• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prokurori nuk është drejtësia

by Ylli Manjani
20/09/2025 10:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Manjani

Ekziston një keqkuptim i madh midis nesh mbi statusin e prokurorit. Pjesërisht ky keqkuptim na vjen nga e shkuara komuniste, ku ajo që thoshte prokurori bëhej vendim gjykate. Por edhe ndryshimet kushtetuese të 2016, me atë konsensusin 140 deputetësh e legjitimuan disi këtë keqkuptim, kur parashikuan të njëjtin status legal si për gjykatësit ashtu edhe për prokurorët.

Pra kemi KLGJ për gjykatësit, por kemi KLP edhe për prokurorët. Kemi shkollë magistrature për gjykatës e për prokurorë.

Kemi rregulla emërim-shkarkimi në Kushtetutë për gjykatësit, por edhe për prokurorët. Kemi madje edhe rregulla për prokuroret specialë!!!
Pra është legjitimuar disi ideja tërësisht e gabuar se prokurorët janë drejtësia në këtë vend.

Në fakt drejtësia është GJYKATA. Ajo është pushtet. Prokurorët është thjesht palë në gjyq, siç janë avokatët në anën tjetër.
Prokurorët mbrojnë në gjyq publiken, avokatët mbrojnë privatin.

Kaq. Asgjë më shumë s’mund ti shtohet kësaj llogjike të thjeshtë e të lashtë sa vetë origjina e shtetit dhe e drejtësisë.

Nuk mund të ketë prokurori të njëjtin status si gjykatësi, se pyetja është po avokati pse jo?! Pse ska një KLA, pra një këshill kushtetues edhe për avokatinë, në Kushtetutë?!

Ska se si të ketë se pastaj do na duhej një Kushtetutë këshillash e bordesh që smbaron. Po këshilli i barinjve?! Do të duhej edhe aty një këshill….

Ndërkohë llogjika e shtetit me pushtete të ndara është shumë e qartë:
parlamenti që përfaqëson ligjbërjen;
Qeveria, që përfaqëson ligjzbatimin;
Gjykata, që përfaqëson drejtësinë.

Pra është gjykata e paanëshme jo palët në gjykim që bëjnë drejtësi! Të tjerët janë palë ose pjesmarrës në proçese.
Ndaj edhe prokurorët, të posaçëm a të përgjithshëm qofshin, janë thjesht palë në gjyq. Ata nuk mund të sillen si cuba kushtetues, por si mbrojtës të interesit publik, nën prezumimin se ja fusin edhe kot kur e bëjnë këtë punë.

Prandaj, nëse hapet ndonjëherë kjo loja e një Kushtetute normale, duhen shfarosur nga aty të gjitha nenet që flasin për prokurorët. Nene që i diktuan disa syleshë shqiptarë dhe teveqelë të huaj, me idenë se i duan këto “mrekullira” të ngrira në Kushtetutë që të mos ua ndryshojë njeri!!!

Se, si të gjithë tarafelet idiotë të kësaj bote, patën mendimin se idetë e tyre duhet të jenë të ngrira në përjetësi… Zaten prandaj dhe kemi këtë Kushtetutë manual personeli, që fikson hallin e të emëruave dhe jo të shtetasve.

Por nëse ndonjë ditë do kthehemi në normalitet, duhet shkrirë ajo KLP si fillim. Nuk ka asnjë kuptim ai institucion që të zërë vend në Kushtetutë.

Prokurorët janë profesionistë të ligjit nën hyqmin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe këtu mbyllet ky hesap. I përgjithsëm apo i posaçëm, prokurori shërben nën hyqmin e prokurorit të Përgjithshëm.

Në shumë vende janë pjesë e qeverisë madje. Sepse prokurorimi është shumë më afër, madje ngushtësisht i lidhur me policimin.

Prokuroria nuk është drejtësia. Sa herë përceptohet kështu, pra si drejtësia vetë, sistemi politik ka qenë i dhunshëm.
Kur prokurorët bëhet cuba dhe gjykatësit pula, imagjinojeni vetë pastaj drejtësinë e gjelave.

Next Post
Vijojnë sulmet ruse pranë kufirit polak në Ukrainë, Varshava alarmohet dhe ngre avionët ushtarakë

Vijojnë sulmet ruse pranë kufirit polak në Ukrainë, Varshava alarmohet dhe ngre avionët ushtarakë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Grabisnin shtëpitë e futbollistëve në Barcelonë, arrestohen tre hajdutët e dyshuar, kamerat i tradhtuan!

Grabitje në një pikë karburanti në Klos, dy persona të maskuar marrin paratë nga kasaforta

November 3, 2026
Izrael: Kreu i partisë arabe i bën thirrje opozitës të “pranojë realitetin”

Izrael: Kreu i partisë arabe i bën thirrje opozitës të “pranojë realitetin”

November 3, 2026
Pse po ftohet trupi i njeriut? Ndryshimi i pazakontë që ka ndodhur në 150 vite

Pse po ftohet trupi i njeriut? Ndryshimi i pazakontë që ka ndodhur në 150 vite

November 3, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

20% e shqiptarëve e vlerësojnë Ahmet Zogun më shumë se 5 pasardhësit e tij

November 3, 2026
Protesta para Kryeministrisë, 16 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokim rruge, procedohen dy të mitur

Protesta para Kryeministrisë, 16 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokim rruge, procedohen dy të mitur

November 3, 2026
“Fajin e keni ju”, Haxhiu “shpërthen” në studio ndaj Këlliçit dhe Garos!

Gabimi i Gogut, fushata e Veliajt

November 3, 2026
Tragjike në Itali, 21-vjeçari shqiptar vret me thikë nënën e tij dhe arratiset

Tragjike në Itali, 21-vjeçari shqiptar vret me thikë nënën e tij dhe arratiset

November 3, 2026
SHBA-ja rikthen Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e bisedimeve

SHBA-ja rikthen Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e bisedimeve

November 3, 2026
Rama sot në Bruksel, priten takime me drejtuesit e BE-së dhe NATO-s

Rama sot në Bruksel, priten takime me drejtuesit e BE-së dhe NATO-s

November 3, 2026
“Anarki e mendjeve të tyre të boshatisura!”- Alarmi për bombë në shkollën “Edith Durham”, reagon zv/kryeministrja Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

Koçiu: 81 tentativa sulmesh kibernetike në minutë, 32 milionë në 9 muaj! Gjysma shënjestrojnë infrastrukturën kritike

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In