Përmirësimi i shërbimeve dhe rritja e sigurisë publike janë në qendër të projektligjit të ri “Për Policinë Bashkiake”, i cili synon forcimin e rolit të strukturave vendore dhe rritjen e efikasitetit të tyre në shërbim të qytetarëve.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, nisma, pas konsultimit publik pritet të diskutohet në Këshillin Konsultativ me pushtetin vendor.
“Përmirësimi i shërbimeve dhe rritja e sigurisë publike janë në qendër të projektligjit të ri për Policinë Bashkiake. Përmes këtij vizioni, forcojmë rolin e strukturave vendore duke i bërë ato më efikase, profesionale dhe me standarde të njëjta në çdo bashki, përmes një organizimi të Policisë Bashkiake në dy nivele: qendror dhe vendor.”, thekson ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, në një postim në rrjetet sociale.











