• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Projekti i mbështetur nga Kina për ndërtimin e urës në Beograd nxit kritika për fshehje të kontratave

by A R
10/12/2025 09:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Punimet për zëvendësimin e Urës së Savës në Serbi tashmë kanë filluar, por ngurrimi i Qeverisë për të zbuluar plotësisht marrëveshjet me kompanitë kineze të përfshira në ndërtim, po nxit kundërshtime ndaj projektit dhe po ngre dyshime për transparencën e mënyrës së dhënies së kontratave.

China State Construction Engineering (CSEC), një nga dy kompanitë shtetërore kineze që janë pjesë e projektit, njoftoi se vendosja e strukturave prej çeliku në urën e re 420-metërshe në zemër të kryeqytetit, Beograd, ka nisur më 5 dhjetor.

PowerChina, një konglomerat gjigant shtetëror dhe një nga kompanitë më të mëdha në botë për inxhinieri, prokurim dhe ndërtim, është kontraktori kryesor.

Ajo mori pjesë në prishjen e urës së vjetër të Savës në korrik dhe po ndërton urën e re në vlerë prej 94.1 milionë eurosh, e cila pritet të përfundojë deri në fund të vitit 2026.

Por, mungesa e procedurave publike të tenderimit për kontratat, e cila mund të ketë ndikim në koston dhe cilësinë e përgjithshme të projektit, ka ngritur pikëpyetje të mëdha për transparencën.

Kjo është një çështje veçanërisht e diskutueshme në Serbi, pas shembjes së çatisë në stacionin hekurudhor në Novi Sad, në nëntor të vitit 2024, ku u humbën jetën 16 njerëz.

Incidenti shkaktoi protesta masive dhe çoi në dorëheqjen e kryeministrit Millosh Vuçeviq në janar. Protestuesit fajësuan korrupsionin dhe cilësinë e dobët të punëve për shembjen.

Disa kontraktorë, përfshirë kompani kineze, morën pjesë në rindërtimin e stacionit hekurudhor. Autoritetet serbe këmbëngulën se konsorciumi kinez China Railway International Company (CRIC) dhe China Communications Construction Company (CCCC) nuk ishin fajtorë dhe të dy kompanitë deklaruan se çatia prej betoni e stacionit nuk ishte pjesë e punimeve të rindërtimit që ata kryen.

Një hetim për këtë incidentin u hap më pas, dhe prokuroria i akuzoi disa zyrtarë serbë se kishin “përfituar materialisht” të paktën 18.7 milionë dollarë nga konsorciumi kinez që po ndërton një projekt hekurudhor.

Drejtori i programit të Transparency International, Nemanja Nenadiq, i tha Radios Evropa e Lirë se përjashtimet dhe boshllëqet ligjore në Serbi e kanë krijuar praktikisht një “shteg të shkurtër për dhënien e punëve pa konkurrencë”.

“Ne mund të supozojmë përgjithësisht se çmimi është më i lartë se sa do të ishte në një tender publik, sepse kompania që fiton punën nuk ka motiv të ofrojë kushte më të mira kur e di se nuk ka konkurrencë”, tha Nenadiq, një avokat me përvojë në luftën kundër korrupsionit.

“Thanë se të gjitha janë të fshehta”

Ura e vjetër e Savës u ndërtua në vitin 1942 gjatë pushtimit nazist të Serbisë dhe u shpëtua pavarësisht se gjatë tërheqjes së tyre gjermanët e minuan para se të largoheshin nga qyteti. Që atëherë, ura është shndërruar në një pikë referimi dhe simbol të Beogradit.

Në maj, qyteti i Beogradit tha se ura kishte nevojë të zëvendësohej për shkak të “një sërë rreziqesh strukturore dhe sigurie” dhe sepse nuk i plotësonte “nevojat ekzistuese dhe në rritje të trafikut të qytetit të Beogradit”.

Ura e re, më e madhe, do të mund të përballonte më shumë trafik dhe të ofronte lidhje më të mirë me projekte të tjera të reja, tha qyteti.

Por, dyshimet për transparencën dhe ndërtimin e kanë shoqëruar projektin qëkurse ideja për shembjen e urës së vjetër mori hov në vitin 2017, dhe kontrata me PowerChina u nënshkrua në vitin 2020.

Qeveria serbe e ka anashkaluar procesin e prokurimit publik për urën e re të Savës duke iu referuar një marrëveshjeje ndërqeveritare mes Kinës dhe Serbisë të nënshkruar në vitin 2009, që lejon kontraktim të drejtpërdrejtë publik dhe rritje bashkëpunimi në ndërtimin e infrastrukturës.

Kushtetuta e Serbisë thotë se marrëveshjet ndërkombëtare janë pjesë e sistemit juridik dhe ligjet e brendshme nuk mund të jenë në konflikt me kontratat ndërkombëtare.

Shqetësimet lidhur me prokurimet bëhen edhe më të mëdha duke ditur se dokumentacioni i plotë i projektit nuk është bërë kurrë publik.

As Ministria e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, as qyteti i Beogradit nuk iu përgjigjën pyetjeve të REL-it për ndërtimin e urës.

CSEC dhe PowerChina nuk u përgjigjën kërkesave të REL-it për koment mbi procedurën e prokurimit apo përfshirjen e tyre në projekt.

Rastko Naumov nga grupi aktivist Beogradi Mbetet, i cili organizoi protesta kundër vendimit për të shembur urën e vjetër të Savës, i tha REL-it se ai beson që hollësi të rëndësishme të projektit janë fshehur nga publiku.

