Në kuadër të Paktit për Universitetin, Ministria e Shëndetësinë dhe Mbrojtjes Sociale ka mundësuar për studentët e Fakultetit të Shkencave Teknike Mjekësore kryerjen e praktikës klinike në Laboratorin Qendror të Programit të Kontrollit Mjekësor Baze.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook ka njoftuar se 12 studentët e parë po kryejnë praktikën klinike në laborator.
“12 të parët po përfundojnë praktikën. Cikli vijon me studentët e tjerë deri në fund të verës. 116 studentë të Fakultetit të Shkencave Teknike Mjekësore, të degës Teknikë Laboratori do të kryejnë praktikat klinike verore pranë këtij laboratori” – thotë Manastirliu.
Për secilin prej studentëve kjo eksperiencë do të njihet si eksperiencë pune.