• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Melanie Trump reagon pas trazirave në Kapitol: Duhet të shohim përpara

by Ardit Rada
11/01/2021 14:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zonja e Parë e Shtëpisë së Bardhë ka reaguar pas trazirave që ndodhën në Kapitol. Në një letër ajo shpreh keqardhjen për situatën e krijuar dhe falënderon amerikanët që e kanë mbështetur Presidentin Trump  gjatë 4 viteve.

Si të gjithë ju, unë kam reflektuar rreth vitit të kaluar dhe sesi armiku i padukshëm, Covid-19, preku vendin tonë të bukur. Të gjitha kombet kanë përjetuar humbjen e njerëzve të dashur, rënien ekonomike dhe ndikimet negative të izolimit.

Si Zonja juaj e Parë, ka qenë frymëzuese të dëshmoja nga afër se çfarë njerëzit e Kombit tonë të madh  kanë bërë për njeri-tjetrin, veçanërisht kur jemi një nga vendet më të prekura.

Duke marrë parasysh çdo përvojë që kam pasur, e gjeta veten duke kujtuar histori të shumë individëve që tashmë janë në zemrën time.

Kohët e fundit, mendimet dhe lutjet e mia janë për : Veteranin e Forcave Ajrore, Ashli ​​Babbit, Benjamin Philips, Kevin Greeson, Rosanne Boyland dhe Oficerët e Policisë së Kapitolit, Brian Sicknick dhe Hoëard Liebengood. Unë lutem që familjet e tyre të gjejnë forcë gjatë kësaj periudhe kaq  të vështirë.

Jam e zhgënjyer dhe e dëshpëruar me atë që ndodhi javën e kaluar. Më duket e turpshme që rreth këtyre ngjarjeve tragjike ka pasur thashetheme të shumta, sulme të padrejta personale dhe akuza të gabuara ndaj meje.

Kjo periudhë është e rëndësishme për rikuperimin e vendit tonë dhe qytetarëve të tij. Nuk duhet të përdoret për përfitime personale.

Kombi ynë duhet t’ia dalë në  mënyrë të civilizuar. Unë dënoj dhunën që ka ndodhur në Kapitol. Dhuna nuk nuk duhet toleruar.

Unë jam krenare për lirinë e vendit, ku gjithsecili shpreh pikëpamjet  pa hezitim. Është një nga idealët kryesorë mbi të cilin Amerika është krijuar.

Shumë kanë sakrifikuar për të mbrojtur të drejtën. Prandaj unë do të doja t’u bëja thirrje qytetarëve të këtij vendi të  gjejnë pak kohë për të reflektuar dhe për t’i parë gjërat nga të gjitha perspektivat.

I lutem njerëzve që të ndalojnë dhunën, të mos bëjnë kurrë supozime të bazuara në ngjyrën e lëkurës së një personi ose të përdorin ideologji të ndryshme politike si bazë për agresion dhe viciozitet.

 Ne duhet të dëgjojmë njëri-tjetrin, të përqendrohemi në atë që na bashkon dhe të ngrihemi mbi atë që na ndan.

Është frymëzuese të shohësh kaq shumë persona që kanë pasion dhe entuziazëm për të marrë pjesë në zgjedhje, por ne nuk duhet të lejojmë që ai pasion të kthehet në dhunë.

Qëllimi ynë është të jemi të bashkuar dhe të jemi njerëz të mirë dhe të fortë.

Forca dhe karakteri i vendit tonë e ka treguar se mund t’ia dalë pavarësisht ndikimit nga katastrofat natyrore dhe kësaj pandemie të tmerrshme që ka prekur të gjithë.

Pika e përbashkët në të gjitha këto situata sfiduese është vendosmëria e palëkundur e Amerikës për të ndihmuar njëri-tjetrin. Dhembshuria juaj ka treguar frymën e vërtetë të vendit tonë.

