• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Prokurori Ardian Braho merr rryshfet 18 mijë euro, reagon Manjani (VIDEO)

by Java News
28/09/2016 20:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I kërkon qytetarit një rryshfet prej 18 mijë eurosh, në mënyrë që ai të marrë paratë e tij, një shumë e bllokuar parash në valutë.

Emri i prokurorit është Ardian Braho, punonjës i Gjykatës së Kryeqytetit. Ai është filmuar nga kamera e fshehtë e emisionit investigativ në Klan, “Stop”.

Qytetarit i kishin ardhur 120 mijë euro nga jashtë vendit, por prokurori ja ka bllokuar me argumentin se ishin nën dyshim për para të pista. Pas verifikimeve se burimi ishte i pastër, Braho i ka kërkuar qytetarit që të paguajë ryshfet për t’i zhbllokuar.

Në videon e parë shfaqet qytetari që bisedon me oficerin e policisë gjyqësore të identifikuar me emrin Fatos, i cili thotë të paguajë 18 mijë euro për t’i zhbllokuar paratë.

Ai madje i thotë se po të ishin të pista t’i harronte për t’i marrë.


Bisedimi i zbardhur:

Por si nis e gjithë historia? Denoncuesit, i cili trokiti në emisionin investigativ “Stop”, i transferuan me bankë nga jashtë shtetit drejt Shqipërisë 120 mijë euro. Pas një indicie nga Krimi Ekonomik kjo shumë iu bllokua.

Dhe për të marrë atë që i takonte, pasi me dokumente ai kishte vërtetuar se ishin “para të pastra”, iu desh të paguante plot 18 mijë euro për prokurorin. Ky i fundit, prokurori Ardian Braho, i merr lekët (në video) nëpërmjet oficerit të policisë gjyqësore, Fatosit. 

Qytetari: Si ia kalove? Mirë?
Unë do pyes për atë Ardian Braho, Fatosi ç’kam me i dhënë disa dokumenta.
S’e di a zbresin poshtë t’i marrin, apo do ia çoj sipër?  Pyeta për atë Ardianin. Ardian Braho. Fatosi ka me më dhënë disa dokumenta.

Recepsionisti: O zotëri nuk po të marr vesh. S’po të marr vesh ça. Njëherë Ardiani, njëherë Fatosi. l

Qytetari: O Ardiani, o Fatosi cilido.
Recepsionisti: Fatosi?
Qytetari: Po. Po, se kam me i dhënë dokumentet. A të shkoj sipër, a vijnë i marrin poshtë?
Më është stakuar telefoni. A të erdhi mesazhi? A të erdhi mesazhi?
Oficeri : Jo. E pata në…
Qytetari: Jo. Se s’mund të thirr më është blloku telefoni. Shif a të ka ardh mesazhi, mesazhi të ka ardh që në mëngjes. Kam marrë operatorin (telefonik).
Oficeri: Ǒa bone ti?
Qytetari: Si kalove? Unë thashë n.q.s ashtu me ardh me të taku. Erdha i thashë atij që kshu kshu.
Oficeri: Më tha Ardiani do vijë të takojë ai.
Qytetari: Ç‘a bone ti? A fole me atë a s’fole a ç’a?
Oficeri: Fola. I thashë. T’u prit ato tha, shkresat.
Qytetari: Po sa ditë me një fjalë mbasi?
Oficeri: Sot, sot.
Qytetari: Jo dakord dakord për ashtu, por mbasi të… Kur mund ta çojmë prapë?
Oficeri: Sot, o sot direkt.
Qytetari: Po kshu me një fjalë po të shkoj unë mbaroj punë tashi mund të shkoj tek banka. Janë të lira lekët mbasdite?
Oficeri: Nuk është mirë me tërheq sot gjë atje bo muuu kjo punë. A kupton?
Qytetari: Jo, jo.
Oficeri: Çdo lëvizje duket është e dyshimtë.
Qytetari: Jo, po dakord po p.sh, unë të thashë dhe atë ditë po të ishin lekët të pista, s’e çaja kokën.
Më tha edhe Ardiani do t’i çoj një shkresë edhe do kthehet përgjigje. Mrena dy tre javëshit po them kthehet përgjigja.
Ajo besoj që a kthy ka nja një muaj e ca.
E ka pa që nuk janë lekë të pista, janë lekë pune.
Oficeri: Ore ti imagjino të kishe pas rekorde krminale e kishin harru ato e kishin kalu në favor të shtetit.
Të kishe pas e zëmë…
Qytetari: Të kishin qenë lekë të pista s’vija as unë me i kërku. Po n.q.s unë çoj 10 (mijë euro) sot, 8 (mijë euro) atë ditë që të bëhen 18 (mijë euro) në fund. A është në rregull?
Kam me shku me takku edhe nja dy miq, se të thashë unë s’mundem të marr. Unë vetëm 3000 (euro) kam.
Oficeri: Jo, jo nuk bëhet. Po s’u bë sot, ngelet për nga shtatori.
Qytetari: Unë thash t’i jap kështu (paratë).
Oficeri: Jo pra s’jam t’u i marr unë copa-copa (paratë) o burrë. E di sa frikë e kam këtë punë.
Hyj unë në siklet për punët e të të tjerëve për syt të ballit. Për kokë të fëmijëve, a kupton? Se secili ka telashet e veta. Ç‘a më duhet mu?
Qytetari: Me një fjalë mrena javës tjetër është e sigurt domethënë
Oficeri: Sot shkon shkresa direkte, hiqet sekuestro, e ke të lira, janë të tuat. Çështja pushohet. Merr vendimin e pushimit. Jo me mua s’ke punë asnjë gjë.
Qytetari: Rregulloheni ju vet, a kupto?
Oficeri: Ore unë asnjë qindarkë, nuk prek gjë. Sikur të duan ato me shku me ia lënë aty.
Grup 0 grup, e shkoj në punë teme. S’merrem unë me atë punë. Kam bizneset e mia. S’kam kohë me u marr me atë punë.

