• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Më shumë se 35 miliardë dollarë! Ky është objekti më i shtrenjtë në botë

by Java News
01/05/2016 19:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Hinkley do të jetë objekti më i shtrenjtë në botë, hamendësimet më të përafërta thonë se Hinkley do ta kalojë koston prej 35 miliardë dollarësh”, tha organizata bamirëse e mjedisit Greenpeace muajin e shkuar kur lançoi një peticion kundër projektit.

Kjo shifër përfshin një vlerësim që përfshin edhe interesat për paratë e marra borxh, por shpenzimet që do të bëhen për Hinkely C janë aq të mëdha saqë është thuajse e pamundur të llogariten me saktësi në fund.

Edhe nëse qëndrojmë vetëm te shpenzimet e ndërtimit, çmimi mbetet ende i lartë, kontraktori kryesor EDF thotë se do të jenë 26 miliardë dollarë, shkruan Express.

Me kaq para mund të ndërtohet një pyll i vogël në Burj Khalifas – ndërtesën më të lartë të botës në Dubai. Madje edhe Large Hardon Collider, sistemi më i madh në botë i përshpejtimit të grimcave që shtrihet në kufirin Francë, Zvicër që synon të zbulojë sekretet e universit ka kushtuar vetëm 5.8 miliardë dollarë.

Ura më e shtrenjtë e ndërtuar ndonjëherë është ura në Gjirin Oakland në San Françisko, projektuar t’i rezistojë tërmetit më të fuqishëm që sizmiologët presin të ndodhë në 1500 vitet e ardhshme. Kostoja është 6.5 miliardë dollarë.

Por përse është Hinkley C kaq i shtrenjtë?

“Impiantet e energjisë bërthamore janë pajisje shumë të ndërlikuara, më të ndërlikuarat që njeriu mund të bëjë,” thotë Steve Thomas, profesor i nderuar i politikës energjetike të Universitetit Grinuiç.

“Kostoja e impianteve bërthamore priret të shtohet përgjatë historisë ndërsa ndodhin aksidente dhe ne projektojmë masat për t’u përballur me rrezikun”.

Në krahasim, stacioni më i ri bërthamor i Mbretërisë së Bashkuar, Sizewell B, i ndërtuar në 1995, kushtoi vetëm 3.4 miliardë dollarë ose 6 miliardë dollarë me çmimet e sotme.

Asnjë impiant bërthamor nuk është përfunduar në Europë këtë shekull, ato që janë ndërtuar në vitet e fundit kanë qenë në vende si Kina dhe India dhe Thomas beson se shifrat për këto, nëse ekzistojnë, nuk janë të besueshme.

Po ndërtesat historike, të themi Piramida e Madhe e Gizës do të ketë kushtuar më tepër se Hinkley C?

Të zbulosh koston e diçkaje që është ndërtuar më se 4500 vite më parë ka shumë sfida, por në vitin 2012 kompania “Turner Contruction” vlerësoi se do të mund t’i ndërtonte piramidat sot për një kosto 1.1-1.3 miliardë dollarë.

Nga këto 730 milionë dollarë do të shkonin për gurë dhe 58 milionë dollarë për 12 vinça. Megjithatë, kompania vlerësoi se do të duheshin 600 punëtorë, atëherë u deshën 20,000 persona për të ndërtuar piramidën dhe kur vinçat nuk ekzistonin, por zëvendësoheshin nga mjete të tjera më pak të sofistikuara.

Po kostoja e Faraonit Khufu? Për dy dekada, punëtorët besohej se kanë punuar në piramidë çdo katër muaj të vitit, gjatë përmbytjes vjetore të Nilit kur fushat ku ata punonin përmbyteshin. Kjo i bie të jetë plot 48.4 milionë ditë pune. Për më tepër, 4000 persona besohet të kenë punuar gjithë vitin, duke e çuar kështu në 77.6 milionë ditë pune. Duke përdorur si pagë minimale të Egjiptit 5.73 dollarë dita, kjo e çon koston në 445 milionë dollarë.

Duke përdorur metodat moderne të punës nuk është edhe aq e çuditshme sa duket. Një mbishkrim i kohës thotë se punëtorët merrnin 10 copa buke në ditë dhe një kanoçe birrë. Provat arkitekturore sugjerojnë se ndërtuesit e piramidave merrnin edhe mish e peshk dhe në Egjiptin modern 10 copa buke, një kanoçe Coca-Cola dhe një racion bifteku ose peshku, kushtojnë 5.80 dollarë.

Për më tepër që Faraoni nuk pagoi për materialet bazë.

“Mbreti zotëronte të gjitha guroret”, thotë Joyce Tyldesley, profesore e Egjiptologjisë në Universitetin e Mançesterit. “Ai nuk mund ta shiste këtë – askush nuk dinte ta përdorte. Pallatet e tij dhe tempujt përbëheshin nga tulla balte, po kështu edhe shtëpitë e njerëzve. Askush nuk e shihte si të dobishme ta përdorte këtë, ndaj ishte një burim i hapur”.

Ajo mendon se puna ishte e lirë gjithashtu. Faraoni paguante me ushqimin që e kishte mbledhur në formë taksash.

Në çfarëdo skenari, një faturë prej 650 milionë dollarë në paga nuk llogaritet aspak me Hinkley C.

Muri i Madh Kinez ka qenë një projekt edhe më i madh se piramida. I gjatë 8,851 kilometra, ka pasur një masë edhe më të madhe. Por është në fakt një grup i madh muresh të bëra bashkë për dy mijëvjeçarë ndaj ka një përcaktim disi të gjerë për një “objekt”, transmeton Shqip.

Një projekt aktual, duket se është në të njëjtën kosto me stacionin bërthamor. Familja mbretërore e Arabisë Saudite po rinovon Xhaminë e Madhe të Mekës me një kosto prej 23 miliardë dollarësh. Por kjo përfshin një rrugë dhe një linjë të re hekurudhore dhe nuk është një objekt. Me vetëm dy reaktorë, kostoja e Hinkley C duket mjaft e fryrë.

Por cilido që të jetë objekti më i shtrenjtë në tokë, nëse ngremë sytë nga qielli është diçka që i eklipson të gjitha të tjerat. Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar me një kosto prej 110 miliardë dollarësh.

Next Post

Në Kosovë, 33 për qind e fëmijëve jetojnë në varfëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In