• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Prokuroria e Elbasanit sekuestro pasurisë së Klement Çalës, një nga grabitësit e Rinasit

by Ardit Rada
11/01/2021 14:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Elbasanit sekuestro pasurisë së Klement Çalës, një nga grabitësit e Rinasit.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka regjistruar në datë 02/07/2019 procedimin penal Nr. 1285 për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, pa autor, mbi bazën e akteve hetimore të referuar nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka regjistruar po ashtu në datë 06/09/2019 procedimin penal Nr. 1676, për veprat penale të parashikuara nga nenet 180 e 287 të Kodit Penal, pa autor, mbi bazën e akteve hetimore të sjellë nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan. Ky procedim penal lidhet me veprimet e kryer nga shtetasi Dritan Ekmekçiu, në kuadër të elementeve të veprave penale të parashikuara nga nenet 180 e 287 të Kodit Penal. Ky shtetas ka hyrë në marrëdhënie financiare të dokumentuar si dhe në marrëdhënie qiraje të padokumentuar me shtetasin Pullumb Çala, i ati i shtetasit Klement Çala.

Me vendimin e datës 09/09/2019, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka disponuar për bashkimin e akteve të procedimit penal Nr. 1285 të vitit 2019 me ato të procedimit penal Nr. 1285 të vitit 2019, në bazë të parashikimeve të neneve 79/1 të Kodit të Procedurës Penale.

Në datë 19/07/2019 është regjistruar në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime emri i shtetasit Klement Çala.

Me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan Nr. 623, datë 23/07/2019, është vendosur, ndër të tjera:

  1. Vendosja e masës së sigurimit pasuror të sekuestros preventive mbi pasuritë e paluajtshme:
  •   Pasurinë me Nr. 1/189+1-2, vol. 23, f. 145, e llojit apartament, me sipërfaqe 50 m², zona kadastrale 8524, e gjendur në lagjjen “Vullnetari”, Pall. Nr. 645, shk. 1, kati 1, ap. 2, Elbasan, regjistruar në emër të shtetasve Pullumb Shefqet Çala dhe Elida Luan Çala;
  •   Pasurinë me Nr. 468/2/3, vol. 4, f. 131, e llojit arë + truall me sipërfaqe 500 m², zona kadastrale 2346, si dhe ndërtesë 1 kat e llojit njësi, me sipërfaqe 167,9 m², e gjendur në fshatin Kusarth, Bashkia Elbasan, regjistruar në emër të shtetasve Eldi Pullumb Çala dhe Elida Luan Çala;
  •   Pasurinë me Nr. 428/2/6, vol. 5, f. 127, e llojit arë me sipërfaqe 809,5 m², zona kadastrale 2346, e gjendur në fshatin Kusarth, Bashkia Elbasan, në emër të shtetasve Alkond Ferdinand Bengasi, Esunela Ferdinand Qevani dhe Alert Ferdinand Qevani, ku në datë 14/12/2017 është regjistruar kontrata e sipërmarrjes Nr. 4788/2867, datë 14/10/2017, me investitorë shtetasit Elida Luan Çala, Eldi Pullumb Çala dhe Pullumb Shefqet Çala.
  1. Vendosja e masës së sigurimit pasuror të sekuestros preventive mbi 50% të kuotave të zotëruara nga shtetasi Eldi Pullumb Çala në shoqërinë tregtare “Alba Fashion Confession” sh.p.k, me Nipt L82620202I.

Në kuadër të këtij procedimi penal, në datë 16/12/2020 është marrë i pandehur dhe akuzuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 287/1 i Kodit Penal shtetasi Klement Çala.

I pandehuri është njoftuar me përfundimin e hetimeve paraprake si dhe për të është respektuar afati i përcaktuar në nenin 327/4 të Kodit të Procedurës Penale.

Me vendimin e datës 30/12/2020, nga aktet e procedimit penal Nr. 1285 të vitit 2019, janë ndarë aktet e procedimit penal Nr. 1676 të vitit 2019, pasi nga hetimet nuk kanë rezultuar të dhëna që justifikojnë bashkimin e procedimeve penale.

Në përfundim të hetimeve paraprake, duke i konsideruar të plotë veprimet hetimore, në përputhje me përcaktimet e nenit 327/6, gërma b, të Kodit të Procedurës Penale, me kërkesën e datës 31/12/2020, nga prokurori i çështjes është përpiluar kërkesa me objekt “Dërgimin për gjykim” të kësaj çështjeje penale në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan, seksioni penal”, njofton Prokuroria. /a.p

Next Post
Melanie Trump reagon pas trazirave në Kapitol: Duhet të shohim përpara

Melanie Trump reagon pas trazirave në Kapitol: Duhet të shohim përpara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

September 15, 2026
Danimarka raporton tentativë sulmi dhe akuzon Rusinë për anijen luftarake: Na qëlloi helikopterin ushtarak!

Danimarka raporton tentativë sulmi dhe akuzon Rusinë për anijen luftarake: Na qëlloi helikopterin ushtarak!

September 15, 2026
Aleati i Trump, Joe diGenova jep dorëheqjen nga posti i drejtimit të hetimeve për komplotin e dyshuar kundër presidentit -

SHBA nis shkurtimet në Ballkan! Ndihmë ushtarake vendeve të Amerikës së Jugut, preket Maqedonia e Veriut

September 15, 2026
Armët në orbitë dhe lufta për hapësirën, zëdhënësja e Putin akuzon SHBA-të: Po e vendosin njerëzimin në rrugën e shkatërrimit, po ndjekin interesa egoiste!

Armët në orbitë dhe lufta për hapësirën, zëdhënësja e Putin akuzon SHBA-të: Po e vendosin njerëzimin në rrugën e shkatërrimit, po ndjekin interesa egoiste!

September 15, 2026
Sadushi dhe Papajorgji në Romë, Mattarella konfirmon pjesëmarrjen në Kongresin e Drejtësisë në Tiranë

Sadushi dhe Papajorgji në Romë, Mattarella konfirmon pjesëmarrjen në Kongresin e Drejtësisë në Tiranë

September 15, 2026
Misteri i vdekjes së Giorgos Mazonakis, hetimet marrin rrjedhë tjetër! Fotoja e fshirë që po investigohet nga Policia

Misteri i vdekjes së Giorgos Mazonakis, hetimet marrin rrjedhë tjetër! Fotoja e fshirë që po investigohet nga Policia

September 15, 2026
Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

Nesër vendimi/ Berisha: Ish-krerët e UÇK-së meritojnë pafajësinë, sytë e shqiptarëve drejt Hagës!

September 15, 2026
Zv/kryeministri Hoxhaj reagon ndaj Lajçak: Mos u shqetësoni për Kosovën

Pak orë para vendimit në Hagë, ish-ministri Hoxhaj: Historia do të vendosë drejtësi për çlirimtarët!

September 15, 2026
Carney reagon pas kërcënimeve të Trump për tarifat e importeve kanadeze: Strategji për negociata e presidentit të SHBA

“Ndoshta do të të vrasin!”- Batuta e Trump me kryeministrin kanadez pasi i dhuroi një “çelës të artë” për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë!

September 15, 2026
Kim Kardashian diagnostikohet me aneurizëm në tru

I grabitën unazën 4 mln dollarëshe në Paris një dekadë më parë, Kim Kardashian dëmshpërblehet vetëm me 1 euro!

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com