• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Profili i Viallit, një prej sulmuesve më të fortë italian në histori/ Nga titulli me Sampdorian tek Kupa e Kampioneve me Juventus

by A R
06/01/2023 11:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe një luftëtar si ai duhej të dorëzohej. Pas një mundimi prej vitesh, Gianluca Vialli , një nga sulmuesit më të fortë në historinë e futbollit italian dhe të kombëtares, largohet nga kjo jetë. Një nga ikonat e dekadave të fundit, që e pa atë të rrëmbëjë titullin kampion, atë të 1991 -shit me Sampdorian, dhe të rikthejë titullin në Torino me Juventusin në 1995 , përpara Ligës historike të Kampionëve një vit më pas po me ngjyrat bardhezi. I emigruar në Chelsea pas eksaperiencës tek Juventus, ai mundi të vlerësohej edhe në Angli si futbollist dhe më pas trajner.

I lindur në Kremona më 9 korrik 1964, Gianluca u rrit në një familje më shumë se të pasur dhe filloi karrierën e tij në ekipin e të rinjve Pizzighettone përpara se të transferohej në ekipin e qytetit të tij. E nisi si anësor dhe më pas u shndërrua në sulmues. Ai bëri debutimin e tij në Cremonese të cilën më pas kontribuoi, nën drejtimin e Emiliano Mondonico, duke u ngjitur në Serie A në 1984. Vetëm atë vit ai u transferua tek Sampdoria nën drejtimin e Mantovanit, duke u bërë një symbol I klubit. Në vitin e tij të parë ai fitoi Kupën e Italisë (të cilën kur të largohej nga Genoa do ta fitonte edhe dy herë), më pas, me ardhjen e Boskov dhe mirëkuptimin e jashtëzakonshëm brenda dhe jashtë fushës me Roberto Mancinin, do të fitonte edhe Kupa e Kupave në vitin 1990 dhe mbi të gjitha kampionatin historik të vitit pasardhës 1991, ne klumin e një rivaliteti më Milanin e madh, Interin apo Juventusin. Në vitin 1992 fitoi edhe Superkupën e Italisë.

Kjo është ndeshja e tij e fundit me Sampdorian para se të transferohej te Juventus. Disa vjet bardhezi më të cilën fituan fillimisht, Kupën UEFA në 1993, përpara dopietes Scudetto-Champions League nën drejtimin e Lippit (si dhe një Kupë Italie dhe një Superkupë).

Pas Juventusit, transferohet te Chelsea, në vitin 1996. Në sezonin e parë fiton Kupën e Anglisë, më pas në rolin e dyfishtë të trajnerit dhe lojtarit, fiton Kupën e Ligës, Kupën e Kupave dhe Superkupen evropiane, duke shfrytëzuar në mënyrën më të mirë një Gianfranco Zola të shkëlqyer. Karrierës së tij i duhet shtuar eksperienca në kombëtare, me të cilën merr pjesë në një kampionat europian, në vitin 1988 dhe në dy Botërorë, në 1986 dhe në 1990.

Në total në karrierë ai shënoi 275 gola profesionistë dhe fitoi titullin si golashënuesi më i mirë në sezonin 90/91.

Si trajner ka drejtuar teik Chelsea dhe Ëatford para se ti përkushtphej rolit të komentuesit sportiv, aktiviteteve të ndryshme bamirëse dhe shkrimit të dy librave. Në vitin 2019 ai iu rikthye rolit aktiv në futboll duke u futur në radhët e Federatës si kryetar i delegacionit të kombëtares italiane, duke arritur kulmin në Kampionatin Evropian 2021 të fituar nga Azzurret, ekip që drejtohej nga miku i tij i madh Mancini (dhe i përlotur përqafimi mes të dyve pas fitores në Ëembley kundër Anglisë është imazhi më ikonik i atij triumfi).

Megjithatë, ai do të mbahet mend gjithmonë për aftësinë e tij të jashtëzakonshme për të qenë vendimtar në zonën e penalltisë, duke gjetur golin në një mijë mënyra të ndryshme, duke shfrytëzuar përparimin mbresëlënës, dhe aftësinë e jashtëzakonshme akrobatike. Përveç kësaj, ai e kuptoi se si të pozicionohej në fazën e mbrojtjes dhe ishte thelbësor për presionin e kërkuar nga Lippi në vitet e Juventusit. Me pak fjalë, ai ishte një nga sulmuesit më të mirë italianë të të gjitha kohërave. /Sportmediaset/ a.r

Next Post
Nga ndryshimi i ambasadorëve, te mbledhja e Këshillit të Sigurisë, Rama: Ja çfarë biseduam me Begajn

Nga ndryshimi i ambasadorëve, te mbledhja e Këshillit të Sigurisë, Rama: Ja çfarë biseduam me Begajn

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Është më shumë se e rrënuar”, Ema Andrea flet për gjendjen e Monika Lubonjës pas publikimit të videove intime: Duhet të jemi të kujdesshëm

Është më shumë se e rrënuar, Ema Andrea flet për gjendjen e Monika Lubonjës pas publikimit të videove intime: Duhet të jemi të kujdesshëm

October 3, 2026
Ben Affleck rrëfen prioritetet e tij pas ndarjes nga Jennifer Lopez: Dashuria nuk është në krye të listës

Ben Affleck rrëfen prioritetet e tij pas ndarjes nga Jennifer Lopez: Dashuria nuk është në krye të listës

October 3, 2026
22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

October 3, 2026
Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

October 3, 2026
Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

October 3, 2026
K*rvat e vërteta të një shoqërie!

K*rvat e vërteta të një shoqërie!

October 3, 2026
Elena Kocaqi kritikon politikën shqiptare: “Është zhgënjimi më i madh i jetës sime

Elena Kocaqi kritikon politikën shqiptare: Është zhgënjimi më i madh i jetës sime

October 3, 2026
Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

October 3, 2026
Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

October 3, 2026
Dhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në banesë, autori dyshohet se e goditi me sëpatë

Policia zbardh detajet e helmimit të 6 fëmijëve në një kopsht në Korçë, nën hetim për shpërdorim detyre drejtoresha e institucionit dhe një mjeke

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com