• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Programi i PD-së si menu dëshirash’/ Tabaku i përgjigjet Ramës: Shqiptarët të lodhur nga premtimet boshe, koha për ndryshim

by Java News
08/03/2021 13:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike, ka reaguar pas aktivitetit që zhvilloi ditën e sotme kryeministri Edi Rama në lidhje me emigracionin e shqiptarëve. Rama u shpreh se koalicioni i PD-së me aleatët për zgjedhjet e 25 prillit është si KÇK, e se programi elektoral është si menu dëshirash.

Ishte ish-deputetja, Jorida Tabaku, ajo e cila doli në një deklaratë për mediat. Gjatë fjalës së saj, Tabaku akuzoi qeverinë se për 8 vite ka mbyllur vendet e punës e për këtë arsye ka ardhur dhe largimi masiv i shqiptarëve.

Tabaku tha se nuk ka fare rëndësi kush është në listën e Ramës apo kush është pjesë e listës së Edi Ramës, por ajo që mbetet problemi kryesor i Shqipërisë është Rama dhe pa larguar atë nuk do të ketë asnjë ndryshim.

DEKLARATA E JORIDA TABAKUT: 

Në 8 vjet, Edi Rama e shndërroi vendin në një vend të shkretë për të rinjtë dhe profesionitët. Për shkak të keqqeverisjes 8 vjeçare, vendet e punës u mbyllën për shqiptarët e shqiptarët u larguan masivisht.

Edi Rama zgjodhi të ndajë paratë dhe pasuritë e vendit me një grusht njerëzish, duke vrarë shpresën se në këtë vend secili mund të ndërtojë një jetë të qetë dhe një të ardhme të sigurtë. Edi Rama ka dështuar për 8 vite dhe e ka lënë Shqipërinë në vendnumëro nuk mund të sjellë ndryshimin që i duhet vendit për të patur sukses. Dhe nuk mund të sjellë asnjë përmirësim e asnjë ndryshim për jetën e shqiptarëve.

Ndryshimi që kemi nevojë është një qeveri që kujdeset për ju. Që kujdeset se pagat duhet të jenë më e larta. Që kujdeset që shteti duhet të sigurojë më shumë vende pune.
 Që ju të keni shërbime më të mira shëndetësore dhe arsimim më të mirë për fëmijët tuaj. Qeveria duhet të garantojë që vendi ynë të jetë më i mire, në mënyrë që fëmijët tanë të mos ikin dhe të mos largohen dhe ta ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu.

Për të patur sukses, së pari duhet të largojmë Edi Ramën, së pari duhet të largojmë qeverinë me të cilën kemi ngelur për 8 vite në vendnumëro. Nuk ka fare rëndësi kush është në listën e Ramës apo kush është pjesë e listës së Edi Ramës. Ajo që ka rëndësi është se problemi kryesor i Shqipërisë është Rama dhe pa larguar atë nuk do të ketë asnjë ndryshim. Lajmi i mirë është se qytetarë e kanë kuptuar këtë. Që shqiptarët e kanë kuptuar këtë. E shohim entuziazmin çdo ditë në rrugë. E shohim në çdo takim, shohim bizneset që na presin dhe mezi presin ditën për ta larguar Edi Ramën. E thonë qytetarët në çdo takim, në çdo cep të Shqipërisë, në çdo rrugicë e në çdo derë që ne trokasim. Shqiptarët duan ndryshim. Qytetarët shqiptarë duan një qeveri të re që të kujdeset për ta. Ata janë lodhur nga premtimet boshe që s’u arritën kurrë nga riciklimi i të njëtave fraza dhe shprehje në tetë vitet e fundit të cilat, të gjithë e dimë se nuk do t’i mbajë. Sepse nuk i ka mbajtur deri më sot. Është koha për ndryshim!

g.kosovari

Next Post
Veliaj në shtëpinë e rindërtuar në Farkë: Ne kandidojmë Luljetën dhe Najadën, ata Saliun dhe Flamur Nokën

Veliaj në shtëpinë e rindërtuar në Farkë: Ne kandidojmë Luljetën dhe Najadën, ata Saliun dhe Flamur Nokën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E FUNDIT/ Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

E FUNDIT/ Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

March 2, 2026
Vajza dhe dhëndri i Berishës rekurs në Gjykata e Lartë, kërkojnë heqjen e sekuestros së pasurive

Vajza dhe dhëndri i Berishës rekurs në Gjykata e Lartë, kërkojnë heqjen e sekuestros së pasurive

March 2, 2026
Braçe-ministres Ibrahimaj: Të rishikohet skema e kompensimit për pensionistët e lënë jashtë

Braçe-ministres Ibrahimaj: Të rishikohet skema e kompensimit për pensionistët e lënë jashtë

March 2, 2026
Deputetja e PS: Dhuna e PD ndaj vilës të Enver Hoxhës me artistë e papranueshme, po dëmtoni imazhin e Shqipërisë

Deputetja e PS: Dhuna e PD ndaj vilës të Enver Hoxhës me artistë e papranueshme, po dëmtoni imazhin e Shqipërisë

March 2, 2026
Sulmi me molotovë në ‘Vilën 31’ nga militantët e PD, Gjikondi: U bë për të goditur Ramën fizikisht, Berisha me vizion shtazarak!

Sulmi me molotovë në ‘Vilën 31’ nga militantët e PD, Gjikondi: U bë për të goditur Ramën fizikisht, Berisha me vizion shtazarak!

March 2, 2026
Trump paralajmëron mundësinë e dërgimit të trupave në Iran

Trump paralajmëron mundësinë e dërgimit të trupave në Iran

March 2, 2026
Netanyahu para takimit me Trump: Do të paraqes qëndrimet tona për negociatat me Iranin! Diskutime edhe për Gazën

Irani sulmon me raketa zyrën e Netanyahut, reagon Izraeli: U përdorën raketa Kheibar

March 2, 2026
Trump për CNN: Po e masakrojmë Iranin! Së shpejti nis vala e madhe e sulmeve

Trump për CNN: Po e masakrojmë Iranin! Së shpejti nis vala e madhe e sulmeve

March 2, 2026
“Protestat janë të dhunshme, jo policia”, Mit’hat Havari: Ish-vila e diktatorit është shtëpia shpirtërore e Berishës, s’duhej ta godiste

“Protestat janë të dhunshme, jo policia”, Mit’hat Havari: Ish-vila e diktatorit është shtëpia shpirtërore e Berishës, s’duhej ta godiste

March 2, 2026
“Raketat na fluturojnë mbi kokë si zogj”, shqiptarja flet në lot nga Iraku: Do kthehem në Shqipëri në rrugë tokësore

“Raketat na fluturojnë mbi kokë si zogj”, shqiptarja flet në lot nga Iraku: Do kthehem në Shqipëri në rrugë tokësore

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In