• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 9, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Prokuroria e Kosovës merr në hetim ministren për shpërdorim detyre, Kurti i del në mbrojtje: Nuk ka korrupsion

by Os De
11/11/2025 19:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria Speciale e Kosovës e ka dorëzuar të martën në Gjykatën Themelore një aktakuzë ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, si dhe ndaj dy zyrtarëve të tjerë, për keqpërdorimin e dyshuar të rezervave shtetërore. 

Prokuroria tha se Hajdari dhe shtetatis me inicialet I.L dhe H.G., dyshohen se i kanë keqpërdorur detyrat zyrtare me qëllim që të përfitonin pasuri për persona të tjerë dhe i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës gjatë muajve shkurt dhe mars 2022. 

Buxheti i shtetit ka pësuar një dëm prej rreth 3 milionë eurove si pasojë e veprimeve të tyre, tha Prokuroria në një njoftim. 

Që të tre akuzohen për kryerjen e veprave penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, dhe zbulimi i fshehtësisë zyrtare, ndërsa R.M., për kryerjen e veprës penale ndihmë në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar. 

Të tre akuzohen gjithashtu se, pa autorizim, kanë zbuluar fshehtësinë zyrtare. 

“Edhe pse kanë qenë në dijeni se vendndodhja e rezervave shtetërore përbën sekret shtetëror, sipas Ligjit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, ata me dashje ia kanë vënë në dispozicion këtë informacion të pandehurit R.M”, thuhet në njoftim. 

Sipas aktakuzës. R.M., më pas u kishte krijuar kushte të tjerëve për kryerjen e veprës penale, duke ndërmjetësuar dhe negociuar drejtpërdrejt, si dhe duke propozuar e rekomanduar përzgjedhjen e operatorëve ekonomikë në emër të rezervave shtetërore. 

Më herët të martën, Hajdari tha se ishte njoftuar nga avokati i vet për aktakuzën. 

“Sapo ta kem pranuar të plotë dokumentin e aktakuzës do të deklarohem më gjerësisht për media”, shkroi Hajdari. 

Hajdari, megjithatë, tha se ndihet “krenare për punën që kam bërë si ministre në kohën më të vështirë – sigurimin e rezervës shtetërore të mallrave, me produktet esenciale për jetesë, në kohën kur ishim të pambrojtur, gjatë muajve shkurt dhe mars 2022”. 

Ajo ishte marrë në pyetje disa herë nga Prokuroria Speciale si e dyshuar për keqpërdorimin e rezervave shtetërore, por ishte mbrojtur në heshtje. 

Si dëshmitar për këtë rast është thirrur edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, por deri më tani nuk ka pranuar të shkojë në Prokurorinë Speciale, duke ngulur këmbë të japë dëshminë në Kryeministri. 

Rasti i rezervave shtetërore 

Më 2023, tre persona u arrestuan për rastin e rezervave shtetërore. 

Në mesin e tyre kanë qenë edhe punonjës të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), që udhëhiqet nga Rozeta Hajdari, e cila, gjatë paraqitjes për dëshmi në Prokurorinë Speciale, ka zgjedhur të mbrohet në heshtje. 

Në këtë Ministri, më 2023, u kryen bastisje pas publikimit të audio-incizimeve nga portali Nacionale, ku ishte pretenduar se një sasi vaji, e blerë në Poloni, dhe një sasi gruri, e blerë në Turqi, nuk kishin arritur kurrë. 

Hajdari ka thënë se blerjet për rezerva shtetërore ishin bërë në përputhje me ligjin, por nuk ka dhënë më shumë hollësi, meqë informacionet për to janë sekrete shtetërore. 

Ajo e ka akuzuar policinë se gjatë bastisjeve, ka marrë në cilësinë e provave dokumente të klasifikuara si sekrete shtetërore. 

Kurti i ka dalë në mbrojtje Hajdarit, duke thënë se “nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi”./REL 

Next Post
Progres raporti/ Berisha kundër Gonzatos: Nuk flitet për shkëlqim, shpikje pasionante të disa personave që duan të fshehin të vërtetat

Propozimi "radikal" në mbledhjen e PD: Deputetët të hyjnë në grevë urie, bashkë me familjarët e tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DETAJE/ Vrasja e Martin Canit! Pas grushteve në shkollë, 14-vjeçari u kërcënua me “buqetë lulesh”

Vrasja e Martin Canit, autori u dënua me 16 vite burg/ Avokati: Të ndalohen rrjetet sociale për të miturit, po nxisin konflikte..

December 9, 2025
VIDEOLAJM / Habit Flamur Noka për AP: Çdo kandidaturë me firmat tona, është dinjitoze!

VIDEOLAJM / Habit Flamur Noka për AP: Çdo kandidaturë me firmat tona, është dinjitoze!

December 9, 2025
(VIDEO)Tenerife, dallga gjigante lëshohet mbi pishinën natyrore, humbin jetën 4 persona

(VIDEO)Tenerife, dallga gjigante lëshohet mbi pishinën natyrore, humbin jetën 4 persona

December 9, 2025
Pse opozita nxjerr 10 emra kot dhe banalizon garën për “estradën” e Tiranës?

Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?

December 9, 2025
Zelensky bisedë telefonike me shefin e NATO-s: Ditë të rëndësishme po vijnë për Ukrainën

“Plani i paqes përpiluar nga Ukrainë-BE gati!”/ Zelensky: Së shpejti do t’ia paraqesim SHBA-së

December 9, 2025
Afati për aplikim u mbyll këtë të Martë/ Fiona Papajorgji kandidatja e vetme për kryetare të Gjykatës Kushtetuese

Afati për aplikim u mbyll këtë të Martë/ Fiona Papajorgji kandidatja e vetme për kryetare të Gjykatës Kushtetuese

December 9, 2025
pronat

Tregu i pasurive të paluajtshme, nga 1 janari 2026 nis rivlerësimi/ Tatimi i shitjes do të jetë 5%, ja si kryhet llogaritja

December 9, 2025
Përgatitet struktura e re për Policinë e Shtetit, sigurohet drafti

Largohet nga drejtimi shefi i komisariatit në policinë e  Kolonjës. Ja kush e zëvendëson (EMRAT)

December 9, 2025
“Dje dola vetëm në protestë, por njerëzit po bashkohen”/ Lapaj: Rama të heqë duart nga gjyqësori. Të rinjtë të reagojnë

“Dje dola vetëm në protestë, por njerëzit po bashkohen”/ Lapaj: Rama të heqë duart nga gjyqësori. Të rinjtë të reagojnë

December 9, 2025
Jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë së Vlorës/ Mbajti edhe detyrën e…

Jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë së Vlorës/ Mbajti edhe detyrën e…

December 9, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In