• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Projektvendimi: Nga 61 ujësjellësa do të jenë vetëm 15 në të gjithë vendin

by A R
11/05/2022 14:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka prezantuar sot projektvendimin e qeverisë, sipas të cilit, 61 ujësjellësat që janë në bashkitë e vendit, do të jenë vetëm 15 në të gjithë territorin.

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë, Balluku tha se në këtë mënyrë do të menaxhohen më mirë financat por edhe resurset ujore. Ndërsa theksoi se Ministria e Infrastrukturës do të jetë aksioni mazhoritar në të 15 ujësjellësit e vendit që do të krijohen.

“Ujësjellësat, përveç faktit që ka pasur një investim të rëndësishëm në gjithë territorin shqiptar dhe disa prej tyre kanë arritur sot të performojnë sipas kërkesave dhe gjithë treguesve që duhet të përmbushin, nga ana tjetër ne nuk kemi qenë të kënaqur me performancën dhe menaxhimin që është bërë nga pushteti vendor. Për këtë arsye, pas një analize shumë të gjatë, AKUM ka bërë një propozim pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për të nisur një agregim të sistemit të ujësjellësave.

Pra, nga 61 ujësjellësa që ndodhen në 61 bashkitë, të kalojmë me 15 ujësjellësa qëndrorë të cilët do të mirëmenaxhojnë financat, mirëmenaxhojnë të gjitha burimet natyrore të cilat kanë nën mbikëqyrjen e tyre dhe mbi të gjitha, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të jetë aksioneri mazhoritar i secilit prej 15 ndërmarrjeve duke bërë kështu një mirëmenaxhim të të gjithë situatës, duke nisur nga kreditë e shumta që janë marrë gjatë gjithë kohës të tranzicionit, por mbi të gjitha për të vënë në jetë të gjitha politikat përsa i përket sistemit të ujësjellësave dhe të ujërave të ndotura. Menjëherë pas zbardhjes në Fletoren Zyrtare, do të nisë kjo reformë e thelluar, hapat e parë janë hedhur”, tha ministrja Belinda Balluku.

/a.r

Next Post
Tjetër ngjarje e rëndë me turistët në vend, bie në humnerë francezi në Mat

Tjetër ngjarje e rëndë me turistët në vend, bie në humnerë francezi në Mat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com