• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Projektligji për Sigurinë Publike, detyron bizneset të vendosin kamera sigurie

by Lorenc Vangjeli
27/11/2015 11:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Projektligj i shumëpër folur për sigurinë publike është sjellë në Kuvend. Ky projektligj parashikon që ambientet publike, apartamentet dhe një kategori e caktuar e bizneseve të pajisen me kamera sigurie të cilësisë së lartë, me sisteme alarmi që të lidhen me policinë si edhe mjete të tjera sigurisë. Në rast se këto nuk zbatohen, projektligji parashikon gjoba për ato subjekte që nuk kanë marra masa për të mbrojtur territorin e tyre dhe për garantimin e sigurisë përmes vendosjes së kamerave dhe elementëve plotësues të sigurisë. Projektligji është hartuar me 4 krerë dhe 21 nene.

Në projektligj janë përcaktuar subjektet private, të cilat detyrohen të marrin masa shtesë sigurie. Do të detyrohen të marrin masa sigurie subjektet që kanë selinë, mjediset e punës dhe ushtrojnë aktivitetin tregtar në vende të ekspozuara ndaj rrezikut të shtuar për sigurinë, sipas vlerësimit të analizës së riskut të bërë nga Policia e Shtetit. Subjektet që kanë mbi 50 punonjës dhe/ose frekuentues që, në mënyrë të vazhdueshme, akomodohen apo frekuentojnë në të njëjtën kohë një mjedis të hapur ose të mbyllur; subjektet që ushtrojnë aktivitet tregtar nga ora 23:00 deri 06:00; subjektet që kanë aktivitet ekonomik, xhiroja vjetore e së cilës është mbi 10 milionë lekë; subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e lojërave të fatit; subjektet që administrojnë mjedise të hapura apo të mbyllura për fëmijë, si: shkolla, kënde lojërash dhe që vlerësohen nga Policia e Shtetit si burim rreziku i shtuar; subjektet që kryejnë veprimtari transporti publik (udhëtarësh, nxënësish) dhe të mallrave të rrezikshme.

Në nenin 5 parashikohet detyrimi i subjekteve publike për marrjen e masave shtesë të sigurisë në sheshet publike, parqet, këndet e lojërave, parkimet, në mjediset e hapura apo të mbyllura që kanë në administrim apo pronësi dhe që sipas vlerësimit të Policisë së Shtetit, përbëjnë burim rreziku të shtuar për rendin dhe sigurinë publike. Në projektligj është parashikuar procedura për pajisjen me sisteme sigurie ku subjektet për vendosjen dhe mirëmbajtjen e sistemit të kamerave dhe pajisjeve të teknologjisë së lartë duhet të jenë të regjistruara në Regjistrin Kombëtar Tregtar dhe në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit.

Projektligji parashikon edhe sanksionet për kategoritë e subjekteve, të cilat shkelin detyrimet që i ngarkon ky projektligj. Duke pasur si synim ndërgjegjësimin e subjekteve për rëndësinë e marrjes së masave shtesë të sigurisë janë vendosur sanksione mbi subjektet të cilat nuk i kanë marrë masat shtesë të sigurisë, duke u vendosur gjobë, sipas kategorive të bizneseve dhe konkretisht për biznesin e madh, nga 50 mijë lekë deri në 100 mijë lekë dhe për biznesin e vogël nga 5 mijë deri në 20 mijë lekë. Gjithashtu, si sanksion është dhe heqja e “Vërtetimit të sigurisë”, nëse pas 60 ditëve nga vendosja e gjobës, subjekti nuk përmbush detyrimet e përcaktuara në projektligj dhe si masë e fundit është dhe njoftimi i autoritetit përgjegjës për pezullimin/ mbylljen e aktivitetit të subjektit që nuk përmbush detyrimet. Sanksionet e përcaktuara në këtë projektligj do të vihen në zbatim me kalimin e 1 viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji./Balkanweb

Next Post

Përzgjedhja njëngjyrëshe e "shënjestrës"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 20 Dhjetor 2025

December 19, 2025
I vunë eksploziv në banesë, objektivi është nipi i ish- zv.Prokurorit të Përgjithshëm

I vunë eksploziv në banesë, objektivi është nipi i ish- zv.Prokurorit të Përgjithshëm

December 19, 2025
Çmimet e ushqimeve / Po na vjedhin spekulantët, jo Vladimir Putin!

Dhurimi i ushqimeve do përjashtohet nga taksat, sot paguhet TVSH dhe tatim mbi të ardhurat

December 19, 2025
“Jemi të kënaqur me rezultatin”, Rama për POLITICO: Nuk do ta zgjasim ndalimin e TikTok

“Jemi të kënaqur me rezultatin”, Rama për POLITICO: Nuk do ta zgjasim ndalimin e TikTok

December 19, 2025
Berisha paralajmëron grevë urie: Nuk ka rrugë tjetër për rrëzimin e Ramës

Berisha paralajmëron grevë urie: Nuk ka rrugë tjetër për rrëzimin e Ramës

December 19, 2025
Spiropali mbyll vizitën në Athinë: Për Shqipërinë, zgjerimi është mekanizëm zhvillimor

Spiropali mbyll vizitën në Athinë: Për Shqipërinë, zgjerimi është mekanizëm zhvillimor

December 19, 2025
74-vjeçari në makinë përplas për vdekje 67-vjeçarin me biçikletë në aksin Velipojë-Shkodër

74-vjeçari në makinë përplas për vdekje 67-vjeçarin me biçikletë në aksin Velipojë-Shkodër

December 19, 2025
Kristin Cabot flet për herë të parë pas skandalit në koncertin e Coldplay: Çmimi që zgjodha të paguaja

Kristin Cabot flet për herë të parë pas skandalit në koncertin e Coldplay: Çmimi që zgjodha të paguaja

December 19, 2025
I organizuar nga Suel Çela takimi i Salianjit në Elbasan?! “Kemi pasur informacione..” Berisha: Vija e kuqe e PD, kundër çdo bashkëpunimi me organizata kriminale

Berisha mbledh aleatët në selinë blu, komenton çështjen e Ballukut

December 19, 2025
Rama mbledh qeverinë, e pranishme dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku

Rama mbledh qeverinë, e pranishme dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In