Siç e thashë edhe gjatë verës, janë këto momente që përcaktojnë vendosmërinë tonë në momentin që  do t’u themi nipërve dhe mbesave se përmes ndjeshmërisë, forcës dhe vendosmërisë, ne ishim në gjendje të mbanim premtimin për të ardhmen  e vendit tonë.

Secili prej jush është shtylla kurrizore e këtij vendi. Ju jeni ata, që bënë Amerikën e fortë sot, pasi ju keni përgjegjësinë për të përgatitur brezat tanë të ardhshëm, për ta bërë këtë vend më mirë se sa e gjetën.

Ka qenë nder i jetës sime të shërbej si Zonja juaj e Parë. Unë dua të falënderoj miliona amerikanë që mbështetën burrin tim dhe mua gjatë 4 viteve të fundit dhe treguan dedikimin e pabesueshëm të shpirtit amerikan.

Ju jam mirënjohëse të gjithëve.

Më e rëndësishmja, unë kërkoj mirëkuptim dhe paqe për Kombin tonë të madh.

 Zoti ju bekoftë të gjithëve dhe Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sinqerisht,

Melania Trump.

Next Post
COVID-19/ Rihapen shkollat ​​fillore në Greqi

COVID-19/ Rihapen shkollat ​​fillore në Greqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BERZH: Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë nga emigracioni, do ulë ekonominë me 0.4 pikë % në vit

Vetëm 1 në 3 emigrantë të rikthyer arrijnë që të punësohen, flasin ekspertët!

November 14, 2026
Protestuesit e dhunshëm sulmojnë dyert e Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese, Policia reagon dhe rrethon godinën!

Protestuesit e dhunshëm sulmojnë dyert e Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese, Policia reagon dhe rrethon godinën!

November 14, 2026
Shoqata e Pacientëve me Diabet: Pas fëmijëve, sensorët të rimbursohen edhe për gratë shtatzëna!

Shoqata e Pacientëve me Diabet: Pas fëmijëve, sensorët të rimbursohen edhe për gratë shtatzëna!

November 14, 2026
Mjaft është mjaft!

Mjaft është mjaft!

November 14, 2026
“Drejt Shqipëria 2030”- Rama vendosi edhe Koçiun si drejtuese politike të PS në Tiranë, zv/kryeministrja: Do të vijojmë punën në çdo lagje e njësi!

“Drejt Shqipëria 2030”- Rama vendosi edhe Koçiun si drejtuese politike të PS në Tiranë, zv/kryeministrja: Do të vijojmë punën në çdo lagje e njësi!

November 14, 2026
Ndikimi nga Balluku? Rama hedh poshtë aludimet: Ministrat i zgjedh unë, askush nuk më mban peng!

Ndikimi nga Balluku? Rama hedh poshtë aludimet: Ministrat i zgjedh unë, askush nuk më mban peng!

November 14, 2026
“Keqkuptim i qëllimshëm”- Klosi sqaron vendimin e Asamblesë: Spiropali e Ndreca s’mund të jenë më pjesë e asnjë forumi të PS! Fakti që s’u votua i qartë, si anëtarë…

“Keqkuptim i qëllimshëm”- Klosi sqaron vendimin e Asamblesë: Spiropali e Ndreca s’mund të jenë më pjesë e asnjë forumi të PS! Fakti që s’u votua i qartë, si anëtarë…

November 14, 2026
Pasi dogjën kosha, shkulën kangjellat dhe bllokuan rrugët e Tiranës, protestuesit mblidhen përpara Kryeministrisë!

Pasi dogjën kosha, shkulën kangjellat dhe bllokuan rrugët e Tiranës, protestuesit mblidhen përpara Kryeministrisë!

November 14, 2026
Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

Trump sinjalizon mundësinë e pezullimit të sulmeve ndaj Iranit në mungesë të provokimeve të reja!

November 14, 2026
pellumb karameta

Shqipërinë e dëmton dhuna dhe televizionet që e glorifikojnë…!

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In