Prokuroria Tiranë shpall moskompetencë për çështjen Meta- Dvorani, dhe padia do t’i kalojë SPAK-ut.
Moskompetenca është shpallur nga prokurori Alket Mersini, për shkak se Dvorani është zyrtar i lartë.
Kështu, hetimi për padinë e Metës kundër Dvoranit me akuzat për shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit, është në dorën e SPAK
Presidenti Ilir Meta e ka akuzuar Dvoranin si ushtar të partisë, sulme që nisën gjatë procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga Presidenti dhe Parlamenti në bazë të listave me kandidatë të radhitur përmes një sistemi pikëzimi nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
Meta e akuzon Dvoranin për “Shpërdorim detyre” dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore” të parashikuar në nenet 248 dhe 246 te Kodit Penal.
g.kosovari











