• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

”Projekti me Shqipërinë po ecën mirë”, Meloni: Falenderoj Edi Ramën për marrëveshjen për emigrantët

by A R
28/05/2024 10:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Projekti me Shqipërinë për migrantët po ecën mirë dhe për këtë falënderoj Edi Ramën, deklaroi kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, në një intervistë për emisionin ”In mezz’ora” të Rai3.

”Projekti me Shqipërinë po ecën mirë”, tha Meloni e pyetur lidhur me polemikat e ngritura për marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për migrantët.

”Ky projekt do të jetë operativ pas pak kohësh. Është një projekt të cilin ne duam ta bëjmë në mënyrën më të mirë, sepse mendoj se është një projekt jashtëzakonisht strategjik. Ajo që të gjithë duhet të kuptojnë është se nëse marrëveshje me Shqipërinë funksionon, kjo mund të ndryshojë shumë politikën evropiane të menaxhimit të migracionit dhe për këtë, e majta italiane është shumë nervoze”, theksoi Meloni.

”Më bën të qesh fakti që shumë nga eksponentët e Partisë Demokratike Italiane fillimisht na akuzuan se duam të ndërtojmë një Guantanamo në Shqipëri dhe tani ankohen për vonesat në ndërtimin e Guantanamos… Mos u shqetësoni se projekti do të jetë operativ, projekti do të funksionojë dhe projekti do të hapë rrugën për shumë pista të tjera”, shtoi Meloni.

”Dua t’ju tregoj një gjë. Ndërsa këtu e majta italiane po përfshinte të gjithë komisionerët evropianë dhe të gjithë liderët evropianë kur ne shpalosëm marrëveshjen me Shqipërinë për t’i treguar kujtdo se kjo gjë ishte kundër shtetit të së drejtës, ndodhi pikërisht e kundërta. Ndodhi ajo që 15 vende evropiane nënshkruan disa ditë më parë një letër drejtuar komisionit për çështjen e migracionit ku i kërkojnë Komisionit Evropian për të ndërtuar mbi modele si marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë”, shtoi ajo.

”Kështu që unë dua të falënderoj këto vende dhe mbi të gjitha dua të falënderoj Edi Ramën sepse ai ka qenë subjekt i të gjitha llojeve të sulmeve që kur vendosi të firmoste me ne këtë marrëveshje. Ajo që Edi Rama donte të bënte ishte thjesht të ndihmonte Italinë dhe për rrjedhojë të këtij fakti për të u kërkua të dëbohej nga Partia Socialiste Evropiane. Fakti që praktikisht Shqipëria të përkufizohet si narkoshtet, fakti që vënë në gojën e tij gjëra që ai nuk i ka thënë kurrë, le të themi, nuk janë të drejta”, theksoi ajo.

”Nuk e di nëse për të majtën italiane të ndihmosh Italinë nuk është një princip i majtë. Mua më duket se ka bërë thjesht një gjë, pavarësisht çfarë mund të mendoni për marrëveshjen, që të na japë një ndihmë dhe që të gjithë duhet ta falënderojmë për këtë”, përfundon kryeministrja italiane, Giorgia Meloni në një intervistë për emisionin ”In mezz’ora” të Rai3.

/a.r

Next Post
Eksplozivi në hotelin e Ervin Matës, SPAK zbardh ngjarjen: Ramazan Rraja siguroi makinën, kush janë bashkëpunëtorët

Eksplozivi në hotelin e Ervin Matës, SPAK zbardh ngjarjen: Ramazan Rraja siguroi makinën, kush janë bashkëpunëtorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përkujtim dhe drejtësi, 29 vite nga tragjedia me 81 viktima në Otranto

Përkujtim dhe drejtësi, 29 vite nga tragjedia me 81 viktima në Otranto

March 28, 2026
Specialisti i Bankës Botërore: Transfertat drejt Shqipërisë deri 96% më lirë, çfarë ndryshon me SEPA

Specialisti i Bankës Botërore: Transfertat drejt Shqipërisë deri 96% më lirë, çfarë ndryshon me SEPA

March 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran-Izrael, frikë për përhapje të konfliktit në rajon

Rriten tensionet SHBA-Iran-Izrael, frikë për përhapje të konfliktit në rajon

March 28, 2026
Kokainë dhe ekstazi! Policia zbarkon në klubet e natës së Tiranës, 9 të arrestuar

Kokainë dhe ekstazi! Policia zbarkon në klubet e natës së Tiranës, 9 të arrestuar

March 28, 2026
“Mjekësia nuk është thjesht zanat!” Presidenti Begaj: Pas çdo diagnoze qëndron një histori njerëzore

“Mjekësia nuk është thjesht zanat!” Presidenti Begaj: Pas çdo diagnoze qëndron një histori njerëzore

March 28, 2026
Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

Berisha njofton datën e protestës së ardhshme: Edi ke vetëm një rrugë

March 28, 2026
Detaje të reja, zbulohen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat, çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme

Detaje të reja, zbulohen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat, çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme

March 28, 2026
VIDEO/ Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

Vijon takimi i Ramës me grupin parlamentar dhe anëtarët e qeverisë, e pranishme edhe Spiropali

March 28, 2026
Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

March 28, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

Rritet nafta, bien bursat financiare dhe kuotat e Trump-it

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In