Reagon Manjani

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar menjëherë pas publikimit të video-skandalit.

Duke u shprehur se kjo ngjarje është e dënueshme, kreu i Drejtësisë nxit Prokurorinë për një hetim të thellë dhe të plotë për çështjen.

“Kjo është një ngjarje e dënueshme. Nxis një hetim të thellë dhe të plotë për çështjen. Është i nevojshëm një veprim energjik i ligjit”, u shpreh ministri Manjani.

/klan/a.k

Next Post
McLaren me makinën e saj të parë elektrike … për fëmijë

McLaren me makinën e saj të parë elektrike … për fëmijë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në Piraj të Lezhës, era favorizon flakët që i afrohen banesave dhe kishës së fshatit!

Zjarr në Piraj të Lezhës, era favorizon flakët që i afrohen banesave dhe kishës së fshatit!

October 1, 2026
“Në fokus lufta kundër krimit”- Ministri Demo mbledh drejtorët e Policisë dhe jep porositë: Parandalim dhe rritje e sigurisë

“Në fokus lufta kundër krimit”- Ministri Demo mbledh drejtorët e Policisë dhe jep porositë: Parandalim dhe rritje e sigurisë

October 1, 2026
“Nxirrni në treg naftën rezervë!”- Trump kërcënon Gjermaninë dhe Francën me ndalim të eksporteve

“Nxirrni në treg naftën rezervë!”- Trump kërcënon Gjermaninë dhe Francën me ndalim të eksporteve

October 1, 2026
Ylli Manjani: Ore demokratë, po Berishën pse nuk e shani me libër shtëpie tani që mbrojti armikun?

Publik është arti, jo shtrati i tyre

October 1, 2026
A është mirë nga trutë Putin? Zëdhënësi i Kremlinit tregon gjendjen që po kalon presidenti rus

Kremlini paralajmëron NATO-n: Vendosja e armëve bërthamore pranë Rusisë, do të sjellë përshkallëzim!

October 1, 2026
Nis protesta “Jo në emrin tim” në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, mbështetje për katër ish-liderët e UÇK-së!

Nis protesta “Jo në emrin tim” në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, mbështetje për katër ish-liderët e UÇK-së!

October 1, 2026
Musk në krye të një projekti të Pentagonit për të ardhmen e luftës, Hegseth zbulon ndryshimet e reja

Musk në krye të një projekti të Pentagonit për të ardhmen e luftës, Hegseth zbulon ndryshimet e reja

October 1, 2026
Ekonomia shqiptare “mbahet në këmbë” nga administrata, arsimi dhe shëndetësia

Ekonomia rritet lehtë në muajin shtator! Ndërtimi mban lart treguesin, bien industria, shërbimet dhe tregtia

October 1, 2026
Akuzat për fyerje dhe shpifje nga Adriatik Lapaj, Gjykata e Apelit i jep të drejtë Agron Shehajt

Akuzat për fyerje dhe shpifje nga Adriatik Lapaj, Gjykata e Apelit i jep të drejtë Agron Shehajt

October 1, 2026
Kalifornia ndalon zyrtarisht martesat e fëmijëve

Kalifornia ndalon zyrtarisht martesat e fëmijëve

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com