• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FOTO/ Rrahën dhe prangosën rojën e mobilierisë, “efektivët” grabitës njihen me vendimin e gjykatës

by Java News
26/12/2019 14:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Apelit Tiranë ka gjetur fajtorë për tentativën e grabitjes me dhunë në një mobilieri në kryeqytet, katër të arrestuarit me shumë bujë në qershorin e 2018-ës, të cilët u dyshuan edhe për disa grabitje të tjera.

Bashkë me ta, është dënuar edhe një ish-punonjës policie, Engrid Hënaj, për “Sigurim mjetesh për grabitje” e “Armëmbajtje pa leje”. Kështu, Saimir Kuçi, Elton Lika, Velment Pelivani dhe Donald Ahmetaj, u dënuan me 15 vite e 8 muaj burg në total, ndërsa nga hetimet ka rezultuar se grupi kishte armë dhe mjete policore të sekuestrua në makinën, me të cilën janë larguar pas tentativës për grabitjen e mobilierisë.

Duke iu referuar vendimit të gjykatës, gjatë momentit të arrestimit ata kanë tentuar të largohen, ndërsa i dënuari Elton Lika i ka drejtuar armën punonjësit të Policisë, duke i thënë se ishin policë.

“Fillimisht, të pandehurit e kanë ndaluar mjetin e tyre, por më pas drejtuesi i mjetit, i pandehuri Saimir Kuçi, ka tentuar që të largohet së bashku me mjetin duke ecur mbrapa. Aty ka ndërhyrë punonjësi i policisë, G.D., duke fikur menjëherë mjetin e tyre, madje duke thyer edhe çelësin e makinës.

Në këtë kohë, personi që ndodhej në vendin e parë të pasagjerit, i pandehuri Elton Lika, i ka drejtuar punonjësit të policisë Sh.P., një armë zjarri pistoletë, duke i thënë “Jemi punonjës policie” dhe menjëherë ka mbushur armën e zjarrit që mbante në dorë, duke ia drejtuar në fytyrë punonjësit të policisë. Ky i fundit, ka ndërhyrë në moment dhe ka bërë të mundur bllokimin e armës së zjarrit”, thuhet në vendim.

Gjykata ka gjetur fajtorë 5 të pandehurit, duke u mbështetur në provat shkencore si shenja gishtash, pamjet e kamerave të sigurisë në biznesin privat dhe dëshminë e rojës, që përveç pjesës që dy grabitësit kishin armë, korrespondon e gjitha me pamjet filmike.

Sipas Gjykatës, të pandehurit Saimir Kuçi, Elton Lika, Valmend Pelivani dhe Donald Ahmetaj kishin thurur një marrëveshje “me objektiv qëllimin kriminal që të hidhnin në dorë në mënyrë të kundërligjshme pjesë të pasurisë të subjektit tregtar ‘Shaga’ shpk”. Sipas kësaj marrëveshjeje, të pandehurit Elton Lika dhe Valmend Pelivani do të hynin në vendrojën e vendit të ngjarjes për të realizuar vjedhjen.

“Për të realizuar qëllimin e tyre kriminal, të pandehurit Elton Lika dhe Valmend Pelivani, në rast se do të ishte e nevojshme, do të përdornin edhe dhunën fizike, për të neutralizuar rojën e objektit.

Ndërsa të pandehurit, Saimir Kuçi dhe Donald Ahmetaj, do të qëndronin në pritje të ekzekutorëve për t’u larguar më pas pa rënë në sy të forcave të rendit. Ndërkohë, Engrid Hënaj, duke u siguruar automjetin të pandehurve Saimir Kuçi, Elton Lika, Valmend Pelivani dhe Donald Ahmetaj, ka kryer veprën penale “Sigurim i mjeteve për vjedhje”, shkruhet në vendim.

DËSHMIA ROJËS

“Sqaroj se derën dhe dritaren e vendrojës e kam pasur të hapur prej kohës së nxehtë dhe rreth orës 02:45 kam qenë brenda në vendrojë, i ulur në karrige, pak i distancuar nga tavolina dhe afër murit të vendrojës, kur brenda në vendrojë kanë hyrë dy persona të maskuar duke më thënë ‘jemi policë, mos lëviz’. Në moment, njëri prej tyre, që ishte pak më i shëndoshë, më kapi dorën e majtë dhe më vendosi prangat në dorë, ku ndjeva dhembje te dora. Unë, duke parë se ata ishin të maskuar dhe po më vendosnin prangat me forcë, kam reaguar duke u thënë ‘çfarë policie jeni ju’, kurse ato me thoshin ‘mos lëviz, mos bëj zë’.

