• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Profili i një ministri që duhej të kishte dhënë dorëheqje me kohë

by Aalison Pearse Stevens
02/09/2016 12:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dorëheqja sot e ministrit të transporteve, Edmond Haxhinasto, duket se ka ngjallur jo pak vëmendje publike dhe politike. Në disa aspekte kjo dorëheqje mund të ishte dhënë shumë kohë më parë, me motive shumë më të ndryshme nga ato që ka deklaruar sot “për punë partie”.

Haxhinasto njihet gjerësisht si një nga bashkëpunëtorët më të afërt të kreut të LSI-së, Ilir Meta. Haxhinasto largohet nga qeveria në një moment kur spekulimet mbi ndryshime në kabinetin “Rama” sa vinë e shtohen. Nga ana tjetër lëvizja e Metës për të larguar Haxhinaston ha jo pak debat, po të kemi parasysh faktin se ai është një nga themeluesit e kësaj force politike dhe bashkëudhëtarë me Metën në qeverisje si gjatë kohës kur LSI ishte në koalicion me PD ashtu edhe gjatë kësaj periudhe kur LSI është në koalicion me PS-në.

Por mbijetesa e Haxhinastos në qeveri të drejtuara nga Berisha dhe Rama duke qenë herë si Zëvëndësministër i Punëve Publike dhe Transporteve, herë si Ministër i Jashtëm, herë si Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë, herë si zëvëndëskryeministër dhe së fundmi edhe si Ministër I Transporteve, është shoqëruar me jo pak dritë- hije. Ai në jo pak raste është vënë në qendër të akuzave të opozitës së djeshme dhe asaj të sotme për rolin e tij si ministër në dhënien e disa ekskluziviteteve që kanë krijuar monopole rrënuese për ekonominë dhe interesin publik si në fushën e kromit, gurorereve, argjilave, çimentos, si dhe në dhënien po në këtë formë të burimeve ujore, prodhimit të energjisë, ndërtimit e porteve private, shërbimeve të parkingjeve, ngarkim shkarkimeve etj.

Haxhinasto mund të konsiderohet një nga ministrat me numërin më të madhe të interpelancave që janë kërkuar nga deputetët me një ministër. Ndonse jo me profil të lart politik brenda rradhëve të LSI, pavarësisht se ka mbajtur poste të rëndësishme partiake dhe është anëtarë i kryesis, si qeveritarë duket se ka pasur jo pak “shkëlqim”, duke qenë një ministër që ka menaxhuar jo pak interesa biznesi, të cilat duke se janë kthyer në një barrë për shoqërinë shqiptare për shumë vite që do të vinë. Goxha arritje për një njeri i cili ka mbaruar për anglisht, por që gjithë kohës ka menaxhuar interesa biznesi. Dorëheqja e tij sot mbase ngjall debate. Por për hirë të realitetit ai duhet të kishte dhënë dorëheqje me kohë, që kur nuk largoi nga puna shefin e kabinetit të tij, i cili për hir të biznesit të babait, gjymtoi projektin e trafikndarëses në Durrës, duke shkaktuar vdekjen e dy fëmijëve. Dorëheqja e tij në atë kohë do të ishte një akt shumë më i ndershëm se sa kjo dorëheqje e detyruar që dha sot.

Javanews

Next Post
Veliaj me motrat e ‘Nënë Terezës’, u jep titullin “Simbol i Qytetit”

Veliaj me motrat e 'Nënë Terezës', u jep titullin “Simbol i Qytetit”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

June 27, 2026
“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

June 27, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

June 27, 2026
AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

June 27, 2026
Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

June 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Spaho: Një lëvizje e manipuluar dhe komplot kundër Shqipërisë

“Jam shkarkuar padrejtësisht”, Spaho: Kam qenë kundër protestës që ditën e parë

June 27, 2026
“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

June 27, 2026
Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

June 27, 2026
Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

June 27, 2026
Sulmet me dronë ndaj anijeve në Hormuz rrisin alarmet për përshkallëzim, Trump: Irani shkeli marrëveshjen e armëpushimit

Tension tregtar SHBA–BE, Trump kërcënon me tarifa 100% për shërbimet dixhitale

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In