• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Projekt madhor për Mbrojtjen Civile i financuar nga BE, Çako: Mirënjohje partnerëve, me rëndësi zbatimi…!

by Java News
09/11/2023 15:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

U zhvillua në Tiranë eventi Final i Projektit “To Be Ready” – IPA Interreg CBC, financuar nga BE me pjesëmarrjen e partnerëve dhe përfituesve të kësaj nisme, ku partnerët prezantuan arritjet e këtij projekti dhe objektivat në vazhdim.

Drejtori i Përgjithshëm i AKMC, z. Haki Çako, gjatë fjalës së tij u ndal në rëndësinë e zbatimit të këtyre projekteve për Sistemin tonë të Mbrojtjes Civile dhe mirënjohjen ndaj Bashkimit Europian për Financimin e iniciativave të tilla për frymën bashkëpunuese me partnerët e këtij projekti.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte JS i projektit, z. Davide Marcianò, i cili përshëndeti realizimin e këtij projekti strategjik duke ritheksuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal ndërmjet partnerëve.

Rajoni i Molise, Partneri Lider i Projektit, me z. Camillo Marracino – menaxher i projektit dhe z. Antonio Cardillo prezantuan në mënyrë shteruese aktivitetet e kryera në kuadër të projektit “To Be Ready”.

Gjatë ceremonisë, Z. Maurizio Bruno, përfaqësues politik i Rajonit të Pulias, në emër të Presidentit z. Michele Emiliano, i dorëzoi Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, z. Haki Çako, dekoratën e Departamentit të Mbrojtjes Civile Pulia në shenjë mirënjohjeje për bashkëpunimin e mirë midis dy institucioneve.

Përshëndetje dhe përgëzime për arritjet u bën edhe nga z. Andrea di Lucente, Këshilltari për Politikat Komunitare dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar pranë rajonit të Molises dhe Znj. Barbara Valenzano, Drejtore e Mbrojtjes Civile në Rajonin e Pulies.

Të pranishëm ishin z. Afrim Qedro, Prefekti i Qarkut Tiranë, z. Nertil Jole, Prefekti i Qarkut Korçë, znj. Holta Komino, Drejtoreshë e Drejtorisë së MZSh në Ministrinë e Brendshme, si dhe shumë autoritete, ekspertë dhe përfaqësues nga institucione të tjera përfituese në nivel qëndror dhe vendor.

Next Post
E rëndë/ 30 vjeçari shqiptar përdhunon të miturën! Policia në kërkim të tij, dyshohet se ka ikur drejt Shqipërisë

E rëndë/ 30 vjeçari shqiptar përdhunon të miturën! Policia në kërkim të tij, dyshohet se ka ikur drejt Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk dua gjë tjetër!” I moshuari ndalon Ramën në Vlorë, ja çfarë i kërkoi Kryeministrit (Video)

Nuk dua gjë tjetër!” I moshuari ndalon Ramën në Vlorë, ja çfarë i kërkoi Kryeministrit (Video)

April 13, 2026
Mbledhja me Kolegjin e Kryetarëve, Berisha porosi kryetarëve të degëve: Protesta arma jonë kryesore

Mbledhja me Kolegjin e Kryetarëve, Berisha porosi kryetarëve të degëve: Protesta arma jonë kryesore

April 13, 2026
Izraeli mbështet bllokadën amerikane të porteve iraniane

Izraeli mbështet bllokadën amerikane të porteve iraniane

April 13, 2026
Veliaj: Dado nga kuzhinier u bë pilot! Tani në Bashki kanë frikë të firmosin! Nuk është hapur asnjë kopsht i ri…

Saga e përndjekjes ndaj Veliajt! Ols Dado i bën vetting vjehrrit të ndjerë në tatime, banka, ujësjellës e hipoteka 7 vite pas vdekjes

April 13, 2026
Zgjedhjet lokale, KQZ nis përgatitjet, letër bashkive: Përcaktoni Qendrat e Votimit

Zgjedhjet lokale, KQZ nis përgatitjet, letër bashkive: Përcaktoni Qendrat e Votimit

April 13, 2026
“Bankers” mashtroi për të marrë para, Prokuroria: Janë përfituar nga kreditimi i TVSH-së, 244 milionë lekë

Shqipëria me rezerva për 5 muaj, rritja e çmimit të karburantit kërcënon fluturimet dhe turizmin

April 13, 2026
A do të reduktohet flota e autobusëve? Shoqata e Transportit letër ministrave, nesër pritet vendim

A do të reduktohet flota e autobusëve? Shoqata e Transportit letër ministrave, nesër pritet vendim

April 13, 2026
Përgjimet/ Përplasja me grupin rival të ‘Doqes’, ja si e planifikoi “Ini i Çones” eliminimin e “Gëçe-s”

Përgjimet/ Përplasja me grupin rival të ‘Doqes’, ja si e planifikoi “Ini i Çones” eliminimin e “Gëçe-s”

April 13, 2026
Morën peng një 32-vjeçar dhe e dhunuan për para, 2 të arrestuar në Tiranë, 1 tjetër shpallet në kërkim

Morën peng një 32-vjeçar dhe e dhunuan për para, 2 të arrestuar në Tiranë, 1 tjetër shpallet në kërkim

April 13, 2026
Nga integrimi te strehimi, kryeministri Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët

Rama mbledh Asamblenë e Partisë Socialiste të Vlorës

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In