• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Prokurori i lidhur me krimin” rrahu avokatin në 2018-n, por ndaj tij nuk morën asnjë masë

by Java News
04/10/2019 17:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë ndaj Liridon Pulës, drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës i akuzuar për “shpërdorim detyre” është ndjekur nga zv.kryeministri, Erjon Braçe.

Prania e Braçes në këtë seancë pasoi deklaratën e bërë nga Kryeministri Edi Rama gjatë seancës plenare të së enjtes, ku foli për një prokuror që punon për llogari të bandave kriminale që po shantazhon punonjësit e zyrave të shtetit.

Rama paralajmëroi prokurorin në fjalë me vettingun, por nuk e përmendi emrin e tij. Megjithatë, kjo deklaratë e Kryeministrit, prania në seancën gjyqësore ndaj Liridon Pulës dhe më vonë deklarata e Erjon Braçes janë elementë bindës për të menduar se prokurori në fjalë është Arjan Ndoja.

Ndoj është prokurori që po ndjek çështjen ndaj drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Durrësit, Liridon Pula. Ai akuzohet për legalizimin dhe më pas regjistrimin me dokumentacion të falsifikuar të një sipërfaqeje prej rreht 600 metrash/katrorë në zonën e plazhit.

Por, kjo dosje, sipas Erjon Braçes është përdorur si shantazh nga prokurori Arjan Ndoj ndaj Liridon Pulës dhe punonjësve të tjerë të ASHK-së së Durrësit për të siguruar në mënyrë të paligjshme përfitime të mëdha. Arrestimin e zyrtarit ai e cilësoi presion kriminal.

“Presioni kriminal që nuk është bërë për çështjen në fjalë për të cilën është akuzuar, por për pallate monsturuoze që duhet të legalizohen dhe të regjistrohen në këtë qytet. Është bërë jo për çështjen, por presion në mënyrë të qartë për disa vjedhje të tjera, të mëdha shumë të rënda, në kohë të ndryshme në zonën e Gjirit të Lalëzit”, deklaroi Braçe.

Pula u arrestua me nismën e prokurorisë dhe këtë fakt e theksoi edhe zv.Kryeministri Braçe për të mbështetur idenë e tij se gjithçka ishte një presion ndaj zyrtarit të shtetit. Braçe tha se në lidhje me legalizimin dhe regjistrimin e pronës për të cilën akuzohet Liridon Pula nuk ka ngritur padi asnjë palë tjetër, veç prokurorisë.

Si u akuzua Ndoja për rrahjen e avokatit në 2018

Prokurori Arjan Ndoja u vendos në qendër të vëmendjes korrikun e vitit të kaluar, pas dhunës ndaj avokatit Ilia Ilia. Ky i fundit u godit me grushte në mes të ditës pranë Gjykatës së Durrësit nga dy persona. Avokati Ilia akuzoi drejtpërdrejtë prokurorin Ndoja, duke cituar një zënkë që kishin patur bashkë gjatë një seancë gjyqësore në Gjykatën e Durrësit.

“Kam dalë nga seanca gjyqësore e Gjykatës së Durrësit rreth orës 10:30 dhe po ikja nga Prokuroria. Më del një person përpara dhe më thotë: Ti je ai që i ke bërë karshillëk prokurorit Arjan Ndoja dje në seancë gjyqësore?! Ke bërë të fortin?! I thash kush je ti dhe ai më ofendoi. Unë i ktheva të njëjtën përgjigje. Jam goditur nga ky dhe personi tjetër që erdhi”, deklaronte avokati.

Policia identifikoi njërin prej tyre si shtetasi Edmond Voga. Voga njihej si shofer dhe mik i prokurorit Ndoja. Pas këtyre akuzave, ndaj prokurorit nisi një hetim nga prokuroria e Tiranës ndaj prokurorit Ndoja. Prokurori ja hodhi paq pasi hetimi “nuk provoi dot lidhjen e prokurorit Ndoj” me rastin e dhunimit të avokatit. Vetë prokurori Ndoja pranoi përplasjet në seancë me Ilia Ilian, por mohoi se ka gisht në goditjen e tij.

