• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Projekti pilot për ujitjen, 4 bashki firmosin marrëveshjen, Çuçi: Synohet që të krijohen modele të mirëmenaxhimit

by Java News
11/07/2019 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lushnja, Divjaka, Roskoveci dhe Konispoli janë përzgjedhur si 4 Bashki pilot për zbatimin e projektit “Asistencë Teknike për Përmirësimin e Performancës, Monitorimit dhe Vlerësimit të Ujitjes në Nivel Bashkiak, projekt ky i financuar nga Banka Botërore në kuadër të projektit të madh për Burimet Ujore dhe Ujitjen që po realizohet në Shqipëri.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Bledi Çuçi, nënshkroi marrëveshjen me kryetarët e këtyre katër bashkive. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të Bankës Botërore dhe konsorciumit që po implementon projektin.

Gjatë fjalës së tij ministri Çuçi tha se bujqësia shqiptare është zhvilluar vitet e fundit edhe për shkak të investimeve të shumta që janë bërë për rehabilitimin e infrastrukturës ujitëse dhe kulluese.

“Shifrat flasin vetë. Tashmë ne kemi 240 mijë hektarë tokë në mbarë vendin që vaditen falë rehabilitimit të kanaleve të ujitjes. Tani kemi hyrë në fazën që duhet t’i përdorim me sa më shumë efiçencë këto burime të krijuara”, tha ministri Çuçi.

Në vijim të fjalës së tij ai pati edhe një thirrje për kryebashkiakët e rinj të Shqipërisë, për të zgjedhur një zv.kryetar të posaçëm që do të merret vetëm me çështje të bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Me zbatimin e këtij projekti në 4 bashkitë pilot, synohet që të krijohen modele të mirëmenaxhimit të ujitjes, të cilat do të zbatohen më pas në të gjitha bashkitë e vendit. Projekti i Burimeve Ujore dhe Ujitjes është një nga investimet më të mëdha që është bërë ndonjëherë në për ujitjen dhe kullimin në Shqipëri, me vlerë rreth 56 milionë Euro.

Për fat të mirë ne kemi tashmë një Strategji për Ujitjen dhe Kullimin, të përgatitur nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, me asistencën teknike të projektit të financuar nga Banka Botërore. Operacionalizimi i sistemit të ujitjes në nivel fermeri mbetet një nga sfidat e rëndësishme të këtij projekti.

g.kosovari

Next Post
‘Pakti për universitetin’, Manastirliu: Nisin praktikat klinike verore për studentët

‘Pakti për universitetin’, Manastirliu: Nisin praktikat klinike verore për studentët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PE miraton raportin e progresit për Shqipërinë! Schieder: Integrimi në BE më 2030, objektiv realist

Raportuesi Schieder: Shqipëria është pararendëse e procesit të zgjerimit, jemi në fazën e fundit të garës

September 28, 2026
“Institucionet nuk konkurrojnë, por bashkëpunojnë”, Begaj reagon pas mbledhjes për SHISH

“Institucionet nuk konkurrojnë, por bashkëpunojnë”, Begaj reagon pas mbledhjes për SHISH

September 28, 2026
Pentagoni deklasifikon 71 dosje për UFO-t: Objektet misterioze mbeten pa shpjegim

Pentagoni deklasifikon 71 dosje për UFO-t: Objektet misterioze mbeten pa shpjegim

September 28, 2026
Vuçiç akuzohet se po përdor Milan Radoiçiçin dhe rrjetin e tij kriminal për të manipuluar zgjedhjet lokale

“Jeni vend me të kaluar të dhunshme!” CNN vë në siklet Vuçiçin për luftërat e Serbisë dhe Mlladiçin

September 28, 2026
“Jam Taulant Balla, më duhen 100 mijë euro”, si dy tentuan t’i marrin Armando Dukës 100 mijë dy mashtruesit në Tiranë

“Jam Taulant Balla, më duhen 100 mijë euro”, si dy tentuan t’i marrin Armando Dukës 100 mijë dy mashtruesit në Tiranë

September 28, 2026
Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë, i pranishëm edhe kreu i SPAK: Pritet deklarata e Presidencës!

Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë, i pranishëm edhe kreu i SPAK: Pritet deklarata e Presidencës!

September 28, 2026
Italia vendos çmim tavan për naftën: Një litër, jo më shumë sesa 2,19 euro (…201 lekë)

Italia vendos çmim tavan për naftën: Një litër, jo më shumë sesa 2,19 euro (…201 lekë)

September 28, 2026
Organizatori i pritjes së Ramës në Michigan: Nëse vendos të kandidoj në Pukë, do ta shohim në fushë

Organizatori i pritjes së Ramës në Michigan: Nëse vendos të kandidoj në Pukë, do ta shohim në fushë

September 28, 2026
Ish-presidenti François Hollande bie pre e një grabitjeje, dy të arrestuar

Ish-presidenti francez rikthehet në skenën politike: Të bashkohemi për të mundur Le Pen

September 28, 2026
Hiri nga Etna, vijon për të tretën ditë radhazi pezullimi i fluturimeve në aeroportin e Catanias

Hiri nga Etna, vijon për të tretën ditë radhazi pezullimi i fluturimeve në aeroportin e Catanias

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com