• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

BE financon bashkitë, Rama zbulon problemet më të ‘mprehta’: Digjitalizimi dhe kapitali njerëzor

by A R
08/05/2026 13:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të premte në Durrës, pasi nisi zyrtarisht EU4Municipalities II.

Për Ramën, ky projekt nuk mishëron thjesht një mbështetje financiare, por përbën një investim strategjik të Bashkimit Europian për të nxitur rritjen e kapaciteteve të bashkive.

“Përmes tij, institucionet të rrisin kapacitetet njerëzore, që janë edhe problemi ynë më i mprehtë i kësaj kohe dhe i kohëve që vijnë, në rast se nuk fokusohemi me të gjithë forcën sot te adresimi i tij”, deklaroi kreu i qeverisë, duke shtuar se anëtarësimi në familjen europiane është aq sa bekim për Shqipërinë, po aq një sfidë e madhe.

Fjalën e tij (të shkurtër kësaj here) e mbylli me një komponent që sipas tij është shumë i dobët në nivel vendor, digjitalizimi. “Kemi një diferencë të papranueshme dhe të pajustifikueshme mes peshës që ka digjitalizimi në shërbimet qendrore dhe peshës që ka në shërbimet vendore.”

Teksa kërkoi që ky problem të adresohet sa më shpejt, bëri dhe një batutë…

“Sorry to say this (Më falni që ju them), partnerët gjermanë në digjitalizim janë mbrapa nesh. Akoma punojnë me fax, yeah, yeah. Përtej shakasë, që në këtë rast është gjysma e së vërtetës, do gjejmë mënyrën për ta adresuar këtë problem.”

Krerëve të bashkive u la porosi që ky projekt të shfrytëzohet si një mundësi për të krijuar një eksperiencë për të fuqizuar kapitalin njerëzor.

“Përgatitni akoma më mirë bërthamat e vogla nëpër bashki”, përfundoi numri një i kabinetit.

Gonzato apel bashkive për bashkëpunim

Më herët, ambasadori i BE-së në vend, Silvio Gonzato, theksoi se ky program është i prekshëm dhe sjell përfitime në nivel vendor.

“Më duket si deja vu se ishim në Durrës edhe javën e shkuar, ku u çel Muzeu Arkeologjik. Javën e shkuar u thashë se ai ishte një ndër programet e preferuara, ndërsa sot u them se edhe ky projekt për bashkitë më pëlqen, sepse i vendos qytetarët në qendër të rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE-së.”

Më tej, shtoi se roli i bashkive është tejet i rëndësishëm në partneritetin Shqipëri-BE. “Rrugëtimi europian duhet të përjetohet në çdo bashki. Qeveria vendore të jetë aktor aktiv!”, ishte sugjerimi i tij.

Shërbime dhe infrastrukturë më e mirë për qytetarët, nënvizoi ai, është thelbi i këtij programi.

“Pak fonde mund të sjellin vërtet përmirësime në jetën e qytetarëve. Duam që këtë punë që nis tani ta bazojmë në sukseset e mëparshme. Bashkitë e vogla do të vendosen të parat dhe asnjë bashki nuk do të mbetet pas. Do të sigurohemi që çdo bashki të ketë qasje në program, do krijohet edhe një qendër njohurish”, bëri me dije ambasadori.

Së fundmi, tha se BE dëshiron të nxisë bashkëpunimin ndërbashkiak, duke e vënë theksin te reforma administrativo-territoriale.

“Mësoni nga njëri-tjetri, mendoni me kujdes se si të adresohen nevojat vendore. Si të krijohen mundësi që të rinjtë shqiptarë të qëndrojnë në Shqipëri apo edhe të rikthehen”, ishte apeli i Gonzato-s.

Fonde direkte dhe digjitalizim

Ndërkohë, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, njoftoi se skema e granteve do t’u mundësojë bashkive të adresojnë drejtpërdrejt nevojat reale të komuniteteve. Sipas tij, një tjetër komponent i rëndësishëm është forcimi i kapaciteteve teknike të bashkive, në përputhje me standardet e Bashkimit Europian.

Ai nënvizoi gjithashtu rolin e digjitalizimit dhe menaxhimit të të dhënave, duke krijuar sinergji me një projekt të madh të financuar nga Banka Botërore.

Next Post
Berisha për raportin e PE: Sanksionon denoncimet tona, lakrorit i kanë dalë petët!

Berisha për raportin e PE: Sanksionon denoncimet tona, lakrorit i kanë dalë petët!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Spahiu: Berisha përdori protestat për të neutralizuar kundërshtarët e rinj

May 8, 2026
Protesta e PD/ Dalin pamjet, protestuesi i maskuar me molotov në dorë, dështon ta ndezë

Protesta e PD/ Dalin pamjet, protestuesi i maskuar me molotov në dorë, dështon ta ndezë

May 8, 2026
“Kafazi” i KLP-së për Olsi Dadon, një presion për të mbajtur fasadën e statistikës së drejtësisë në këmbë

“Kafazi” i KLP-së për Olsi Dadon, një presion për të mbajtur fasadën e statistikës së drejtësisë në këmbë

May 8, 2026
A do ketë protestë tjetër para 23 majit? Përgjigjet Sali Berisha

A do ketë protestë tjetër para 23 majit? Përgjigjet Sali Berisha

May 8, 2026
Berisha: Asgjë nuk na mposht, beteja vazhdon deri në largimin e Ramës

Berisha: Asgjë nuk na mposht, beteja vazhdon deri në largimin e Ramës

May 8, 2026
Ekzekutimi i biznesmenit në Sarandë, ky është personi i shpallur në kërkim nga policia

Ekzekutimi i biznesmenit në Sarandë, ky është personi i shpallur në kërkim nga policia

May 8, 2026
Zjarri në Radhimë të Vlorës, flakët marrin përmasa të mëdha, rrezikohen 4 hotele

Zjarri në Radhimë të Vlorës, flakët marrin përmasa të mëdha, rrezikohen 4 hotele

May 8, 2026
PD do votim elektronik. A ia zgjidh problemin asaj?

A ka më kuptim?

May 8, 2026
Trump: E kemi mposhtur shumë keq Iranin! Nuk do lejojmë që të çmendurit të kenë armë bërthamore

Marrëveshje e re për luftën në Ukrainë, Trump: Armëpushim 9-11 maj mes Kievit dhe Moskës

May 8, 2026
Evi Kokalari për protestën e PD-së: Më pak se 100 veta, mesazh i fortë për Berishën!

Evi Kokalari për protestën e PD-së: Më pak se 100 veta, mesazh i fortë për Berishën!

May 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In