• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Prokurori më tha se do kalbem në burg, e vërteta e 20 mln lekëve për Zoton”

by A R
17/11/2017 16:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dëshmitari tjetër në gjyqin ndaj ish-drejtorit të Burgjeve, Artur Zoto, ishte Ylber Kalaja, një prej tre biznesmenëve që dyshohet se kanë bashkëpunuar për të shkelur barazinë në tendera, shkruan “Panorama”.

Kalaja i befasoi të gjithë ditën e djeshme në gjyq, pasi u tërhoq nga dëshmia e dhënë përpara organit të akuzës, në fazat e hetimit paraprak. Kalaja ka thënë në seancë ditën e djeshme se ai nuk i njeh as Iljaz Labin dhe as Artur Zoton.

Madje, biznesmeni ka thënë se oficeri i Policisë Gjyqësore që e ka marrë në pyetje e ka shantazhuar, duke i thënë se do të kalbej në burg dhe se nuk do ta shihte më familjen e tij.

“Jam akuzuar për korrupsion në burgje. Kam qenë administrator i një firme ushqimesh dhe punoja shpesh me burgjet. Kam marrë gjithnjë tendera konform ligjit”, e ka nisur dëshminë Ylber Kalaja.

I pyetur nëse kishte lidhje miqësie me Iljaz Labin dhe Artur Zoton, biznesmeni Kalaja tha se nuk i njihte dhe as që i kishte takuar ndonjëherë të lartpërmendurit.

“Nuk i kam njohur dhe nuk i kam takuar asnjëherë. Kam mësuar për ta vetëm përmes mediave”, ka thënë ai, duke mohuar takimin me Iljaz Labin për çështjen e 20 milionë lekëve të vjetër.

Biznesmeni ka pranuar se njeh Shemsi Sinanin, për të cilin ka pasur vetëm marrëdhënie pune. Edhe ky i fundit dyshohet se ka qenë i përfshirë në skemën e tenderave fiktivë në burgje, ku paracaktohej fituesi për ushqimet.

Mirëpo, Kalaja ka habitur me akuzat e tij ndaj Prokurorisë. Ai ka thënë se gjatë marrjes në pyetje nga organi i akuzës, është shantazhuar dhe se ka firmosur letra, të cilat nuk i ka parë, edhe pse në prani të një avokati.

“Më kanë bërë presione të jashtëzakonshme. Më kanë thënë se do kalbem në burg dhe se nuk do ta shoh më familjen time. Këto m’i ka bërë oficeri i Policisë Gjyqësore. Emrin e tij nuk e mbaj mend, por kam qenë me avokatin kur jam marrë në pyetje. Unë nuk kam asnjë lidhje me këtë aferë”, ka thënë Kalaja.

Dëshmia e tij është kundërshtuar nga mbrojtja, e cila ka thënë se rasti i Kalasë është për një çështje tjetër, që s’ka lidhje me atë të Zotos. Por prokurorja Elizabeta Imeraj ka kërkuar të vazhdojë marrja në pyetje e dëshmitarit, pasi akuzat e tij drejtuar organit hetimor ishin shumë të rënda.

Ylber Kalaja ka qenë një ndër tre biznesmenët e firmave të ushqimit, që është hetuar si i përfshirë në aferën korruptive të tenderave me ushqimet në burgje. Këta tre biznesmenë dyshohet se binin dakord për fituesit dhe i ndanin fitimet së bashku./a.m.

Next Post
Basha akuza të forta qeverisë: Ja ku ndodhet banda që përplasi policinë në Elbasan

Asfiksimi i nxënësve, Basha: Keqardhje dhe revoltë për pasigurinë në shkolla

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në arrest shtëpie, por vijonte aktivitetin kriminal, 52-vjeçari kapet me drogë dhe armë

Në arrest shtëpie, por vijonte aktivitetin kriminal, 52-vjeçari kapet me drogë dhe armë

April 9, 2026
Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, debat mes gjyqtarit dhe prokurorit për barrën e provës

Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, debat mes gjyqtarit dhe prokurorit për barrën e provës

April 9, 2026
“Ligjet e anëtarësimit”, Bardhi përplaset me Ballën: Na jepni listën e akteve!

“Ligjet e anëtarësimit”, Bardhi përplaset me Ballën: Na jepni listën e akteve!

April 9, 2026
“Keni gjobë ose pako”, eksperti flet mbi SMS-të e rreme që tentojnë t’ju vjedhin të dhënat

“Keni gjobë ose pako”, eksperti flet mbi SMS-të e rreme që tentojnë t’ju vjedhin të dhënat

April 9, 2026
KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

“Të bëhet në seancën e 14 majit”. Kuvendi miraton propozimin e PS për mocionin me debat për raportin e KE

April 9, 2026
LIVE! “S’keni dhënë një votë për…”, Balla e Tabaku, debate në Kuvend: O dashnorët e rinj të Shqipërisë në BE…

LIVE! “S’keni dhënë një votë për…”, Balla e Tabaku, debate në Kuvend: O dashnorët e rinj të Shqipërisë në BE…

April 9, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“Bindja e publikut” si provë?! Kur drejtësia i dorëzohet perceptimit…

April 9, 2026
Letra nga burgu kundër Kodit Penal, të dënuarit: Duam ulje nga 35 në 25 vite për lirimin me kusht, rivlerësim të paraburgimit

Burgjet britanike “pushtohen” nga shqiptarët? Avokati: Shifrat, të ekzagjeruara!

April 9, 2026
VIDEO / Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Braçe me qese me perime në Kuvend

VIDEO / Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Braçe me qese me perime në Kuvend

April 9, 2026
Tabaku në Kuvend: Minatorët e Spaçit po shfrytëzohen, kërkohet mbështetje për të drejtat e tyre

Tabaku i shkruan PE-së: Ligji për Portet Turistike shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe 3 kapituj të BE-së

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In