• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Pastrimi i parave, lihen të lira dy bashkëpunëtoret e Becchettit

by
09/06/2015 16:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë pas arrestimit, Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë Erjona Troplini, ortake me 20 % të aksioneve në kompaninë e Francesco  Becchettit “Cable System” dhe Pranvera Gjika drejtuese në një banke të nivelit të dytë në Shqipëri, të akuzuar për pastrim parash në shumën e 80 milionë eurove.

Në seancën e zhvilluar ditën e sotme gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Erjona Troplinin dhe “detyrim paraqitje” për Pranvera Gjikën. Të mbledhur në një kohë rekord për faktin se të dy zonjat kishin fëmijë nën moshën 20 muajshe, gjykata është treguar mjaft e butë me ta duke i lënë të lira deri në përfundim të hetimeve.

Në dalje nga seanca avokati i Becchettit, Theodhori Sollaku tha se akuza nuk ka asnjë provë për pastrimin e parave, dhe se çështja do të apelohet.

“Gjyqtari ndryshoi masat duke i liruar nga burgu. Mbrojtja i qëndron mendimit se veprimet e Prokurorisë janë të nxituara. Në kushtet se nuk ka asnjë provë për akuzën e pastrimit të parave, atëherë akuza duhet të tërhiqet. Ne do ta apelojmë në Gjykatën e Apelit.” tha Sollaku

Sakaq, Prokuroria ka sekuestruar 60 % të aksioneve të 5 shoqerive te Becchettit, si dhe ka bllokuar edhe llogaritë e ketyre shoqerive në banka të ndryshme. Po ashtu pronari italian i Agon Channel vijon të mbetet në kërkim me urdhër arrestin nga ana e Prokurorisë. Dosja mësohet të jetë mjaft voluminoze ndaj Becchettit dhe arrin deri në 400 mijë faqe.

Pronari italian akuzohet për pastrim parash në shifrën prej 80 milion eurosh, para keto te futura ne vendin tone permes transfertave bankare nga një seri kompanish të hapura nga biznesmeni italian Francesco Becchetti dhe disa persona të tjerë, përfshirë këtu Erjona Troplini dhe italianin Mauro De Renzis, administratorin e Agon Channel.

Next Post

Halim Kosova: Nëse pacientit i binte celulari, i merrja zarfin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com