• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Program pas shkolle” për nxënësit deri në klasën e pestë/ Rekrutohen mësues në listë pritjeje dhe në pension

by E S
25/04/2026 16:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Programi pas shkollor, i cili pritet të nisë zbatimin në shtator të këtij viti, do të zbatohet në 50 shkolla në kryeqytet dhe në 2 në Kamëz. Në Ministrinë e Arsimit thonë se nga ky program do të përfitojnë nxënësit e ciklit të ulët, nga klasa e parë deri në klasën e pestë.

“Për arsye të qëndrimit për një kohë të shkurtër të fëmijëve nga klasa e parë deri në klasën e pestë, të cilët mbarojnë 11:20 dhe 12:20, do të jetë ky target-grup i cili do të zbatohet pas shkollori me dy fasha të rëndësishme: të bëjmë detyrat e shtëpisë, po ashtu klubet e arteve dhe zejeve, në një fashë të tretë, ku këto lëndë nuk do të jenë formale mësimore, por aktivitete në klasa dhe ambientet shkollore”, thotë zv/ministrja e Arsimit, Herida Duro.

Koha e qëndrimit në shkollë do të jetë afërsisht deri në orën 15:00.

“Duke pasur në fokus nevojat e nxënësit për t’u përshtatur në infrastrukturë dhe burime njerëzore në bazë të orëve të mësimit, midis klasave të 1/2/3, fasha e parë mbaron në 2 të drekës dhe klasat e 4/5 rreth orës 3 të pasdites, por do të zgjatet në vijim”, shprehet Duro.

Zëvendësministrja Duro dha dy arsye për qëllimin e kësaj iniciative: “Reformimi i këtij sistemi, pasi Shqipëria ka kohën e qëndrimit më të shkurtër të fëmijëve në shkollë dhe për shkak të prindërve që janë të punësuar në privat apo publik, ne vijmë me këtë program me financim nga qeveria, për mësuesit që do të paguhen mbi pagën e tyre bazë, me 10 mijë lekë të vjetra për 60 minuta”.

Krahas mësuesve të angazhuar, nga ky projekt do të përfitojnë edhe ata kandidatë që janë në listë pritjeje, si dhe mësuesit që sapo kanë dalë në pension.

“Ne po përgatisim një plan për rekrutimin e të gjithë mësuesve të sistemit, që përmes SMIP mund të paraqesin kërkesën dhe interesin e tyre. Programi pas shkollor nuk është i detyrueshëm për mësuesit dhe nxënësit. Përtej mësuesve që i kemi pjesë të sistemit tonë, do të vijojmë me mësues që janë në pritje në portal dhe do të fillojnë pa konkurs. Më tej do të vijojmë me fashën e tretë të mësuesve që kanë dalë në pension dhe do të kontraktohen sipas profileve specifike. Do të hapim disa thirrje për specialistë të fushave, si kërcimtarë, solistë, koristë”, shton zv/ministrja.

Ky projekt, me financimin e qeverisë shqiptare, kap vlerën e 5 milionë eurove, të cilat do të shërbejnë jo vetëm për pagesat e mësuesve, por edhe për plotësimin e shkollave me nevoja didaktike për këtë program.

Next Post
Mbështetja ndaj pensionistëve/Resulaj: Qeveria ka gati për ta një paketë shtesë

Sfidat e moshimit në Shqipëri, mungon dokumenti strategjik/ Ekspertët: Plakja e popullsisë, kosto shëndetësore dhe financiare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berlini ndryshon kurs? AfD kryeson garën para zgjedhjeve

Berlini ndryshon kurs? AfD kryeson garën para zgjedhjeve

August 3, 2026
Studimi: Valët e të nxehtit mund të përshpejtojnë plakjen, njësoj si duhani dhe alkooli

Studimi: Valët e të nxehtit mund të përshpejtojnë plakjen, njësoj si duhani dhe alkooli

August 3, 2026
A do marrë fund ngërçi? Kurti e Abdixhiku takohen nesër në 18:00

A do marrë fund ngërçi? Kurti e Abdixhiku takohen nesër në 18:00

August 3, 2026
Deputeti i PS kundër bashkimit Vlorë-Selenicë: Uroj që Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve!

Deputeti i PS kundër bashkimit Vlorë-Selenicë: Uroj që Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve!

August 3, 2026
“Një jetë e mbushur me dritë dhe profesionalizëm!”

“Një jetë e mbushur me dritë dhe profesionalizëm!”

August 3, 2026
Forcat ushtarake të SHBA-së: Kemi kaluar mbi 1 mijë anije në Ngushticën e Hormuzit

Forcat ushtarake të SHBA-së: Kemi kaluar mbi 1 mijë anije në Ngushticën e Hormuzit

August 3, 2026
A është një dush i ftohtë mënyra më e mirë për t’u freskuar në një natë të nxehtë?

A është një dush i ftohtë mënyra më e mirë për t’u freskuar në një natë të nxehtë?

August 3, 2026
Zjarret masive në Uashington, 60 mijë persona evakuohen dhe qindra ndërtesa shkrumbohen

Zjarret masive në Uashington, 60 mijë persona evakuohen dhe qindra ndërtesa shkrumbohen

August 3, 2026
“Gjueti” nga ajri për parcelat me kanabis, Shqipëria dhe Italia zgjerojnë bashkëpunimin

“Gjueti” nga ajri për parcelat me kanabis, Shqipëria dhe Italia zgjerojnë bashkëpunimin

August 3, 2026
Zjarre në Mallakastër dhe Finiq, digjen dhjetëra hektarë ullinj. Në operacion edhe helikopterët

Zjarre në Mallakastër dhe Finiq, digjen dhjetëra hektarë ullinj. Në operacion edhe helikopterët

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com