• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prokuroria akuzon Reformën në Drejtësi: 6 dosje VIP rrezikojnë të pushohen për shkak të Reformës

by Aalison Pearse Stevens
02/09/2016 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Përgjithshme pretendon se janë 6 dosje penale në zyrën e saj, të cilat rrezikojnë të pushohen për shkak të ndryshimeve të reja Kushtetuese. Prokuroria e Përgjithshme ka në hetim 10 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe një tjetër në fazën e gjykimit, për akuza të ndryshme, dosja ndaj të cilëve rrezikohet të pushohet, sipas Prokurorisë.

Kjo, për shkak se me ndryshimet e reja Kushtetuese, institucionit qendror të akuzës i është hequr hetimi ndaj zyrtarëve me imunitet. Veç deputetëve, në hetim është edhe gjyqtarja e Gjykatës së Lartë Majlinda Andrea bashkë me bashkëshortin e saj dhe dy ndihmësit, për akuzën e “korrupsionit”. Prokuroria thotë se edhe ndaj tyre, dosja rrezikon të pushohet për shkak se me ndryshimet e reja, hetimi i kësaj kategori njerëzish i ka kaluar SPAK-ut, institucion ky që ende nuk është krijuar.

Sipas Prokurorisë, mos parashikimi i një dispozite kalimtare në ndryshimet e reja Kushtetuese ka sjell ngërç në institucionin e akuzës, sidomos në hetimin e këtyre çështjeve. Në hetim, për akuzën e kundërshtimit të forcave të rendit janë 8 deputet të Partisë Demokratike ndërsa Gent Strazimiri po hetohet për akuzën e “armëmbajtjes pa leje”.

Veç këtyre, Prokuroria ka në hetim pasuror deputetin Tom Doshi dhe një dosje penale ndaj tij ndodhet në gjykim për akuzën e “kallëzimit të rremë”. Në gjykim ndodhet edhe dosja penale në ngarkim të deputetin Armando Prenga, i akuzuar për kanosje dhe plagosje me armë zjarri. Dosje për të cilat nuk parashikohet se çfarë rruge do të ndjekin pas këtyre ndryshimeve, meqenëse ende nuk është krijuar institucioni i SPAK-ut.

Këtë shqetësim e ka ngritur edhe kryeprokurori Adriatik Llalla gjatë një reagimi publik, ku kërkon me urgjencë që Ministria e Drejtësisë dhe Kuvendi të parashikojnë dhe miratojnë një dispozitë kalimtare për mënyrën se si do të funksionojë prokuroria deri në krijimin e SPAK-ut.

ma.me

Next Post
(FOTO) Lamtumira prekëse e efektivëve të FNSH-së për kolegun e vrarë në detyrë

(FOTO) Lamtumira prekëse e efektivëve të FNSH-së për kolegun e vrarë në detyrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com