• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

by E S
02/02/2026 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku, në një intervistë për Top News, ka shpjeguar rrugën që do të ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit.

Ai theksoi se komisioni, ku aktualisht janë vetëm anëtarët e Partia Socialiste, do të ndahet në tre grupe pune, të cilat do të zhvillojnë dëgjesa në nga katër qarqe secili. Sipas Maznikut, në këto dëgjesa do të përfshihen banorët, përfaqësues të bizneseve, stafe akademike dhe aktorë të tjerë lokalë. Më pas, të dhënat e mbledhura do të analizohen për të vlerësuar se çfarë funksionon dhe çfarë nuk funksionon në strukturën aktuale të bashkive.

“Janë dy shtyllat kryesore ku do të punohet: eficienca e bashkive dhe shërbimet që ato ofrojnë,” tha Mazniku. Sipas tij, parimi themelor është që shërbimet të jenë sa më pranë qytetarëve, bashkë me mundësinë reale për t’i ofruar ato në mënyrë funksionale.

“Duhet parë se ku është pika më e afërt e bashkimit në këtë proces dhe nëse një strukturë e caktuar është realisht e aftë ta ofrojë shërbimin,” u shpreh ai.

Sa i përket negociatave me Partia Demokratike për përfshirjen e opozitës në reformë, Mazniku deklaroi se PD nuk është paraqitur në tre mbledhje radhazi, ndërsa e njëjta situatë është konstatuar edhe në Konferencën e Kryetarëve.

“Nuk kemi kohë për të humbur. Ose reforma mbyllet në korrik, ose shtyhet pas vitit 2027, duke humbur një dekadë të tërë procesin,” tha ai.

Mazniku shtoi se reforma territoriale lidhet ngushtë me procesin e integrimit europian, pasi ekziston rreziku i humbjes së financimeve. “Në vende të tjera u janë dashur deri në 10 vite për të përfituar fondet për bashkitë. Ka financime për bashkitë, por ato nuk jepen automatikisht. Fillimisht projekti shkon në Bashkimi Europian, por nëse nuk ke kapacitetet, nuk mund të çosh projekte të zbatueshme. Nëse e bëjmë reformën sot, pas dy ose tre vitesh bëhemi gati për t’i përthithur këto fonde,” përfundoi Mazniku.

Next Post
Grupi multietnik rikonfirmon mbështetjen për Qeverinë Kurti 3, LVV-së i shtohen edhe 65 vota

Grupi multietnik rikonfirmon mbështetjen për Qeverinë Kurti 3, LVV-së i shtohen edhe 65 vota

Comments 2

  1. Anonymous says:
    2 months ago

    Edhe nji here bejeni,caktoni ju vete deputet,sic i caktuat ne zgjidhjen e11 majit,me ortakun tuaj ,monstren e vicidolit.Te dy palet,e partise komuniste,e ndare ne pjese,njera e palloshit,e tjetra e monsters,se vicidolit,mose beni fare zgjedhje.Me mire vazhdoni me zgjidhje,ktu e 35 vjete,te njejtat krime keni bere,kunder popullit mjeran e fukara te vertete.Ju te dy palet,sjeni gje tjeter vec,mashtrues,hajdute e jashtqitja e KOMBIT Shqiptare.

    Reply
  2. Anonymous says:
    2 months ago

    Edhe nji here bejeni,caktoni ju vete deputet,sic i caktuat ne zgjidhjen e11 majit,me ortakun tuaj ,monstren e vicidolit.Te dy palet,e partise komuniste,e ndare ne dy pjese,njera e palloshit,e tjetra e monsters,se vicidolit,mose beni fare zgjedhje.Me mire vazhdoni me zgjidhje,ktu e 35 vjete,te njejtat krime keni bere,kunder popullit mjeran e fukara te vertete.Ju te dy palet,sjeni gje tjeter vec,mashtrues,hajdute e jashtqitja e KOMBIT Shqiptare.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria ul akcizën e naftës me 20%, sa pritet të bjerë çmimi në treg

Qeveria ul akcizën e naftës me 20%, sa pritet të bjerë çmimi në treg

March 20, 2026
Lejimi i bazave për SHBA-të, Irani paralajmëron Britaninë e Madhe, zbardhet telefonata

Lejimi i bazave për SHBA-të, Irani paralajmëron Britaninë e Madhe, zbardhet telefonata

March 20, 2026
Festa e Bajramit në Kosovë, Tërnava thirrje politikës: Kemi mbetur peng të krizave

Festa e Bajramit në Kosovë, Tërnava thirrje politikës: Kemi mbetur peng të krizave

March 20, 2026
Princesha e Norvegjisë thyen heshtjen për lidhjet me Epstein-in: U manipulova dhe u mashtrova!

Princesha e Norvegjisë thyen heshtjen për lidhjet me Epstein-in: U manipulova dhe u mashtrova!

March 20, 2026
“Po shkruaj tre libra”, Meta flet nga qelia: ‘Darka e ngjalave’ ishte një autokritikë e Edi Ramës

“Po shkruaj tre libra”, Meta flet nga qelia: ‘Darka e ngjalave’ ishte një autokritikë e Edi Ramës

March 20, 2026
“Ndërtoni identitet mbi vlera“/ Analisti Roland Bejko këshillon partitë e vogla për të çarë në sferën politike

Salianji sfidon Berishën për kreun e PD, Bejko: Rruga më e mirë për partinë, të ndjekë statutin aktual

March 20, 2026
Peleshi takon Presidenten Bundestagut: Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Peleshi takon Presidenten Bundestagut: Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

March 20, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme / Abu Dhabi arreston 109 persona për përhapje paniku në rrjetet sociale

Lufta në Lindjen e Mesme / Abu Dhabi arreston 109 persona për përhapje paniku në rrjetet sociale

March 20, 2026
“Lejoji priftërinjtë të martohen”, kërkesa e peshkopit trondit Papa Leon dhe Vatikanin

“Lejoji priftërinjtë të martohen”, kërkesa e peshkopit trondit Papa Leon dhe Vatikanin

March 20, 2026
Izraeli ndërpret faljen e Fiter Bajramit në Al-Aksa, shpërndan besimtarët me gaz lotsjellës

Izraeli ndërpret faljen e Fiter Bajramit në Al-Aksa, shpërndan besimtarët me gaz lotsjellës

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In