• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Projekti për stadiumin e ri/ Arkitektët Besnik Aliaj e Artan Shkreli thumbojnë njëri tjetrin

by Java News
01/05/2016 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një koment i arkitektit Besnik Aliaj lidhur me projektin për shembjen e stadiumit “Qemal Stafa” dhe ndërtimin e një tjetri të ri mbi të, me kullë dhe qendra tregtare, duket se ka patur si objekt “thumbimi” arkitektët që qëndrojnë pranë Ramës.

Sipas Aliajt ata po veprojnë me dy standarde.

Shkruante Aliaj disa ditë më parë në profilin e tij në Fb:

“As komunizmi nuk e preku arkitekturen “fashiste” te bulevardit dhe stadiumit. Edhe kur nderhyri beri nje shtese anesore per nevojat e sportit por nuk preku aspak stadiumin dhe arkitekturen ekzistuese te tij.

As qeverite demokratike te Italise te pas luftes nuk preken arkitekturen dhe stadiumet “fashiste” te kohes se Musolinit. Mos mendoni se ishte rastesore. Historia eshte histori dhe dokumentohet! Politika dhe interesat vene e vijne. Kombi mbetet aty!

Madje ne se ke mbrojtur dje Piramiden, sot duhet te mbrosh edhe Stadiumin me te njejtin standard ndryshe je me dy standarde!

Mos te shkaterrojme dhe talibanizojme edhe ate pak histori e identitet qe na ka mbet !”.

Ky koment duket se ka ngacmuar këshilltarin e kryeministrit Rama, Artan Shkreli, i cili i është përgjigjur:

“Pjesa monumental e stadiumit nuk do prishet si rezultat i nje impenjimi tonin te gjate e larg prozhektoreve, impenjim qe filloi qe nga vendimi I Berishes per shkaterrim akritik te tij; kur asnje prej “mbrojtesve” nuk u ndje. Me dy standarde jane ata qe milituan dje per te prishur piramiden, veper monumentale shqiptare, e mbrojtur njesoj si stadiumi dhe sot”.

Besnik Aliaj: “Artan hiq dore nga gjuha me Berishe e Rame. Jemi profesioniste. Per piramiden kam dale ne mbrojtje. ne se e ke per te tjere thuaje. por ndertimi i stadiumit te ri mbi nje stadium ceremonial te Bossio eshte gabim dhe vetem gabim, po aq sa ata qe donin te ndertonin parlamemtin mbi piramide. une vete e kam thene kete ne opinion, ne reviste ne gazete me shkrim e me ze e fytyre. berishen aty e ke shko thuaja i del vete zot vetes ai. ska nevoje per mua. dhe as marr persiper ta mbroj. por bindjet e mia une nuk i lidh me askend. natyrisht debatin nuk e personalizoj pro flas ne parim. te keshiklloj te shikosh idete qe po hidhen ne treg. te prishim stadiumin se eshte fashist. ky projekt ka shume probleme dhe ti duhet te mbash qendrim se je profesionist. natyrisht nuk te kerkoj te besh harakiri. por sic e ke evene re asnjehere nuk kam share ofenduar as ty as njeri”.

Artan Shkreli: “Nuk permenda ty, pasi mendoj se statusi yt eshte parimor, por pikerisht se i tille besoj se lexohet edhe nga Adame te vonuar, qe sic duan te mbrojne me te drejte stadiumin, duan te shuajne pa te drejte historine e mbrojtjes se tij, por dhe te tjerave. Mos e merr personale pasi une e njoh rolin tend ne kete drejtim.”/Mapo

Next Post

Më shumë se 35 miliardë dollarë! Ky është objekti më i shtrenjtë në botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In