• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Progres raporti/ KE vlerëson pozitivisht bujqësinë, zhvillimin rural, sigurinë ushqimore dhe peshkimin

by Java News
13/10/2022 11:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Raporti i progresit i publikuar nga Komisioni Europian për periudhën Shtator 2021 – Shtator 2022, ka vlerësuar pozitivisht ecurinë e punës së Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Duke u ndalur në secilin sektor si bujqësia dhe zhvillimi rural, siguria ushqimore dhe peshkimi, Komisioni Europian në dokumentin e përvitshëm të matjes së performancës së Shqipërisë në përafrimin e politikave dhe ligjeve me Bashkimin Europian rendit arsyet e rezultateve pozitive të bujqësisë shqiptare.

Në lidhje me zhvillimin rural, Komisioni Europian shprehet se Ministria e Bujqësisë ka realizuar dhe përmbushur kërkesen e rekomandimeve të kaluara për krijimin dhe ngritjen e regjistrit të fermës si instrumenti që garanton zbatimin e praktikave të mira të prodhimit të vendeve të zhvilluara.

Në raportin e progresit Shqipëria vlerësohet pozitivisht edhe për rritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve për miratimin e programit IPARD III i cili do të ketë një rritje të buxhetit të mbështetjes me 54% duke arritur në 146 milionë euro me rritje edhe të kategorive të masave mbështetëse.

Raporti thekson gjithashtu dhe suksesin në administrimin dhe zbatimin e programit IPARD II në realizimin e plotë të objektivave.

Komisioni Europian vlerëson pozitivisht ecurinë edhe në sektorin e sigurisë ushqimore ku krahas vlerësimit për punën e realizuar thekson edhe disa detyra të cilat janë në proces. Lidhur me adoptimin e strategjisë kombëtare të sigurisë ushqimore ka përfunduar procesi i draftimit si dhe konsultimi publik. Brenda vitit 2022 përfundon miratimi i strategjisë shoqëruar me planin e veprimit për implementimin e plotë të saj.

Gjithashtu lidhur me kërkesën e raportit të progresit për ligjin e shëndetit të kafshëve dhe ligjin e mbrojtjes së bimëve, tashmë ato janë në proces draftimi me asistencë ndërkombëtare bazuar në rregulloret e BE-së.

Gjithashtu për sa i përket kërkesës për plotësimin e trupës veterinare, nga 167 veterinerë në prill të vitit 2021, tashmë janë 444 veterinerë në terren të cilët garantojnë shëndetin e kafshëve.

Më tej në fushën e sigurisë ushqimore, ashtu si kërkohet dhe nga Komisioni Europian, është miratuar i plani i survejancës me bazë risku për sëmundjen e Influences Avjare në shtator 2022, ndërkohë që Ministria është në përfundim të planit të survejancës për Murtajën Afrikane të derrave si dhe janë marrë masat për fillimin e fushatës së vaksinimit kundër tërbimit për vitin 2022.

Në sektorin e peshkimit Komisioni Europian vlerëson se Shqipëria ka bërë progres të dukshëm, veçanërisht në funksionimin e Sistemit të Monitorimit të Anijeve (VMS) dhe shpërndarjen e burimeve njerëzore për të monitoruar dhe raportuar mbi aktivitetin e anijeve të peshkimit.

Gjithashtu, raporti vlerëson mbështetjen e dhënë për anijet e peshkimit sipas skemës se bashkëfinancimit me 50% të investimit duke theksuar se qeveria ka prezantuar masa të reja mbështetëse financiare për sektorin e peshkimit si pjesë e programit kombëtar të financimit për bujqësinë dhe zhvillimin rural 2022 si dhe ndërtimin e Markatave në Shëngjin dhe Vlorë.

Vlerësim pozitiv behet edhe për testet në sistemin pilot të raportimit elektronik (ERS) dhe përpjekjeve për plotësimin e bazës ligjore në këtë drejtim. Raporti lë detyra në lidhje me peshkimin e vogël artizanal, nevojës së miratimit të Zonave të përcaktuara për Akuakulturën për Shëngjinin, Durrësin dhe Vlorën si një sektor relativisht i ri për Shqipërinë por me një potencial të madh zhvillimi ekonomik dhe punësimi.

/s.f

Next Post
Dibba Bay do t’i jepet certifikata Friend of the Sea për akuakulturën e qëndrueshme më 17 tetor

Dibba Bay do t'i jepet certifikata Friend of the Sea për akuakulturën e qëndrueshme më 17 tetor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

Konflikt fizik në zonën e Shkallnurit në Durrës, slloveni plagoset me mjet prerës

June 29, 2026
Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Mazniku: Rama dhe të gjithë ne kemi një kontratë me 860 mijë votues

June 29, 2026
Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

June 29, 2026
Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

June 29, 2026
VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

June 29, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Kleçka” e korrikut! Meri Shehu: 4 planete do të trazojnë jetën e këtyre shenjave!

June 29, 2026
Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

“Edhe Rusia me Ukrainën, apo SHBA me Iranin që janë në luftë bëjnë negociata! ‘Flamingot’ refuzojnë!”

June 29, 2026
“Nuk ecën, vendi kalon në kaos”/ Braçe dhe Berisha kundër platformës së protestës për asamble me short dhe qeveri tranzitore

Jesuralem Post: Si depërtoi retorika antisemite në protestat anti-Kushner në Shqipëri

June 29, 2026
Spaho, në Kuvend: Ne të Partisë Demokratike nuk jemi hajdutë!

“Rama të mos dorëhiqet”, Spaho sqaron deklaratën dhe “shpërthen” kundër PD

June 29, 2026
Flamingos, një revolucion proxy?

Flamingos, një revolucion proxy?

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In