• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Projekti për ndërtimin e “Polit Qeveritar”, Rama: Akomodohen mbi 20 institucione me 13 mijë punonjës

by A R
09/01/2025 12:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me përfaqësues të sipërmarrjes dhe sektorit bankar, ku u prezantuan projektet e para të zhvillimit të pronave publike shqiptare nga sipërmarrjet private përmes konkurseve ndërkombëtare.

Në një projektet e prezantuara ishte edhe ndërtimi i polit qeveritar ku do të akomodohen mbi 20 institucione, në të cilat do të punojnë mbi 13 mijë punonjës. Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama është shprehur se shteti do të jetë partner i pronarëve privatë, të cilëve ju bëri thirrje që të prezantojnë idetë e tyre.

Edi Rama: Të gjithë duhet të ndiheni të lirë dhe të mirë se ardhur në dyert e Korporatës Shqiptare të Investimeve dhe për propozime që nuk janë në listën e shpallur prej nesh, qoftë në kryeqytet dhe në çdo pjesë tjetër të vendit, ku sipas idesë përkatëse mund të ketë interes për të hyrë në një bashkëpunim me shtetin dhe ku shteti do të jetë i prirur të jetë partner në investim dhe gjithmonë më pak i gatshëm që të dorëzojë prona për zhvillim me ato kushte që janë të përshkruara në legjislacion dhe që kanë shërbyer për një periudhë kohe që e konsiderojmë të tejkaluar. Sot jemi në kushtet kur edhe për zhvillime të kësaj natyre në qytet, kemi të gjithë arsyet të mendojmë që jo vetëm sipërmarrësit vendas që janë baza e këtij partneriteti, por edhe sipërmarrës dhe fonde të huaja kanë shprehur interes. As të mos kërkojmë diçka që del jashtë parametrave mesatarë të tregut, por as të mos bëjmë atë që është bërë në të kaluarën që thjesht të lëshojmë territor.

Shteti do të jetë një partner i njëjtë i të gjithë partnerëve të pafundëm që janë si pronarë privat, por shumë më i thjeshtë pasi është një dhe ndërkohë me kushte dhe me kërkesa shumë të qarta. Ndërtimi i bibliotekës kombëtare, ndërtimi i polit qeveritar ku do të akomodohen mbi 20 institucione dhe do të punojnë aty brenda mbi 13 mijë punonjës, janë vepra që mund të bëhen vetëm në këtë mënyrë sot për sot dhe do të na kursejnë jashtëzakonisht ne, shumë shpenzime për qira. Do ta na japin mundësi që të zhvillojmë territore. Për stadiumin Selman Stërmasi nuk ka asnjë iluzion që është rruga e duhur. Përsa i përket parkimeve, ne po shohim rezultat domethënës në iniciativat e bashkisë për parkimet publike me partneritet. Edhe këtu, të gjithë duhet të ndihen të mirëpritur që për çdo ide për t’u futur në bashkëpunim me shtetin, ta paraqesin. Prokurimet publike po kalojnë në duart e një operatori kombëtar dhe do të kenë së shpejti vitin e ardhshëm inteligjencën artificiale për t’i bërë shumë transparente.

Next Post
Si nis muaji për çdo shenjë të Horoskopi, Meri Gjini bën parashikimin, kush duhet të ketë kujdes me paratë

Hëna te Gaforrja, Meri Gjini: Shenja që arrin më në fund pritshmërinë ekonomike!

Comments 1

  1. Opionisti says:
    1 year ago

    Nuk lejo kushetuta

    Reply

Leave a Reply to Opionisti Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta në Lindjen e Mesme, Pakistani zyrtar zbulon për herë të parë detajet e negociatave SHBA-Iran

Lufta në Lindjen e Mesme, Pakistani zyrtar zbulon për herë të parë detajet e negociatave SHBA-Iran

March 26, 2026
Kualifikimi në Botëror i garanton Shqipërisë miliona dollarë

Kualifikimi në Botëror i garanton Shqipërisë miliona dollarë

March 26, 2026
Formacioni i mundshëm/ Sylvinho lë Jasir Asanin në tribunë, luan me ‘9-të fals’ kundër Polonisë

Formacioni i mundshëm/ Sylvinho lë Jasir Asanin në tribunë, luan me ‘9-të fals’ kundër Polonisë

March 26, 2026
Tjetër dramë për familjen korçare, vajza e mitur tenton përsëri vetëvrasjen me hedhje nga pallati, e shpëton banori!

Tjetër dramë për familjen korçare, vajza e mitur tenton përsëri vetëvrasjen me hedhje nga pallati, e shpëton banori!

March 26, 2026
A duhet të garojë Salianji përballë Berishës për kreun e PD? Ja si përgjigjet deputeti Boçi

A duhet të garojë Salianji përballë Berishës për kreun e PD? Ja si përgjigjet deputeti Boçi

March 26, 2026
Publikoi sërish pamje të motrës së tij të zhveshur, Genardi dhe Sonida shtrohen për herë të dytë në Psikiatri

Publikoi sërish pamje të motrës së tij të zhveshur, Genardi dhe Sonida shtrohen për herë të dytë në Psikiatri

March 26, 2026
Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

March 26, 2026
Izraeli konfirmon vrasjen e iranianit që bllokonte Ngushticën e Hormuzit

Izraeli konfirmon vrasjen e iranianit që bllokonte Ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
Ervin Salianji i përgjigjet “dhëmb për dhëmb” akuzave të Sali Berishës: Pse i trembesh garës?

Ervin Salianji i përgjigjet “dhëmb për dhëmb” akuzave të Sali Berishës: Pse i trembesh garës?

March 26, 2026
Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In