Kisha dhimbje në kyçin e dorës së majtë ku më vendosën prangat dhe kam bërtitur ‘oh nëne’, por ata të dy tentuan që të më vendosnin prangat edhe në dorën tjetër që të m’i lidhnin nga mbrapa. Në tentativat që unë kam bërë që këta dy persona të mos më prangosnin, jam rrëzuar nga karrigia, jam shtrirë gjysmë përtokë me kurriz nga dollapi, më kanë vendosur dorën te goja që të mos bërtisja, kam bërë lëvizje të kokës dhe qafës që të liroja gojën dhe të bërtisja dhe kam bërtitur përsëri ‘oh nëne, oh nëne’, shkruan ‘panorama’.

Në një moment kam goditur me këmbën e djathtë në drejtim të personit që ishte me i dobët dhe me pistoletë në dorë, ndërsa në këtë moment personi i dytë që ishte në krahun e majtë dhe me bllokonte gojën më ka goditur një herë me grusht duke më kapur kurrizin e hundës dhe pjesën poshtë syrit të djathtë. Në këtë moment, përleshja mbaroi pasi dy personat me lëshuan dhe janë larguar me shpejtësi.

Unë jam çuar në këmbë, jam afruar te dera e vendrojës duke tërhequr karrigen ku isha ulur më parë dhe me vrull kam hedhur karrigen në drejtim të personit që ishte me pantallona të zeza, ku në atë moment ai ishte sipër derës së hyrjes dhe kaloi në rrugë dhe nuk i kam parë më. Kam tentuar me një kapëse teli që të hapja prangat, por vetëm e kam shtrënguar më keq pasi nuk hapeshin”./panorama

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Kështu i festojnë australianët Krishtlindjet, të gjithë në plazh

FOTO/ Kështu i festojnë australianët Krishtlindjet, të gjithë në plazh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eurovision 2026/ Kush është Dara, artistja që i dhuroi Bullgarisë trofeun e parë

Eurovision 2026/ Kush është Dara, artistja që i dhuroi Bullgarisë trofeun e parë

May 17, 2026
Përshkallëzim në Lindjen e Mesme! Sulm me dron pranë centralit bërthamor Barakah në Emiratet e Bashkuara

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme! Sulm me dron pranë centralit bërthamor Barakah në Emiratet e Bashkuara

May 17, 2026
Tatimet: Afat deri më 5 qershor për “Paqen Fiskale”, kush përfiton dhe kush përjashtohet

Tatimet: Afat deri më 5 qershor për “Paqen Fiskale”, kush përfiton dhe kush përjashtohet

May 17, 2026
New York Times: Izraeli ka ndërtuar baza sekrete ushtarake në Irak

New York Times: Izraeli ka ndërtuar baza sekrete ushtarake në Irak

May 17, 2026
Humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali, ky është 19-vjeçari shqiptar

Humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali, ky është 19-vjeçari shqiptar

May 17, 2026
Grabitja e argjendarisë në Kamëz, si hynë dy të maskuar dhe morën bizhuteritë me vlerë 7 milionë lekë

Grabitja e argjendarisë në Kamëz, si hynë dy të maskuar dhe morën bizhuteritë me vlerë 7 milionë lekë

May 17, 2026
Mbi 150 mijë çështje presin zgjidhje, KLGJ kërkon ndihmë nga Beogradi për stokun e dosjeve

Mbi 150 mijë çështje presin zgjidhje, KLGJ kërkon ndihmë nga Beogradi për stokun e dosjeve

May 17, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Pse “nacionalisti” Albin Kurti i doli në krah nacionalistit Mickoski për të defaktorizuar shqiptarët?

May 17, 2026
Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë, kthehet në shtëpi pas 326 ditësh misioni

Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë, kthehet në shtëpi pas 326 ditësh misioni

May 17, 2026
Dy gjysmat e PD me dy drafte/ Zbulohet formula e demokratëve për reformën territoriale: Ja sa bashki më shumë kërkon Alibeaj!

Territorialja/ Deputetja e PS: E rëndësishme që kryetarët të delegojnë kompetencat në njësitë administrative

May 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In