• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Projekti për ndihmën ekonomike drejt ristrukturimit, kërkohet shtyrje deri në dhjetor 2022

by Java News
02/03/2021 08:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria shqiptare ka kërkuar që projekti për modernizimin e asistencës sociale që po mbështetet nga Banka Botërore të zgjatet me një afat 18 mujor dhe të mbyllet përfundimisht në dhjetor të vitit 2022.

Në një kërkesë për ristrukturim të projektit që sipas dokumenteve origjinale duhet të mbyllej në mes të këtij viti qeveria jep edhe argumentet e saj duke vënë të parën pandeminë e COVID-19 që ka vështirësuar proceset e nevojshme në terren.

Në dokumente thuhet se deri vonë vlerësimet për ecurinë e projektit kishin qenë të kënaqshme por problematikat e para u ndjenë me tërmetin e nëntorit të vitit 20019 dhe më pas me pandeminë.

“Pandemia COVID-19 ndikoi negativisht në përparimin e projektit : (i) Bllokimet në të gjithë vendin të imponuara nga Qeveria e Shqipërisë (Qeveria e Shqipërisë) për të parandaluar përhapjen e COVID-19 rezultoi në kufizime fizike dhe sociale (veçanërisht për personat me aftësi të kufizuara) që çoi në vonesa në zbatimin e projektit, (ii) Qeveria Shqiptare përjetoi kufizime buxhetore domethënëse për shkak të tërmetit në nëntor 2019 dhe pandemisë Covid-19, e cila rezultoi në një nën alokim të fondeve në linjat buxhetore që do të kontribuonin në arritjen e treguesve; dhe (iii) Qeveria ngriti shqetësimet në lidhje me rreziqet e reputacionit që lidhen me nxitjen e reformave institucionale komplekse në një mjedis kaq të paqëndrueshëm” thuhet në dokument.

Projekti për modernizimin e asistencës sociale nisi për herë të parë në vitin 2012 deri në vitin 2018 me një fond 43.989 milionë dollar. Më pas projekti u zgjat edhe me një fazë të dytë që nisi nga tetori 2018 deri në 30 qershor 2021. Të padisburuara aktualisht mbeten 8.23 milionë dollar ndërkohë që në këtë fazë të dytë fondi origjinal ishte 11 milionë dollar.

Projekti në këtë fazë të dytë ishte i përqendruar tek kriteret e disbursimit për ndihmën ndaj personave me paaftësi, bazuar në modelin social, të tre rajoneve që përfaqësojnë gjysmën e popullatës së vendit (Elbasani, Durrësi, Tirana), përmirësimin e aksesit të personave me aftësi të kufizuar në shërbimet sociale shtetërore në qendrat rajonale ku vendosen kriteret e përfitimit, promovimi i përfshirjes sociale të ndihmës ekonomike në periudhën që del nga program dhe përmirësimi i kontrollit dhe mbikëqyrës së ndihmës për aftësi të kufizuar./ Monitor

g.kosovari

Next Post
Rama nxjerr pamjet: Ja si do të jetë godina e re e maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’

Rama nxjerr pamjet: Ja si do të jetë godina e re e maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Djali lindi me refluks të gradës së tretë”, Olta Boka ndan episodin sfidues

“Djali lindi me refluks të gradës së tretë”, Olta Boka ndan episodin sfidues

December 23, 2025
Gjoba deri në 1,000 euro për gjermanët që përpiqen të shmangin shërbimin ushtarak

Gjoba deri në 1,000 euro për gjermanët që përpiqen të shmangin shërbimin ushtarak

December 23, 2025
Rindërtimi, qeveria akordon mbi 750 milionë lekë për Kurbinin, Durrësin dhe Shijakun

Rindërtimi, qeveria akordon mbi 750 milionë lekë për Kurbinin, Durrësin dhe Shijakun

December 23, 2025
Prefekti bëhet “gardian” i territorit, krijohet për herë të parë “Prefekti Detar”

Prefekti bëhet “gardian” i territorit, krijohet për herë të parë “Prefekti Detar”

December 23, 2025
Trajnerit të Polonisë i “del në ëndërr” Shqipëria: Në eliminatoret e shkuara na lanë prapa…

Trajnerit të Polonisë i “del në ëndërr” Shqipëria: Në eliminatoret e shkuara na lanë prapa…

December 23, 2025
Këshilli i Ministrave miraton projektligjin për vullnetarizëm, ja çfarë përfshin

Ndryshon Buxheti, Qeveria blen ambasadë në Londër, shpërblen pensionistët dhe shlyen borxhet e bashkive

December 23, 2025
Festat boshatisin Shqipërinë, nëntori shënon rekord daljesh jashtë vendit

Festat boshatisin Shqipërinë, nëntori shënon rekord daljesh jashtë vendit

December 23, 2025
Agjenti digjital, informacion dhe vetërregullimi

Atreiu, Mikele Plaçido dhe heroizmi pa ide

December 23, 2025
Maliq, makina përplas 65-vjeçarin me biçikletë, dërgohet në spital!  Gjendja e tij shëndetësore e rëndë

Maliq, makina përplas 65-vjeçarin me biçikletë, dërgohet në spital! Gjendja e tij shëndetësore e rëndë

December 23, 2025
Nuk ndryshon norma e interesit, guvernatori Sejko: Pritet rritje ekonomike!

Guvernatori i BSH, Sejko: Ekonomia ka pasur ecuri pozitive

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com