• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Projekti i mundshëm “Rama 2”, qeveria me vetëm 10 ministri

by A R
30/07/2017 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria e re e kryeministrit Edi Rama do të ketë një bazë të gjerë bashkëpunimi me qytetarët, por pak kabinete ministrore.

Në shtator të vitit 2013, kryeministri Rama vendosi të shtojë numrin e Ministrive në 19, ku së bashku me zv/kryeministrin dhe kryeministrin, kabineti qeveritar përbëhej nga 21 qeveritarë.

Pas fitores së zgjedhjeve të vetëm në 25 qershor, pasi premtoi reformë të thellë në administratë, Kryeministri Rama me gjasë do të shkurtojë ndjeshëm kabinetin qeveritar.

“Ora News” raporton se projekti për të lënë vetëm 10 Ministri në total është më i mundshmi, që do të thotë shkurtim me 50% të Ministrive aktuale, duke i dhënë më shumë kompetenca dhe përgjegjësi Ministrive të ndryshme.

Ministritë që nuk do të ndryshojnë janë Ministria e Brendshme ku nuk është fshehur preferenca e kryeministrit për Fatmir Xhafaj si ministër të saj, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Shëndetësisë dhe ministria e Mbrojtjes.

Në kabinetin e ri qeveritar, zëvendës/kryeministri i ardhshëm projektohet të marrë edhe një portofol.

Pra në kabinetin Rama 2, zëvendës/kryeministri do të ketë edhe një post tjetër ministror ku më i mundshmi është Ministria e Bujqësisë.

Ministrisë së Arsimit gjithashtu mund t’i shtohen kompetencat duke përfshirë edhe kulturën në të. Ndërkohë që e mundshme është edhe një bashkim i Ministrisë së Financave me Ministrinë e Ekonomisë.

Gjatë fushatës, Kryeministri tha se rilindja urbane tashmë do të shtrihet në zonat rurale dhe për këtë pritet që Ministria e Zhvillimit Urban të ndryshojë ose t’i bashkohet Ministrisë së Transporteve dhe Inovacionit.

Në kabinetin e ri qeveritar pritet të mos jenë më Ministritë pa portofol të marrëdhënieve me Parlamentin dhe Ministria e Pushtetit vendor.

Kryeministri gjithashtu ka paralajmëruar edhe shkrirjen e disa Agjencive të mëdha dhe bashkimin e tyre në disa superagjenci ku do të përqëndrohen shërbimet.

ALUIZNI dhe Zyra e Hipotekave pritet që të bashkohen në një agjenci të vetem ndërkohë që duhet parë nëse do të krjohet një Ministri e re e cila do t’i koordinojë apo këto do t’i kalojnë nën varësi Ministrisë së drejtësisë.

Kabineti i ri qeveritar do të bëhet publik në gjysmën e dytë të gushtit, atëherë kur edhe raportet nga sugjerimet e qytetarëve të jenë përpiluar.

Megjithatë asgjë nuk është e sigurtë pasi Ministritë dhe Ministrat e rinj janë ende në kokën e kryeministrit Rama.

Next Post
“Kujt i vendos gjobë, të q*…”, shoferi kërcënon me thikë policin

Tentoi të fusë drogë në burg, pranga të riut nga Tirana

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Preç Zogaj kritika të forta PD-së: Duhen hapur mendjet, jo thjeshtë dyert!

March 5, 2026
“Trump do përfundojë në gjyq”, Milaim Zeka: Kjo është frika reale e Presidentit amerikan

“Trump do përfundojë në gjyq”, Milaim Zeka: Kjo është frika reale e Presidentit amerikan

March 5, 2026
Ish kreu i PD denoncon Këlliçin: Një njeri që ka falsifikuar rezultatin e votave në PD, mund t’i manipuloje të gjitha

“PD nuk ka kauzë”, Elezi: Anëtarët nuk e kuptojnë që partia është shkatërruar

March 5, 2026
Sulmet iraniane, Izraeli në gatishmëri të lartë, mbyll për arsye sigurie Varrin e Shenjtë

Sulmet iraniane, Izraeli në gatishmëri të lartë, mbyll për arsye sigurie Varrin e Shenjtë

March 5, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Vangjeli: Sali Berisha e ka kthyer PD në “Airbnb” ambiciesh

March 5, 2026
Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

March 5, 2026
Sot Kuvend, pritet votimi për ministrat e rinj pas dekreteve të Presidentit Begaj

Sot Kuvend, pritet votimi për ministrat e rinj pas dekreteve të Presidentit Begaj

March 5, 2026
EMRI / Ekstradohet nga Britania e Madhe anëtari i grupit të Laert Haxhiut

EMRI / Ekstradohet nga Britania e Madhe anëtari i grupit të Laert Haxhiut

March 5, 2026
Reshje të pakta shiu/ Parashikimi i motit për sot, 6 shtator 2023

E enjtja me mot të paqëndrueshëm në të gjithë vendin

March 5, 2026
Visho Ajazi Lika rrëfen historinë e kërcënimit: I shkova në zyrë kryeministrit! U informova se mund të bëhej sulm ndaj…

“Jo vetëm raketa”, ish-kreu i SHISH, Visho Ajazi: Irani mund të na sulmojë në shumë mënyra

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In