• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Projektligj për minoritetet, MPJ bashkëpunim dhe konsultime me të gjithë aktorët

by Java News
01/07/2016 20:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të përgatitjes së projektligjit për minoritetet, në mjediset e MPJ-së u organizua një takim me anëtarë të Komitetit Shtetëror të Minoriteteve, përfaqësues të shoqatave të pakicave, shoqërisë civile dhe organizatave ndërkombëtare në prani të Zëvendësministres së Punëve të Jashtme Odeta Barbullushi, Sekretarit të Përgjithshëm Qirjako Qirko dhe drejtues të tjerë të këtij institucioni.

Sipas njoftimit për shtyp, tryeza e rrumbullakët pati si qëllim shprehjen e vullnetit të Qeverisë shqiptare për përmirësimin e kuadrit ligjor mbi pakicat, prezantimin e nismës për hartimin e projektligjit dhe marrjen e kontributeve të përfaqësuesve të shoqatave të pakicave, shoqërisë civile dhe organizatave ndërkombëtare.

Në hapje të tryezës së diskutimeve, Sekretari i Përgjithshëm Qirjako Qirko falënderoi pjesëmarrësit, duke theksuar se kontributi i tyre është thelbësor në kuadër të procesit të hartimit të projektligjit mbi të drejtat e pakicave.

Zëvendësministrja Barbullushi, e cila përshëndeti këtë event, theksoi se institucionet shqiptare janë të angazhuara për përmirësimin e vazhdueshëm të standardeve, për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut, pjesë përbërëse e të cilave janë dhe të drejtat e pakicave.

Barbullushi theksoi se për realizimin e një procesi gjithëpërfshirës dhe efektiv është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi dhe konsultimi i të gjithë aktorëve, përfshirë shoqatat e pakicave, shoqërinë civile, organizatat ndërkombëtare.

Gjatë takimit u theksua fakti se angazhimi i përbashkët dhe serioz i të gjithë aktorëve në procesin e përmirësimit të kuadrit ligjor mbi pakicat do të shërbejë për trajtimin e çështjeve që lidhen me to, arritjen e standarteve të mëtejshme për zbatimin e të drejtave të tyre, të cilat përkojnë gjerësisht edhe me angazhimet tona në kuadrin e procesit të integrimit evropian.

Përfaqësuesit e shoqatave të pakicave përshëndetën dhe vlerësuan njëzëri nismën e ndërmarrë nga Qeveria shqiptare dhe Ministria e Punëve të Jashtme për përmirësimin e kuadrit ligjor mbi pakicat, përmes hartimit të një ligji specifik për të drejtat e tyre.

Përfaqësuesit e shoqatave të pakicave dhe shoqërisë civile vunë theksin te njohja ligjore e pakicave, garantimin efektiv të të drejtave civile dhe politike, të të drejtave gjuhësore dhe arsimore, përfaqësimit publik etj, duke shprehur besimin se ligji i ri dhe aktet nënligjore në zbatim të tij do t’i adresojnë këto çështje./a.k

Next Post

Horoskopi 2 Korrik 2016

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In