Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata e Apelit që të anulojë vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për Arben Frrokun, teksa ka kërkuar rikthimin e tij në burg përjetë i akuzuar për vrasjen e komisar Dritan Lamajt.
Në seancën e sotme, vetë Frroku nuk ishte i pranishëm duke u përfaqësuar nga avokati i tij Tonin Prendi. Nga ana e saj Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda pritet të dalë me një vendim më 22 Qershor.
Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli të pafajshëm Arben Frrokun i cili u akuzua nga prokuroria për vrasjen e komisar Dritan Lamajt.
Me vendimin e datës 3 prill, gjykata rrëzoi provat e prokurorisë dhe e shpalli të pafajshëm Arben Frrokun duke i dhënë lirinë.