithshme, në zbatim të ligjit Nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”,ka regjistruar kërkesën e Partisë Demokratikepër verifikim të thelluar për subjektin Agim Ymer Kajmaku.

Në të njëjtën datë, i është kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Formulari i Vetëdeklarimit të subjektit të sipërcituar si dhe çdo verifikim paraprak i kryer, i cili me shkresën Nr. 14197 Prot. datë 27.08.2019 ka paraqitur Formularin e Vetëdeklarimit.

Më datë 26.08.2019, u është dërguar kërkesë :

Zyrës së Gjendjes Gjyqësore, e cila me shkresën Nr. V-2629/1 Prot. datë 27.08.2019 ka përcjellë vërtetimin e gjendjes gjyqësore për subjektin Agim Kajmaku;

Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, e cila me shkresën Nr. 6854/1 Prot. datë 29.08.2019, ka konfirmuar të dhënat në lidhje me gjeneralitetet e subjektitAgim Kajmaku;

Drejtorisë së Policisë së Shtetit, Departamentit të Policisë Kriminale, e cila me shkresën Nr. 13255/1 Prot., datë 27.08.2019informon nëse ky shtetas ka qenë ose jo i ndaluar apo arrestuar nga strukturat e Policisë së Shtetit.

Departamentit të Kufirit dhe Emigracionit pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit, i cili me shkresën Nr. 3269/1 Prot., datë 29.08.2019, informon në lidhje me të dhënat e sistemit TIMS për shtetasit Agim Kajmaku dhe Jorgo Toto.

23 Prokurorive pranë Gjykatave të Shkallës së Parë, Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda,nëse subjekti ka paturkallëzime/referime/procedime penale, ka qenë ose jo nën hetim, është caktuar ose jo ndonjë masë sigurimi, është dënuar ose jo, me vendim jopërfundimtar apo të formës së prerë për kryerjen e ndonjë vepre penale dhe deri tani janë administruar disa prej përgjigjeve.

Drejtorisë së Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar (INTERPOL), pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetitnëse subjekti figuron i ndaluar/arrestuar për veprimtari kriminale;

I është kërkuar shtetasit Agim Kajmaku të depozitojë gjurmët e tij daktiloskopike pranë Institutit të Policisë Shkencore dhe këtij të fundit të përcjellë gjurmët daktiloskopike pranë Prokurorisë së Përgjithshme dhe ende nuk është administruar një përgjigje në lidhje me këtë kërkesë. Sipas verifikimeve në sekretarinë e Prokurorisë së Përgjithshme rezulton se shërbimi postar (Drejtoria e Përgjithshme e Postave) ka ngatërruar adresën e subjektit Agim Kajmaku dhe ende nuk e ka dorëzuar shkresën.

Më datë 28.08.2019janë administruar të dhënat biometrike të shtetasit Agim Kajmaku, nga institucioni që ruan dhe administron të dhënat biometrike të shtetasve të Republikës së Shqipërisë, ALEAT.

Në datë 29.08.2019gjurmët daktiloskopikei janë përcjellë për krahasim (në vijim të kërkesës së parë) Drejtorisë së Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar (INTERPOL), pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Më datë 30.08.2019i është kërkuar Ministrisë së Drejtësisë, për të komunikuar me autoritetet Greke të drejtësisë, me qëllim konfirmimin e autenticitetittë dokumentit (Vendim i Prokurorisë së Apelit Janinë), administrimin e çdo vendimi penal të marrë ndaj subjektit (vendim masë sigurie, dënimi) si dhe krahasimi i gjurmëve daktiloskopike të subjektit. Bashkëlidhur është dërguar kopja e vendimit të Prokurorisë së Janinës dhe gjurmët daktiloskopike të shtetasit Agim Kajmaku.

Rasti është vlerësuar me përparësi nga ana jonë dhe të gjitha veprimet e mundshme janë kryer brenda një afati prej 7 (shtatë) ditësh nga momenti i paraqitjes së kërkesës për verifikim.

JEmi në pritje të përgjigjes nga autoritetet greke të drejtësisë dhe atyre policore, të cilat janë vendimtare për marrjen e një vendimi.

Next Post
Kuvend/Rudina Hajdari jep alarmin: Do mbyllen dosjet “339” e “184”! Kjo është qeveria më skandaloze!

“Do e përçajmë Shqipërinë”, Hajdari: Më mirë lapsuset e mia se të gënjej demokratët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detajet e operacionit në Fier, arrestohen Arben Voja dhe 3 ish-vartësit e Kadastrës! SPAK e hetonte edhe për një çështje tjetër, 9,5 mln lekë…

U arrestua dje për tjetërsimin e tokave në Fier, Arben Voja shtrohet me urgjencë në spitalin që drejtonte, shkak problemet kardiake!

November 13, 2026
Rusia tërbon Evropën, kërkesa të çmendura gjatë negociatave: Finlanda jashtë NATO-s dhe jo baza të NATO-s në shtetet baltike!

Rusia tërbon Evropën, kërkesa të çmendura gjatë negociatave: Finlanda jashtë NATO-s dhe jo baza të NATO-s në shtetet baltike!

November 13, 2026
Aksident dramatik në Selenicë, shoferi humb kontrollin e makinës dhe përmbyset pas daljes nga rruga, shkak dyshohet se u bë…

Aksident dramatik në Selenicë, shoferi humb kontrollin e makinës dhe përmbyset pas daljes nga rruga, shkak dyshohet se u bë…

November 13, 2026
Alarmi kibernetik/ “Sistemet e bankave në Shqipëri të ekspozuar ndaj sulmeve”- Nini: Duhet një ministri për sigurinë e bizneseve!

Alarmi kibernetik/ “Sistemet e bankave në Shqipëri të ekspozuar ndaj sulmeve”- Nini: Duhet një ministri për sigurinë e bizneseve!

November 13, 2026
Maratona e Tiranës, ja rrugët që do të bllokohen sot në kryeqytet

Të dielën zhvillohet Maratona e Tiranës, bllokohen dhjetëra rrugë! Ja se si do të devijohet qarkullimi dhe transporti urban

November 13, 2026
Pas takimit të Ramës me Mark Rutte në Bruksel, rikonfirmohet se Tirana do presë Samitin e NATO-s më 2027-ën!

“Reuters”: Faktorët që vunë në pikëpyetje mbajtjen e Samitit të NATO-s në Tiranë! Europa nuk do që të përballet me Trump dhe…

November 13, 2026
Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

“Politico”: Besimi te SHBA po bie, 7 në 10 evropianë mbështesin krijimin e një ushtrie të Bashkimit Evropian!

November 13, 2026
Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa po punonte, ndërron jetë elektricisti në Divjakë

Era e fortë shkakton dëme në rrjetin elektrik në Korçë, 6 fshatra në Lekas mbeten pa energji!

November 13, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

Integrimi/ BE shqyrton sot tre kapitujt e tjerë të negociatave me Shqipërinë, ja cilët janë!

November 13, 2026
“Tapë” në timon e pa patentë! Arrestohen 4 persona në Vlorë, një në kërkim

I dënuar për marrëdhënie seksuale me dhunë, arrestohet në Vlorë 64-vjeçari i kërkuar nga Italia! Pritet ekstradimi, ja sa burg duhet të vuajë

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In