• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Projekti/ Nga shtatori, policë me kamera në trup në Tiranë

by
27/07/2015 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policët e Tiranës duke nisur që nga shtatori do të pajisen me kamera në trup, të cilët do të monitorojnë çdo veprim të tyre gjatë detyrës. Kjo nismë interesante, është bërë publike ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Bëhet fjalë për “spiunë dixhitalë”, pra për kamera të cilët do të vendosen në trupin e gjithësecilit prej uniformave blu. Ky projekt, do të nisë fillimisht në Tiranë për t’u shtrirë më pas gradualisht në të gjithë vendin.

Siç theksoi edhe kryeministri Edi Rama, kamerat do të jenë të lidhura me sallën qëndrore operative të Policisë së Shtetit, nga ku do të mbikqyret e gjithë puna e oficerëve të policisë. Projekti synon të largojë abuzimet në detyrë, si dhe të thjeshtëzojë dhe përmirësojë shërbimin e policisë. Shefi i qeverisë nënvizoi se me kamerat e vendoura, tashmë do të jetë lehtësisht e kontrollueshme lëvizja, efiçenca dhe puna që kryen çdo patrullë policie në çdo moment.

“Shumë shpejt do të dalë në dritë një hap tjetër i rëndësishëm për vënien në dispozicion të teknologjisë së re, në transformimin fizik të trupave të policisë në terren përmes lidhjes online të çdo polici në terren me sallën operative të monitorimit të veprimtarisë së policisë së shtetit. Ky projekt do të fillojë në vjeshtë me Tiranën. Ata do të jenë të lidhur përmes kamerave që do të kenë në trup me qendrën operative. Ata do të monitorohen për gjithçka: lëvizjen, sjelljen e gjithçka tjetër. Kjo do të sjellë një lehtësi shumë të madhe për drejtuesit për të kuptuar planin dhe efektivitetin e çdo patrulle si dhe nivelin e efektivëve për përdorimin e të gjitha paisjeve që kanë në dispozicion. Kjo do të ndihmojë që askush të mos ngrejë telefonin për të pretenduar që polici apo patrulla e policisë i ra më qafë kot, që sjellja e tyre ishte brutale, që askush të mos mundohet të manipulojë policin kur ka një ankesë sepse çdo gjë do kontrollohet me zë e figurë. Çdo polic do jetë i monitorueshëm në çdo sekond të veprimtarisë së tij. Projekti që do fillojmë në Tiranë dhe do të përhapet në të gjithë Shqipërinë.” Theksoi kryeministri Rama

Deri më tani oficerët e policisë, përkatësisht forcat speciale Shqiponja, janë të pajisur në automjetet e tyre me kamera të cilat monitorojnë punën e tyre. Por nga shtatori, tashmë të gjithë uniformat blu, do të “vihen nën lupën” e kontrollit dhe monitorimit.

Next Post

Ku dallon demokracie qytetare nga demokracia militante

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mesazhet kërcënuese për bomba / Policia e Shtetit nis verifikimet, nuk evidentohet asnjë lëndë shpërthyese

Mesazhet kërcënuese për bomba / Policia e Shtetit nis verifikimet, nuk evidentohet asnjë lëndë shpërthyese

October 9, 2026
Pano Ruçi humb ndjenjat gjatë gjyqit për tragjedinë e Tempit, dërgohet me urgjencë në spital

Pano Ruçi humb ndjenjat gjatë gjyqit për tragjedinë e Tempit, dërgohet me urgjencë në spital

October 9, 2026
Kush ka frikë nga shtriga?

Kush ka frikë nga shtriga?

October 9, 2026
20 milionë dollarë dhe koncerte të anuluara: Çfarë fshihet pas rastit të Kanye West në Rusi?

20 milionë dollarë dhe koncerte të anuluara: Çfarë fshihet pas rastit të Kanye West në Rusi?

October 9, 2026
“Jemi Milicia Serbe, kemi vendosur bombë”. Kërcënohen me e-mail bashkitë pak orë pasi PS miratoi ‘Territorjalen’

“Jemi Milicia Serbe, kemi vendosur bombë”. Kërcënohen me e-mail bashkitë pak orë pasi PS miratoi ‘Territorjalen’

October 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 9 tetor 2026: Peshorja hyn në dy ditët më të rëndësishme të vitit, Luani favorizohet në punë, Akrepi përgatitet për një fillim të ri

October 9, 2026
“Ky është partneri im, shumë krenare!”, Adrola Dushi reagon pas vendimit të papritur të Capital T

“Ky është partneri im, shumë krenare!”, Adrola Dushi reagon pas vendimit të papritur të Capital T

October 9, 2026
‘Strehimi social’, si ndahen shtëpitë dhe qiratë. Kush përfiton me ligjin e ri

Qira me të drejtë blerje dhe kredi me 0% interes, skema e re e strehimit; Kategoritë që përfitojnë

October 9, 2026
Do kishte një tjetër ‘Banjska’? Gjendet armatim në fshatrat e veriut të Kosovës

Do kishte një tjetër ‘Banjska’? Gjendet armatim në fshatrat e veriut të Kosovës

October 9, 2026
Masa ndaj Vlora Hysenit, Rama reagon nga New Yorku: Lirim të menjëhershëm nga detyra! Kreu i ri i SHISH, sapo…

“Gjithfarë duarsh të pista…”, Rama flet pas debateve në PS dhe votimit të ‘Territorjales’: Sot kemi një tjetër shtysë modernizuese

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com