• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Projekti i Boshtit të Jugut, Rama kërkon financim nga BE

by Java News
16/03/2016 10:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Projekti rrugor i Boshtit qendror të Jugut është paraqitur nga qeveria Rama si projekt, për të cilin kërkohen fonde nga Bashkimi Evropian. Me rastin e 10-vjetorit të SEETO (Observatorit të Transportit për Evropën Juglindore), qeveria shqiptare ka regjistruar si projekt njerin prej segmenteve të tij, që fillon nga Berati dhe përfundon në Memaliaj. Kostoja e parashikuar për ndërtimin e tij është 210 milionë euro, shkruan Shqiptarja.com.

IDEJA

Në fakt, ekziston një trase, që lidh Elbasanin me Kuçovën, e cila zgjatet më tej drejt Beratit dhe, prej këtej, ecën drejt Këlcyrës. Fjala është për rrugë që nuk plotësojnë asnjë kriter të kërkuar për infrastrukturën modern rrugore. Kjo trase kalon nëpër lugina të lumenjve dhe shfrytëzon kalimet natyrore nëpër shpatet e maleve. Ideja e hedhur për herë të parë në letër që në kohën e Luftës së Parë Botërore nga xhenjerët austrohungarezë, që u zhvillua më tej nga italianët më vonë, është hedhur vitet e fundit nga ing. Xhevahir Ngjeqari, bashkë me një numër tjetër projektesh për zhvillimin e rrugëve nacionale. Kjo ide u përgëzua në vitin 2005 nga kryeministri Berisha, por më pas midis tyre pati fërkime, për shkak se ky i fundit deklaroi se traseja duhej të ndryshohej.

Boshti i Jugut nis në Tiranë dhe segmenti që përfundon në qytetin e Elbasanit është i pari. Segmenti i dytë është ai Elbasan-Berat dhe i fundit është nga Berati në Memaliaj. Komponentë të tjerë të këtij boshti janë: bypass-i i Tiranës (Kashar-Vaqarr-Mullet) me gjatësi 17 kilometra dhe me kosto rreth 100 milionë euro dhe bypass-i i Elbasanit me gjatësi 10 kilometra dhe me kosto 70 milionë euro. Me Boshtin Qendror Jugor, distanca Tiranë-Berat-Tepelenë do të ishte 124 km, kurse sot, nëpërmjet Fier- Levan-Tepelenë, është rreth 200 km. Leverdia është e dukshme, por shpenzimet parashikohet të konsiderueshme, pasi kërkohen kryesisht ura të shumta. BERISHA Në shkurt 2009, duke përuruar urën e Gorricës në qytetin e Beratit, me gjatësi 220 m, ish-kryeministri Sali Berisha deklaronte se ajo përbënte veprën e parë për Boshtin Qendror të Jugut. “Boshti Qendror i Jugut do të #xdcbf; llojë ndërtimin që këtë vit dhe se ky do të jetë projekti më madhor i mandatit të dytë të qeverisë sime”, premtoi ai. Në fund të mandatit të tij të dytë, ai përuroi edhe atë, që konsiderohet si segmenti i parë i Boshtit, rrugën e re Tiranë-Elbasan, që shmang Qafë Krrabën.

Por puna për të realizuar këtë vepër ambicioze infrastrukturore mbeti me kaq. Rruga e Kombit thithi një fond shumë të lartë, ndërkohë që, pas presioneve të ndërkombëtarëve, që kishin disbursuar fondet, si dhe të banorëve të Jugut, ai pranoi të zbatohej projekti i segmentit Levan-Tepelenë, të cilin e kishte bllokuar për të devijuar rrugën. “Pse të shkojë tiranasi nga Fieri në Gjirokastër? Le të shkojë në Berat”, tha ai publikisht gjatë mandatit të tij të parë qeveritar, megjithëse për segmentitn në fjalë gjeti gati nga qeveria e mëparshme, jo vetëm projektin, por edhe paratë që duheshin për ta financuar atë 100%, të siguruara nga BERZH-i, plot 70 milionë euro. Opozita socialiste e kundërshtoi fort braktisjen e rrugës Levan-Tepelenë. Më pas, projekti i Boshtit mbeti në harresë.