Por, edhe vetë babai i Mond Vogës, siç njihet shkurtimisht në Durrës për miqësinë e tij me prokurorin Ndoja fajësoi këtë të fundit se qëndron pas dhunës ndaj avokatit Ilia Ilia dhe jo vetëm kaq, por e akuzon prokurorin edhe se i ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme dhe përmes korrupsionit pronat familjare.

Kadri Voga tha në një intervistë për gazetën “Panorama” në korrik të 2018 se djali i tij përdorej nga prokurori Arjan Ndoja. “Kam pasur probleme ligjore me atë kriminel me kollare. Ai më ka zhvatur në mënyrë të paligjshme pronën e familjes. Me këtë prokuror jam në gjyqe ka 10 vjet.

E kam denoncuar për vjedhje, për korrupsion, për veprime antiligjore, kam bërë kërkesa, letra të gjitha instancave shtetërore deri në ambasadën amerikane për këtë prokuror, por asnjë lloj veprimi nuk është marrë mbi të. Është një prokuror që është gabimisht në organet e drejtësisë.

Është një prokuror që përkrah vetëm kriminelët. Është një prokuror, që ka gjetur djalin tim që e përdor për mashë dhe e shtyn në krime, e përdor për të fortë dhe e përdori dhe me këtë veprim ndaj avokatit Ilia Ilia”, deklaronte ai. /l.m

Next Post
Trafiku i kokainës, shqiptarët udhëtuan në Kolumbi për të ofruar garanci

Trafiku i kokainës, shqiptarët udhëtuan në Kolumbi për të ofruar garanci

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Komisioni për të Drejtat e Njeriut miraton ndryshimet ligjore për pasuritë e sekuestruara dhe ndërtimet pa leje! Qefalia: Vendimmarrje transparente

Komisioni për të Drejtat e Njeriut miraton ndryshimet ligjore për pasuritë e sekuestruara dhe ndërtimet pa leje! Qefalia: Vendimmarrje transparente

October 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Na e ndani, është apo jo elektorale reforma territoriale?

October 7, 2026
Real është “Mbappe”/ Sulmuesi francez u jep sërish fitoren madrilenëve në La Liga

E bujshme nga Spanja: Mbappé nuk ndihet mirë, mund të largohet nga Reali i Madridit!

October 7, 2026
Ministri Demo mesazh studentëve të rinj të Akademisë së Sigurisë: Policia që duam të kemi nesër, fillon nga Akademia që ndërtojmë sot!

Ministri Demo mesazh studentëve të rinj të Akademisë së Sigurisë: Policia që duam të kemi nesër, fillon nga Akademia që ndërtojmë sot!

October 7, 2026
Virusi misterioz i murtajës, Rusia përgënjeshtron zyrtarisht raportimet për rastin e dytë në Siberi!

Virusi misterioz i murtajës, Rusia përgënjeshtron zyrtarisht raportimet për rastin e dytë në Siberi!

October 7, 2026
LaCivita, Shqipërinë e Madhe apo Shqipërinë madhështore?

“Nuk punon për mua!”- Berisha e prezantoi në fushatë si “njeriun e Trump”, Presidenti amerikan distancohet nga LaCivita! Loboi dhe vizën 6 mln USD

October 7, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Media britanike “The Telegraph”: Kryebashkiaku i Tiranës e drejton qytetin nga paraburgimi me video të realizuara me IA

October 7, 2026
Video/ E vranë dhe e hodhën në liqenin e Shkopetit, si e rrëmbyen autorët Renis Dobrën

DETAJET/ U rrëmbye, u vra me tortura dhe u hodh në liqen, SPAK çon për gjykim dosjen e 4 të akuzuarve për eliminimin e Renis Dobrës!

October 7, 2026
A mund të luajë Mançester City në Champions edhe nëse skualifikohet nga Premier League? Dilema e futbollit anglez

A mund të luajë Mançester City në Champions edhe nëse skualifikohet nga Premier League? Dilema e futbollit anglez

October 7, 2026
Sulmet e 7 Tetorit/ Balla në ceremoninë e Ambasadës së Izraelit: Kujtesa është detyrim, të mos i harrojmë viktimat! Humanizmi më i fortë se urrejtja

Sulmet e 7 Tetorit/ Balla në ceremoninë e Ambasadës së Izraelit: Kujtesa është detyrim, të mos i harrojmë viktimat! Humanizmi më i fortë se urrejtja

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com