• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Prokurorët ‘dezertorë’ frikacakë para ‘Shullazit”, bëjnë si cuba përpara Donika Prelës

by Java News
21/09/2018 16:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjaft te trazuara zhvillimet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Një ditë më parë rreth orës 16:30 në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka pasur kaos dhe konflikt e është dashur ndërhyrja e policisë.

Siç raporton raport.tv, disa prej prokurorëve për të cilët kryeprokurorja Arta Marku kërkoi hetim disiplinor pasi refuzuan dosjen ‘Shullazi’ kanë kërkuar sqarime nga Prela. Ata kanë dashur ta takojnë në zyrë, por kur kjo e fundit ka refuzuar. Raportohet se ata kanë hyrë me forcë në zyrën e Prelës, ndërsa kjo e fundit ka kërkuar edhe ndihmën e policisë. Për këtë ngjarje ka edhe filmime. Situata është tensionuar aq keq sa në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka shkuar edhe Drejtori i Përgjitshëm i Policisë, Ardi Veliu.

Sipas tij, pjesë e prokurorëve që kërkonin llogari nga Prela nuk ishin vetëm tre të transferuarit në rrethe, por edhe ata për të cilët Arta Marku kërkoi transferimin. Në një kohë kur çështjen Shullazi nuk e merr askush përsipër në organin qëndror të akuzës ndodh edhe lirimi nga detyra i Sokol Stojanit.

“Arratisja” e prokurorit që futi në ngërç dosjen Shullazi

Caktimi i Elisabeta Imerajt si drejtuese e komanduar në prokurorinë e Tiranës dhe largimi 4 javë më pas i prokurorit Eneid Nakuci me një shpjegim për eprorët e tij se është i sëmurë dhe po kurohet jashtë vendit pa treguar se ku, ka futur në kaos prokurorinë e krimeve të rënda në lidhje me përfaqësimin në gjyq të akuzës për dosjen Shullazi.

Pak ditë para seancës gjyqësore të shtatorit për dosjen “Shullazi” prokurori Nakuci ka njoftuar me një letër eprorët e tij se ndihej shumë sëmurë dhe po largohej jashtë vendit për t’u kuruar.
Prej atij momenti administrate e krimeve të rënda është munduar të lidhet në telefon me prokurorin Nakuci por ai i ka të fikur edhe dy telefonat celularë. Është pikërisht kjo situatë e krijuar me largimin e Nakucit që pamundësoi zhvillimin normal të seancës dhe përfaqësimin e akuzës në fazën e diskutimeve përfundimtare ku ndodhet proces.
Eneid Nakuci është prokuror Magjistrat dhe prej 2011 ai ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë. Së fundmi ai ka qenë pjesë e dosjes ndaj Emiliano Shullazit si dhe ka qenë prokuror i cili po hetonte KlemenT Balilin të cilësuar nga mediat greke si ‘Eskobari Ballkanit’.
Jo vetëm dosja ndaj Shullazit por edhe dosjet e tjera hetimore përfshi dhe atë ndaj Klement Balilit me largimin e Nakucit janë future në ngërc. Për të zëvendësuar Nakucin eprorja e tij Donika Prela drejtuesja e komanduar tek krimet e rënda ka kërkuar ta zëvendësojë mungesën e tij me short me kolegët e Nakucit që janë në detyrë.

Por ata kanë refuzuar shortin duke argumentuar se si Nakuci dhe Imeraj janë sërish prokuror dhe nuk ka asnjë dokument që vërteton si sëmundjen e Nakucit apo dhe pamundësinë e Imerajt për të përfaqësuar prokurorin në fazën e pretencës në një dosje të hetuar prej saj.

Me këtë argument ata janë ndëshkuar duke u vënë në hetim disiplinorë nga prokuroria e përgjithshme ndërsa mbetet mister fakti se përse nuk ka një hetim disiplinorë për Nakucin i cili në mënyrë të dyshimtë u sëmurë dhe u braktisi punën duke fikur edhe telefonat celularë. raport.tv

ma.me

Next Post
Arrestimi i Fran Frrokut/ Edi Paloka kërcënon sërish: Rama, bëji mirë llogaritë, ndryshe…

A do qëndrojnë bashkë Idrizi-Dule? Paloka: I kemi për të larguar Ramën, jo për të qeverisur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave,  kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave, kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

September 19, 2026
Avionët luftarakë ngrihen në aksion pas shkeljes së hapësirës ajrore mbi Camp David, aty ku po qëndronte Trump

Avionët luftarakë ngrihen në aksion pas shkeljes së hapësirës ajrore mbi Camp David, aty ku po qëndronte Trump

September 19, 2026
Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

September 19, 2026
Majko: Opozita boll shëtiti rrugët, t’i përvishemi punës së bashku

Ku gabuam…?

September 19, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Kazerma e GJKKO-së së Shkallës së Parë duhet bojkotuar komplet!

September 19, 2026
Dokumenti zbardh takimin sekret në Hagë, Jack Smith i shpallte të dënuar me burgim të përjetshëm ish-krerët e UÇK-së që në vitin 2020

Dokumenti zbardh takimin sekret në Hagë, Jack Smith i shpallte të dënuar me burgim të përjetshëm ish-krerët e UÇK-së që në vitin 2020

September 19, 2026
Tirana në qendër të sigurisë SHBA-Europë, FBI sjell në Shqipëri ekspertët për krimin, terrorizmin, dronët dhe paratë e krimit

Tirana në qendër të sigurisë SHBA-Europë, FBI sjell në Shqipëri ekspertët për krimin, terrorizmin, dronët dhe paratë e krimit

September 19, 2026
NATO përgatitet për skenarin e sulmit ndaj një vendi anëtar, Cavo Dragone zbardh planet e mbrojtjes

NATO përgatitet për skenarin e sulmit ndaj një vendi anëtar, Cavo Dragone zbardh planet e mbrojtjes

September 19, 2026
Ndizen sirenat e alarmit! Pikaset avion mbi Camp David ku po qëndronte Trump, F-16 ngrihet në ajër për ta larguar nga zona e kufizuar

Ndizen sirenat e alarmit! Pikaset avion mbi Camp David ku po qëndronte Trump, F-16 ngrihet në ajër për ta larguar nga zona e kufizuar

September 19, 2026
“Do të vazhdojmë betejën për drejtësi”, Hamza viziton familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi

“Do të vazhdojmë betejën për drejtësi”, Hamza viziton familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com