• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Prokuroria: Becchetti, fatura fiktive dhe vjedhje me rimbursimin e TVSH

by
09/06/2015 16:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Top Channel zbardh argumentët me të cilët gjykata ka vendosur masën e sigurisë për Presidentin e Agon Channel, Francesco Becchetti, dhe disa shtetas të tjerë italianë e shqiptarë, të dyshuar si të përfshirë në pastrim parash dhe evazion fiskal.

Në dokument, grupi hetimor thotë se ka arritur të provojë skemën përmes së cilës, biznesmeni italian ka kryer rreth 770 milionë lekë evazion fiskal në dëm të shtetit. Sipas tyre, në qendër të skemës qendron hidrocentrali i Kalivaçit dhe dy shoqëri të zotëruara nga Becchetti, KGE dhe Energji.

Prokurorët thonë se shoqëria Energji, e zotëruar nga Becchetti, ka blerë punime nga nënkontrakorë të tjerë. Më pas, këto punime ia ka shitur shoqërisë tjetër të Becchettit me emrin KGE, por me çmime dhe sasi të fryra në mënyrë artificiale. Sipas prokurorëve, vlera e punimeve që Energji i shiste KEG-së rritej fiktivisht deri në 23 herë, duke bërë që kompania të rrisë në mënyrë fiktive kreditimin e TVSH-së.

Vetëm në vitin 2009, thonë prokurorët, përmes kësaj skeme, kompania ka kërkuar rimbursim për 45 milionë lekë TVSH. Kjo skemë është përsëritur vit pas viti dhe prokurorët e kanë ilustruar atë me shifrat përkatëse për çdo vit, që nga viti 2007.

Paralelisht, sipas grupit hetimor, një tjetër fakt i provuar që implikon Becchetin dhe kompanitë e tij në mashtrim financiar, është ai i ndërtimit të digës së hidrocentralit. Sipas prokurorëve, kompania ka dorëzuar dokumente sikur ka ndërtuar një digë në vlerën 3.4 milionë euro. Por, është provuar se kjo digë nuk është ndërtuar kurrë.

Prokurorët kanë zbardhur vit pas viti të gjitha veprimet financiare, që sipas tyre, provojnë përfshirjen e Becchettit dhe kompanive të tij në këtë skemë mashtrimi dhe evazioni.

Paralelisht, prokuroria rendit dhe një tjetër fakt të dyshimtë, për të cilin dyshon se është zanafilla e pastrimit të parave. Sipas saj, në vitin 2009, dy kompani të Becchettit, KGE dhe Energji, kanë sajuar mes tyre një konflikt, për zgjidhjen e të cilit i janë drejtuar Gjykatës së Arbitrazhit në Tiranë. Sipas prokurorëve, të dyja shoqëritë kanë dorëzuar dokumente të rreme në gjykatë, në të cilat pretendohej se shoqëria Energji kishte kryer punime për favor të shoqërisë KGE, por nuk ishte paguar.

Në bazë të këtyre dokumenteve, sipas prokurorëve, të falsifikuara, gjykata ka marrë vendim për të zgjidhur konfliktin duke detyruar shoqërinë KGE të paguajë për shoqërinë Energji, të dyja të zotëruara nga Becchetti, 48 milionë euro.

Sipas grupit hetimor, këto para janë paguar për punime të rreme që nuk u kryen asnjëherë. /Top Channel/

Next Post

Pastrimi i parave, lihen të lira dy bashkëpunëtoret e Becchettit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

June 25, 2026
Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

June 25, 2026
Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit në ambasadë: Akt kriminal ekstremist dhe antisemit

Berisha reagon pasi Rama ndryshoi profilin në Facebook: Komentet vijojnë “Jepe dorëheqjen!”…

June 25, 2026
Jeta “e pazbuluar” e Cristiano Ronaldos, arsyet se pse mbetet në qendër të vëmendjes

Jeta “e pazbuluar” e Cristiano Ronaldos, arsyet se pse mbetet në qendër të vëmendjes

June 25, 2026
“Kapja nga PD, shkatërruese për protestën”, analistët: Thirrjet “Rama ik”, të huazuara nga e shkuara

“Kapja nga PD, shkatërruese për protestën”, analistët: Thirrjet “Rama ik”, të huazuara nga e shkuara

June 25, 2026
Parimi i 40 përqindëshit, si kusht për investimet strategjike?

Parimi i 40 përqindëshit, si kusht për investimet strategjike?

June 25, 2026
Ekuador-Gjermani dhe Kurasao-Bregu i Fildishtë, publikohen formacionet

Ekuador-Gjermani dhe Kurasao-Bregu i Fildishtë, publikohen formacionet

June 25, 2026
Skema Kombëtare/ Denaj: Fermerët mund të përfitojnë financim me normë interesi vetëm 2%

“Shumë shpejt ëndrra do të bëhet realitet”, Denaj: Po punojmë për Shqipërinë europiane

June 25, 2026
Parashikime të pazakonta nga magjistari Gana: Ronaldo favorit për Kupën e Botës!

Parashikime të pazakonta nga magjistari Gana: Ronaldo favorit për Kupën e Botës!

June 25, 2026
Protestat, ish-drejtori i SHISH: Ka persona të lidhur me UDB-në!

Protestat, ish-drejtori i SHISH: Ka persona të lidhur me UDB-në!

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In