Ai tha se iu drejtua Drejtorisë së Tokës Ndërtimore dhe Ndërtimit të Beogradit në janar për të paraqitur kërkesa zyrtare për publikimin e kontratave mbi shembjen e urës së vjetër dhe ndërtimin e urës së re, por kërkesa e tij iu hodh poshtë.

“Ata refuzuan t’i dorëzonin kontratat. Thanë se të gjitha ishin të fshehta”, tha Naumov, avokat dhe aktivist.

Naumov ndau me REL-in kërkesat që kishte dorëzuar dhe letrën e refuzimit nga autoritetet.

Letra thoshte se atij iu mohua qasja në kontrata sepse ato përbëjnë “sekret biznesi” dhe PowerChina ka deklaruar se publikimi i tyre do të zbulonte sekrete tregtare.

Drejtoria e Tokës Ndërtimore dhe Ndërtimit nuk iu përgjigj kërkesës së REL-it për koment.

Një model kontratash së fshehura

Pekini gëzon marrëdhënie të ngushta me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ka thelluar vazhdimisht lidhjet me Beogradin gjatë dy dekadave të fundit.

Marrëdhëniet janë zgjeruar në shumë sektorë, nga tregtia dhe mbrojtja tek teknologjia dhe arsimi, me miliarda dollarë investime kineze që hyjnë në vend në kuadër të Iniciativës “Rruga dhe Brezi” (BRI) dhe marrëveshjeve dypalëshe.

Ndërtimi i urës së re mbi lumin Sava është vetëm njërin nga shumë projekte të mëdha në Serbi që kanë ngjallur dyshime mbi transparencën.

PowerChina është gjithashtu kontraktor kyç në ndërtimin e kompleksit gjigant në Beograd për Expo 2027, si dhe të sallave të ekspozitave, një stadiumi kombëtar futbolli dhe infrastrukturës së lidhur si linjat e metrosë, një autostradë e re dhe një unazë rreth kryeqytetit serb.

Këto kontrata gjithashtu kanë mundur ta anashkalojnë ligjin serb për prokurimet publike, i cili rregullon se cilat kompani mund të licencohen për punë në projekte shtetërore dhe siguron konkurrencë dhe transparencë.

Shqetësime mbi transparencën u ngritën gjithashtu në raportin e Komisionit Evropian për Serbinë këtë vit, ndërsa vlerësohej statusi i saj si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Raporti paralajmëroi se marrëveshjet ndërqeveritare si ajo e nënshkruar me Kinën – dhe të tjera të ngjashme, po shkatërrojnë mekanizmat e kontrollit dhe balancimit mbi projektet e mëdha në vend.

“Kjo çon në rrezik korrupsioni dhe mospërputhje me standardet evropiane”, thuhet në raport. (Marrë nga REL)

Next Post
Operacioni në Durrës, policia: Në pranga dy persona, njëri prej tyre me rrezikshmëri të lartë

Arrestohet një person në Durrës: Sekuestrohen drogë, armë, bizhuteri dhe para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Në videot e protestave po shtohet numri i pjesëmarrësve, ja si bëhet manipulimi

Aktori nxjerr prapaskenat: Protesta e kreu misionin e saj, tani është marrë në dorë nga PD!

July 6, 2026
Operacion antidrogë në Korçë, një i arrestuar. Aksidentohen dy policë gjatë ndërhyrjes

Konflikt mes disa personave në Tiranë, një i plagosur me thikë

July 6, 2026
Debat për protestat/ Analisti kritikon simbolin e arkivolit, Kalemaj i përgjigjet me shembuj nga Europa

Debat për protestat/ Analisti kritikon simbolin e arkivolit, Kalemaj i përgjigjet me shembuj nga Europa

July 6, 2026
Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

Qytetarët ndjekin ndeshjet e Botërorit, Rama ndan pamjet dhe ironizon protestën: Kjo osht Tirona jon, Tirona kontradiktës!

July 6, 2026
Pamje me dron! Protestuesit nisin xhiron në Tiranë, ja sa është pjesëmarrja

Pamje me dron! Protestuesit nisin xhiron në Tiranë, ja sa është pjesëmarrja

July 6, 2026
Dalin mesazhet, organizatorët pranojnë rënien e protestës: Ta ndërpresim… (FOTO)

Dalin mesazhet, organizatorët pranojnë rënien e protestës: Ta ndërpresim… (FOTO)

July 6, 2026
Kontaktet sekrete mes vendeve arabe dhe Iranit izolojnë Trumpin, SHBA përballë udhëkryqit për luftën në Lindjen e Mesme

Deklarata e fortë e Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është pranë

July 6, 2026
Çoçoli: Mënyra si u pasqyrua protesta jashtë vendit mund të dëmtojë ekonominë dhe investimet

Çoçoli: Mënyra si u pasqyrua protesta jashtë vendit mund të dëmtojë ekonominë dhe investimet

July 6, 2026
Spahiu: Forca të errëta po përdorin protestën për përçarje dhe destabilizim

Spahiu: Forca të errëta po përdorin protestën për përçarje dhe destabilizim

July 6, 2026
Protesta në Tiranë, fotoja nxjerr “zbuluar” PD-në të përfshirë në tubim

Protesta në Tiranë, fotoja nxjerr “zbuluar” PD-në të përfshirë në tubim

July 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In