RINGJALLJA

Këtë vit, projekti ridel në skenë me paraqitjen e tij si një projekt të gatshëm për financim, të regjistruar nga SEETO. Ndërkohë, janë përcaktuar edhe në Planin e Përgjithshëm Kombëtar të Transportit pesë korridore strategjike, ku përfshihen Korridori Blu Veri-Jug (bregdeti), Korridori 8, Rruga e Arbërit, segmenti Durrës- Kukës- Morinë dhe Boshti Qendror Jugor, të cilat parashikohet të jenë përfunduar apo rehabilituar brenda vitit 2020, me sinjalistikë dhe masa mbrojtëse të standardeve botërore. OK nga BE-ja është marrë tani për tani vetëm për autostradën e bregdetit.

Shqiptarja.com

Next Post

Shoqata e Gjuetarëve proteston para kryeministrisë kundër moratoriumit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e 14-të e protestës, zbehen aktet e dhunës, mungon “grupi i zjarrit”, por jo maskat! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë

Dita e 14-të e protestës, zbehen aktet e dhunës, mungon “grupi i zjarrit”, por jo maskat! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë

October 26, 2026
“Topi i Artë”, spanjollët zbulojnë fituesin

Ceremonia e “Topit të Artë”, zbulohet treshja favorite për ta fituar! Ja renditja e vendeve të para, Bellingham e Hakimi jashtë “Top 10”

October 26, 2026
“Qeveria ndryshon me zgjedhje, jo me molotov!”- Rama flet për mediat greke rreth protestave: Nuk dorëzohem, s’e jap dorëheqjen! Një pakicë mendon se djegia…

“Qeveria ndryshon me zgjedhje, jo me molotov!”- Rama flet për mediat greke rreth protestave: Nuk dorëzohem, s’e jap dorëheqjen! Një pakicë mendon se djegia…

October 26, 2026
“Të zbardhet çdo shkelje”- Kurti në Kuvend: Vrasja e Arlindës tronditëse, Prokuroria dhe përgjegjësit të sqarojnë se si u trajtuan denoncimet e saj!

“Të zbardhet çdo shkelje”- Kurti në Kuvend: Vrasja e Arlindës tronditëse, Prokuroria dhe përgjegjësit të sqarojnë se si u trajtuan denoncimet e saj!

October 26, 2026
Fundi i luftës/ Irani i vendos kushtet Trumpit për rikthimin në negociata

SHBA bëhet gati për sulme ndaj Iranit, operacionet ushtarake brenda 96 orëve!

October 26, 2026
Papa Leoni XIV dhe kanceri i mushkërive te joduhanpirësit, çfarë duhet të dimë

Pas operacionit në mushkëri, Papa Leone do të udhëtojë drejt Amerikës së Jugut: Kontinenti ku kam përjetuar shumë momente të jetës sime

October 26, 2026
Këngëtarja Elvana Gjata shtatzënë me Elsonin? Postimi që ngre dyshime dhe detaji që nxjerr nga telefoni…

Këngëtarja Elvana Gjata shtatzënë me Elsonin? Postimi që ngre dyshime dhe detaji që nxjerr nga telefoni…

October 26, 2026
Gjermania do të rrisë taksën e duhanit, paketat e cigareve mund të arrijnë deri në 12 euro deri në 2030-ën

Paketat e duhanit në Shqipëri do të kushtojnë gati sa në BE, rritje e çmimit me mesatarisht 15 lekë në vit! Nga cigaret, te shisha dhe nargjila (TABELA)

October 26, 2026
“Lehtëson shërbimet për qytetarë dhe biznese”- BE-ja kërkon të përmirësojë funksionimin e administratës përmes Inteligjencës Artificiale

“Lehtëson shërbimet për qytetarë dhe biznese”- BE-ja kërkon të përmirësojë funksionimin e administratës përmes Inteligjencës Artificiale

October 26, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Izraeli voton nesër, a do të arrijë Netanyahu të ruajë pushtetin pas vitesh konfliktesh e krizash sigurie

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In