• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Prokurorët kundër ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale: Shkelet kushtetuta

by A R
29/03/2017 08:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Unioni i Prokurorëve të Shqipërisë ka shprehur shqetësimin në lidhje me ndryshimet që janë bërë në Kodin e Procedurës Penale nga Komisioni i Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë. Sipas përfaqësuesve të akuzës, ndryshimet që janë bërë bien ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, duke i dhënë gjykatës të drejtë vlerësimi, kontrollimi e vendimmarrjeje në lidhje me çështjet penale kur ato janë ende në hetim në Prokurori raporton Panorama.

Më konkretisht, në nenin 329 të Kodit të ri të Procedurës Penale parashikohet që prokurorët të konfirmojnë te gjyqtari i hetimeve paraprake vendimin e pushimit të akuzës ose të çështjes.

Pra çështja apo akuza pushohet vetëm nëse gjyqtari miraton vendimin e prokurorit, duke pasur aksesin e mundësinë të prishë çdo vendim të marrë nga organi i akuzës. Në këtë aspekt, sipas prokurorëve, kjo është në shkelje të Kushtetues, e cila njeh vetëm Prokurorinë si organ të ndjekjes penale.

Unioni i Prokurorëve thekson se ndryshimi i bërë në Kodin Penal u jep gjykatave atribute të ndjekjes penale, të cilat Kushtetuta ia njeh vetëm Prokurorisë. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nr.97, datë 20 shtator 2013, Prokuroria ka të drejtën ekskluzive të vendosë ndjekjen penale ose jo, çka do të thotë të dërgojë ose jo një çështje në gjyq, apo ta pushojë një çështje në fazën e gjykimit apo të hetimit.

Në vazhdim, drafti i Kodit nuk i lë asnjë pengesë gjyqtarit që të urdhërojë prokurorin në lidhje me formulimin e akuzës, dërgimin e çështjes në gjyq. Prokurorët i kanë paraqitur me shkrim në Komisionin e Ligjeve mendimet e tyre në lidhje me ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, duke theksuar se përveç atakimit të Kushtetutës, ndryshimet në fjalë krijojnë mbingarkesë në punën e tyre dhe sjellin zvarritje pa fund për çështjet dhe për qytetarët.

Kjo pasi mund të ketë raste kur gjyqtari i hetimeve paraprake nuk pranon një vendim të marrë nga prokurori pas 2, 6 apo 9 muajsh hetime. Në këtë mënyrë, dosja mbetet pa vendim përfundimtar ndërsa Kodi i PR. Penale i ndryshuar njeh edhe të drejtën e ankimit për vendimet e gjyqtarit të seancës paraprake, çka krijon premisa për shtyrje pa fund të çështjeve.

E gjithë kjo procedurë, parashikohet në draft, të bëhet ndërsa prokurori i ka dorëzuar aktet e çështjes në gjykatë. Por sipas Unionit, në rastet kur gjyqtari mund ta urdhërojë prokurorin të rihetojë çështjet, kjo nuk mund të ndodhë pasi prokurori nuk i ka aktet, të cilat duhet të lihen në gjykatë deri sa të merret vendimi në lidhje me ankimimin. Në analizë të draftit të ndryshimeve në K. Pr. Penale, Unioni i Prokurorëve thekson se ato janë huazuar nga Kodi i Procedurës Penale të Italisë.

Problemi, sipas përfaqësuesve të akuzës, është se në Shqipëri, organizimi i Gjykatës, Prokurorisë, sistemit gjyqësor, pushtetit gjyqësor dhe funksionimi i tyre janë krejt të ndryshme nga rasti i Italisë. Ndryshimet në K. Pr. Penale duket se bien ndesh edhe me ligjin e SPAK-ut, pjesë e Reformës në Drejtësi. Ky i fundit parashikon se prokurorët e SPAK-ut do t’i marrin vendimet për çështjet pas një analize kolektive me dhjetë kolegë, duke hedhur në votim të fshehtë vendimmarrjen.

Sipas Unionit të Prokurorëve, dërgimi për konfirmim i çdo vendimi të marrë me votë të fshehtë nga kolektivi i prokurorëve të SPAK-ut, do ta zbehte këtë procedurë të parashikuar në paketën ligjore të Reformës në Drejtësi, që kaloi në Kuvend në 2016-n./a.m.

Next Post
29 Mars 2019, data kur Britania largohet përfundimisht nga BE

29 Mars 2019, data kur Britania largohet përfundimisht nga BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
Skandali me aflatoksinën në qumësht, Sula: Bllokohen 105 tonë misër, së shpejti kontrollet në dogana bëhen vetëm online

Skandali me aflatoksinën në qumësht, Sula: Bllokohen 105 tonë misër, së shpejti kontrollet në dogana bëhen vetëm online

November 10, 2026
Ndalimi i importit të makinave të vjetra, Klosi: Nisma do zbatohet

Hiqet taksa nga nafta, por jo nga xhepat e shoferëve! Ministri Malaj shpjegon skemën e re

November 10, 2026
Meloni: Marrëveshja SHBA-Rusi për naftën është zgjedhje shumë e rrezikshme

“Të dërgojmë raketa? S’kemi asnjë” Thellohet konflikti mes Melonit dhe ministrit të Mbrojtjes

November 10, 2026
Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Qeveria sjell ligjin e ri: Gjobë deri në 300 mijë lekë për ata që kërkojnë të heshtin kritikët me padi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In